KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi bën “biznes” me Sokol Topçiun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi bën “biznes” me Sokol Topçiun
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi bën “biznes” me Sokol Topçiun

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 10:21 am
252 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është futur me “kokë” përgatitjes së zgjedhjeve lokale të vitit 2027 në Shqipëri, ku po bën tendera të shumtë për materialet që do të përdoren. Disa javë më parë, Vox News raportoi se kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i kishte dhënë tenderin e bojës firmës “Vitanet”, me pronar z. Sokol Topçiu.

Ky i fundit dhe firma e tij janë hetuar disa herë për falsifikime dhe mashtrime, madje vetë Topçiu ka provuar edhe prangat e qelitë e paraburgimit. Duket se, pas “njollës” që ka marrë disa vite më parë, ai ndryshoi emrin e kompanisë, teksa “gjahu” i tij i preferuar ka qenë KQZ-ja, ku ka bërë “biznes” për disa vite me radhë me Celibashin.

Duket se, pas bojës, i njëjti individ që u ndalua në vitin 2021, ka fituar një tjetër procedurë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kësaj herë për prodhimin e kutive të votimit. Nuk ka firmë tjetër të përgatisë zgjedhjet, aq sa Celibashi i beson verbërisht?

Në datën 21 tetor 2026, KQZ-ja ka shpallur fitues kompaninë “Vitanet Albania” për tenderin me objekt “blerje kuti votimi”. Kompania fituese bëri një ofertë prej 14,400,000 lekë pa TVSH, ndërkohë në procedurë mori pjesë edhe një kompani, por vetëm me letra.

Firma “Kristalina KH” nuk ofertë ekonomike duke ngjallur hije dyshimi se e gjithë procedura ishte një farsë për t’ia dhënë tenderin kompanisë së Topçiut. Ky i fundit është tepër i njohur në KQZ, aq sa ai ka pasur në pronësi firmën “Farma Net”, një kompani që është hetuar nga organet ligjzbatuese se fitoi me mashtrime tenderat sekretë të COVID, madje vetë administratori u ndalua për kontrabandë, apo u hetua edhe për shkak të “helmit të gjarprit”, një medikament që nuk ishte i regjistruar në Shqipëri, por Ministria e Shëndetësisë e blinte me tendera të paracaktuar nga Sokol Topçiu.

Disa javë më parë, Vox News publikoi dokumente të një tenderi të finalizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për procedurën me objekt “blerje bojë timbruese për procesin zgjedhor, MK 24 muaj”. “Tenderi duket se ka qenë formal, pasi në këtë procedurë ka bërë ofertë vetëm ‘Vitanet’, me vlerë 16,492,000 lekë ose nëse do ta konvertojmë, shuma shkon në 178 mijë euro”, do të denonconte redaksia jonë.

Por, kush fshihet pas këtij emri të ndryshuar?!

Vox News ka analizuar dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se në vitin 2025 emri i kompanisë ka ndryshuar nga “Farma Net” në “Vitanet Albania”.

Në muajin maj të vitit 2025, Topçiu vendosi të ndryshojë emrin e shoqërisë, nga ‘Farma Net Albania’ në emrin e ri ‘Vitanet Albania’. Sipas të dhënave që ka hulumtuar Vox News, kompania e re e Sokol Topçiut, “Vitanet Albania” ka qenë një nga firmat që ka qarkulluar miliona euro, para publike apo edhe para që vijnë nga sektori privat, duke qenë se operon si në farmaci ashtu edhe në depo farmaceutike.

Disa javë më parë, e njëjta firmë ka publikuar në QKB bilancin e saj për vitin 2025, ku në fund rezulton se ka dalë me një fitim prej 46,272,443 lekësh, ose rreth 500 mijë eurosh. Duket se, në këtë Shqipërinë tonë të vogël, të njëjtët individë që kapen me shkelje të rënda, me pasoja në buxhet të shtetit, apo në dëm të konsumatorit, do të vijojnë të qarkullojnë miliona euro, madje një pjesë e mirë e tyre nga paratë e vetë taksapaguesve.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani
Artikulli tjetër Një 17 vjeçar gjobitet me 5 milion lekë gjatë protestës/ Mblidhen 102 mijë paund për të

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.