KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Frikë dhe shpresë në Iran, mes bombardimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Frikë dhe shpresë në Iran, mes bombardimeve
AnalizeBotaFokusOpinionSociale

Frikë dhe shpresë në Iran, mes bombardimeve

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2026 9:56 am
363 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Iranianët janë kapluar nga frika dhe shpresa derisa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po zhvillojnë bombardime të mëdha për t’i shfarosur udhëheqësit klerikalë të vendit.

Sulmet ajrore që nga 28 shkurti e kanë rrënuar një pjesë të madhe të udhëheqjes së Iranit, përfshirë vrasjen e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei. Por, ato kanë shkaktuar gjithashtu vrasjen e qindra civilëve, sipas grupeve humanitare vendase, si dhe kanë shkatërruar shkolla e spitale, si pasojë.

“Ne ishim të lumtur me lajmin për vdekjen e Khameneit”, tha për Radion Farda një burrë 56-vjeçar në Teheran, duke folur në kushte anonimiteti për arsye sigurie.

“Por, tani këto bombardime të rënda po më shqetësojnë. Irani nuk duhet të shkatërrohet dhe të copëtohet. Shpresoj se e ardhmja të jetë e ndritur”, shtoi ai.

Vdekja e Khameneit, një autokrat që e sundoi vendin me dorë të hekurt për gati 40 vjet, u festua nga shumë njerëz në rrugët e Iranit. Por, për shumë të tjerë, vëmendja është përqendruar shpejt te ajo se çfarë do të ndodhë më pas.

Fushata ajrore e SHBA-së dhe Izraelit paraqet kërcënim jetik për teokracinë e Iranit. Nëse Republika Islamike shembet, disa kanë frikë se vendi shumetnik me rreth 90 milionë banorë mund të zhytet në luftë civile dhe anarki si fqinjët e tij, Iraku dhe Afganistani.

“Bombardimet janë të tmerrshme dhe i dëgjuam [sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit] duke goditur zonat e banuara”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë një nënë 49-vjeçare në Teheran.

“Nuk mund të flemë natën dhe njëri nga qentë e mi fshihet në banjë nga frika”, shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u kanë bërë thirrje iranianëve të ngrihen në këmbë dhe “ta marrin në dorë Qeverinë” e vendit të vet.

Por, nuk ka pasur asnjë shenjë të ndonjë kryengritjeje në rrugët çuditërisht të qeta të qyteteve të mëdha iraniane, të cilat patrullohen nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe forca paraushtarake, Basij.

Në janar, autoritetet i shtypën brutalisht protestat e mëdha, duke vrarë mijëra njerëz. Ato protesta ishin kërcënimi më i madh ndaj sundimit të tyre në dekada.

Në Teheran, një qytet me 10 milionë banorë, shumë njerëz po qëndrojnë brenda shtëpive ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po vazhdojnë të godasin caqet e sigurisë dhe Qeverisë.

Numri i njerëzve të vrarë në vend që nga fillimi i sulmeve SHBA-Iran më 28 shkurt arriti në 787 më 3 mars, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit. Ndërkohë, Organizata Aktivistët për të Drejtat e Njeriut në Iran, me bazë në SHBA, raportoi se 742 civilë kanë vdekur, përfshirë 176 fëmijë.

“Shumë njerëz prisnin të dëgjonin lajmin për vdekjen e udhëheqësit [Khamenei], por zhurmat e raketave dhe shpërthimeve, dhe fëmijët dhe njerëzit që humbin jetën, kanë lënë pak hapësirë për gëzim”, tha një grua 27-vjeçare në Teheran.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lufta Izrael–Iran ‘tremb’ shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime
Artikulli tjetër Goditet mafia shqiptare në Ekuador/ Kapet drogë me vlerë 346 milion dollarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.