KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lufta Izrael–Iran ‘tremb’ shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Lufta Izrael–Iran ‘tremb’ shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Lufta Izrael–Iran ‘tremb’ shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2026 9:53 am
348 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izrael dhe Iran po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. Ndryshe nga anulimet masive që raportohen në disa vende europiane, në Shqipëri fenomeni është më i heshtur por po aq i ndjeshëm. Operatorët turistikë raportojnë se rezervimet e reja për Turqinë janë ngrirë.

Agjencitë turistike raportojnë se, megjithëse deri në fund të marsit ishin aktive ofertat “early booking” për sezonin veror, ritmi i prenotimeve ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Paketat janë ende në shitje, çmimet promocionale nuk janë tërhequr, por klientët hezitojnë të konfirmojnë. “Nuk kemi valë anulimesh, por nuk kemi as rezervime të reja”, bëjnë me dije operatorët nga Ilirida Travel and Tours.

Në të njëjtën kohë, familjet që kanë rezervuar në janar dhe shkurt po telefonojnë për t’u interesuar nëse situata e sigurisë mund të prekë Turqinë dhe, nëse konflikti përshkallëzohet, nëse do të kenë mundësi rimbursimi.

Në këto ditë, sipas informacioneve të marra nga agjencia Zenith Travel dhe Hima Travel, pyetja më e shpeshtë nuk është më për hotelin apo shërbimin, por për garancinë e kthimit të parave në rast anulimi për arsye sigurie.

Nëse tensionet zgjasin, agjencitë mund të shohin zhvendosje të kërkesës drejt destinacioneve të konsideruara më të sigurta si Spanja, Italia apo Greqia.

Turqia ka qenë prej vitesh zgjedhja kryesore e pushimeve familjare për shqiptarët. Destinacione si Antalia, Bodrumi apo Belek janë kthyer në produkte standarde të paketave verore, falë kombinimit të çmimeve konkurruese, formulës “all inclusive” dhe fluturimeve direkte nga Tirana me chartera. Për shumë familje, pushimet verore jashtë vendit janë sinonim i Turqisë, veçanërisht për segmentin me fëmijë.

Sipas të dhënave të mëparshme të tregut, Turqia renditet ndër destinacionet më të shitura nga agjencitë shqiptare për periudhën qershor–shtator, me mijëra paketa të kontraktuara çdo vit. Oferta e hershme zakonisht nis që në dhjetor–janar dhe kulmon deri në fund të marsit, periudhë kur tradicionalisht sigurohet një pjesë e konsiderueshme e volumit sezonal.

Ekspertët e turizmit thonë se perceptimi i rrezikut ka ndikim të menjëhershëm në vendimmarrjen e konsumatorit, edhe kur destinacioni nuk është drejtpërdrejt zonë konflikti.

Gjeografia e rajonit, lajmet për tensione ushtarake dhe pasiguria për hapësirat ajrore mjaftojnë për të shtyrë familjet të presin. Në praktikë, kjo përkthehet në shtyrje vendimi, jo domosdoshmërisht në anulim.

Nëse situata stabilizohet brenda javëve të ardhshme, operatorët presin që rezervimet të rifillojnë me ritëm më të shpejtë, ndoshta edhe me zhvendosje drejt muajve më të vonë të sezonit. Por nëse tensionet zgjasin, ngrirja e tanishme mund të kthehet në rënie reale të shitjeve, duke detyruar agjencitë të rishikojnë kontratat dhe strategjitë e çmimeve.

Përveç Turqisë, pasiguria e krijuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ndikojë edhe destinacione të tjera që shqiptarët i zgjedhin për pushime apo ‘city break’ në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht Dubai dhe Abu Dhabi, Egjipti me resortet e Detit të Kuq, si dhe Jordania, janë ndër tregjet që do të ndiejnë efektin e shtyrjes së vendimeve për prenotime të reja, edhe kur nuk janë zona konflikti.

 

Msarrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Transporti i mallrave rrit tarifat deri në 10%
Artikulli tjetër Frikë dhe shpresë në Iran, mes bombardimeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.