KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjenden trupat e katër prej personave, të mbytur në jahtin luksoz, në Siçili
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Gjenden trupat e katër prej personave, të mbytur në jahtin luksoz, në Siçili
Bota

Gjenden trupat e katër prej personave, të mbytur në jahtin luksoz, në Siçili

Përditësimi i fundit: 22 Gusht, 2024 5:31 am
112 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ekipet e polumbarëve arritën të gjejnë të mërkurën trupin e një tjetër personi mbytur tek jahti i mbytur pranë brigjeve të Siçilisë, ndërsa vazhdojnë kërkimet për pasagjerët e tjerë të zhdukur dhe janë shtuar pikëpyetjet se përse jahti u fundos me shpejtësi.

Ekipet e kërkimit sollën një trup të mbuluar në portin e Portiçelos. Gjithsej deri më tani janë gjetur trupat e katër personave të mbytur. Kjo konfirmon se tashmë nuk shpresohet më që nga operacioni të gjenden të mbijetuar, por se po kërkohet kryesisht për gjetjen e trupave të viktimave.

Jahti “Bayesian”, me flamur britanik dhe gjatësi rreth 56 metra, u mbyt gjatë një furtune të hënën ndërsa qëndronte i ankoruar rreth 1 kilometër nga bregu. Zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se mendojnë që jahti u godit nga një tornado mbi det dhe u zhyt me shpejtësi.

Pesëmbëdhjetë persona arritën të largohen me një gomone dhe u shpëtuan nga një varkë me vela që gjendej aty pranë. Të hënën u gjend trupi i kuzhinierit nga Antigua, Recaldo Thomas.

Gjashtë persona mbeten të zhdukur, ndër ta manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch, vajza e tij 18-vjeçare dhe bashkëpunëtorët e tij që e kishin mbrojtur me sukses rishtazi në një gjyq federal në Shtetet e Bashkuara ku akuzohej për mashtrim financiar.

Ndërkohë, hetuesit nga prokuroria në Termini Imerese po mblidhnin prova për hetimin e tyre penal, të cilin e filluan menjëherë pas tragjedisë, edhe pse asnjë i dyshuar nuk ishte identifikuar publikisht.

Pikëpyetje të shumta janë ngritur rreth arsyeve përse super-jahti, i ndërtuar në vitin 2008 nga kantieri detar italian Perini Navi, u mbyt kaq shpejt, kur varka me vela e gjendur aty pranë, “Sir Robert Baden Powell”, mbeti e paprekur nga furtuna dhe arriti të shpëtojë 15 të mbijetuarit.

A ishte thjesht rasti i një tornadoje të pazakontë që e përmbysi anijen dhe mundësoi që uji të futej brenda saj?

Jahte të tilla si “Bayesian-i” kanë nën ujë një bosht që i ndihmon të ruajnë stabilitetin, por që duhet tërhequr për t’iu afruar brigjeve të cekëta. Jahte të tilla gjithashtu duhet të kenë nënndarje të papërshkueshme nga uji, të cilat janë projektuar posaçërisht për të parandaluar një fundosje të shpejtë katastrofike, edhe nëse disa pjesë mbushen me ujë.

“Pra, që anija të fundoset, veçanërisht kaq shpejt, duhet vërtet që të hyjë ujë në bord me shumë shpejtësi dhe në disa vende përgjatë gjatësisë së anijes, gjë që përsëri sinjalizon se jahti mund të jetë kthyer në njërën anë”, tha Jean-Baptiste Souppez, nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Detarë.

Ndërkohë rojet bregdetare italiane dhe palombarët e shërbimit zjarrfikës kanë vijuar kërkimet nënujore në kushte të rrezikshme dhe me kufizime kohore. Për shkak të thellësisë së madhe, nevojiten masa paraprake të veçanta – zhytësit që punojnë në ekipe që shkëmbehen mund të qëndrojnë në ato thellësi për vetëm rreth 12 minuta.

Koha e kufizuar e zhytjes është projektuar pjesërisht për të shmangur sëmundjen e tyre nga dekompresimi, që mund të ndodhë kur palombarët qëndrojnë nën ujë për periudha të gjata dhe kur më pas ngjiten shumë shpejt, duke shkaktuar kështu krijimin e flluskave në gjak nga gazi i tretur azot.

“Sa më gjatë të qëndrohet, aq më e ngadalshme duhet të jetë ngjitja”, tha Simon Rogerson, redaktor i revistës SCUBA. Ai tha se periudhat e kufizuara për kthimin e palombarëve sugjerojnë se drejtuesit e operacionit po përpiqen të kufizojnë rreziqet dhe kohën e rikuperimit pas çdo zhytjeje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin

Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Robert F. Kennedy Jr pritet të largohet nga gara, deri në fund të javës
Artikulli tjetër Trumpi mban tubimin e parë të hapur, që pas atentatit, mbrohet me xham antiplumb

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.