KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata Ndërkombëtare, urdhër arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjykata Ndërkombëtare, urdhër arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu
AktualeBota

Gjykata Ndërkombëtare, urdhër arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2024 2:46 pm
137 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletëarreste për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për zyrtarët e Hamasit, duke lëshuar akuza drejt të dyja palëve për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës, si dhe për sulmin e 7 tetorit 2023 në Izrael.

Me këtë vendim të GJNP-së, që i izolon ata akoma edhe më shumë, Netanyahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar.

Çështja është se në të njëjtën kohë, ky vendim mund të ndërlikojë  përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit, të cilat e morën ndërkohë një goditje me bllokimin e rezolutës së fundit të OKB-së nga SHBA-ja.

Ashtu siç ndodhi edhe me Vladimir Putinin, këto mandate-arreste në praktikë mund të jenë të kufizuara, për shkak se si Izraeli vetë ashtu aleatja e tij e madhe, SHBA-ja nuk janë anëtarë të kësaj gjykate.

Nga ana tjetër, deri tani përgjatë konfliktit janë vrarë shumë zyrtarë të Hamasit. Kryeministri izraelit dhe liderë të tjerë vendas reaguan menjëherë ndaj kërkesës së kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan, duke e cilësuar atë si anti-semite.

I ashpër u tregua edhe presidenti amerikan Joe Biden, që insistoi tek e drejta e shtetit hebre për të mbrojtur veten. Kritika për vendimin e GJNP-së pati edhe Hamasi vetë.

Në pjesën e kërkesës që i referohej Netanyahut dhe Yoav Gallantit, gjykata sqaroi se ka arsye të bazuara për të besuar se të dy individët, qëllimshëm dhe me dijeni, ia mohuan popullsinë civile në Gazë qasjen në objektet e domosdoshme për mbijetesën e tyre, duke përfshirë ushqimin, ujin, ilaçet dhe furnizimet mjekësore, si dhe karburantin dhe energjinë elektrike”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kapen rreth 2 milionë euro në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në vetëm 6 ditë
Artikulli tjetër Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës, Celibashi: Duhen parë afatet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.