Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi u shpreh të enjten, se vota e diasporës nuk po shkon drejt dështimit. Ai shtoi se ka disa problematika që duhet të adresohen dhe për këtë u bën thirrje partive politike që të ulen në diskutime.
Kreu i KQZ-së tha se, ka informuar partitë palët se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30-45 ditë kohë për vajtje-ardhjen e fletës së votimit të emigrantëve. Celibashi gjithashtu thekoi se çështjen e zgjatjes së afatit duhet ta bëjnë përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Ai theksoi se do të realizojnë votën e emigrantëve edhe pse mund të vijnë edhe me vonesë, një gjë të tillë e parashikon edhe ligji. Celibashi është shprehur se do të zhvillojë një takim me Presidentin, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.
Ai më tej u shpreh se natyrisht se sa më shumë kohë të kenë në dispozicion aq më mirë do jetë për KQZ-në. Celibashi theksoi se është një çështje që i takon presidentit ndërsa theksoi se çdo datë që vendoset ata duhet të punojmë për realizmin e zgjedhjeve në atë datë.
Ai është pyetur së fundmi nëse do të flasë personalisht me kryetarin e PD-së, Sali Berishën për votimin elektronik ndërsa partia e tij e ka refuzuar këtë metodë votimi. Celibashi në fjalë e tij u shpreh se ka komunikimin shumë të mirë me përfaqësuesit e të gjitha niveleve të të gjitha partive. Ai theksoi se nuk është e nevojshme ndërsa shtoi se nuk ka konstatuar nevojën për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë si me kryetarin e PS-së dhe atë të PD-së.
Celibashi gjatë fjalës së tij është shprehur se janë drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë.