KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: GTA 6 “çmend” botën, mbi 17 milionë kopje të shitura që në ditën e parë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > GTA 6 “çmend” botën, mbi 17 milionë kopje të shitura që në ditën e parë
AktualeAnalizeBotaFinanceHI-TechSociale

GTA 6 “çmend” botën, mbi 17 milionë kopje të shitura që në ditën e parë

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 11:06 am
152 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Pas 13 vitesh pritjeje dhe me një kosto prodhimi që vlerësohet në 1 miliard dollarë ose më shumë, “Grand Theft Auto VI” (GTA 6) doli të enjten në mbarë botën. Loja, e cilësuar si publikimi më i shumëpritur në historinë e videolojërave, mori vlerësime entuziaste që në orët e para.

GTA 6, që mund t’i sjellë miliarda dollarë studios Rockstar Games, pjesë e kompanisë Take-Two Interactive, u ngjit menjëherë në krye të renditjes së të gjitha kohërave të Metacritic me 99 pikë nga 100. Në atë renditje, të njëjtin rezultat e kishte arritur vetëm një lojë tjetër, klasikja e Nintendo-s e vitit 1998, “The Legend of Zelda: Ocarina of Time”.

Loja u bë e disponueshme sapo ora shënoi mesnatën në Zelandën e Re. Më pas, ajo u aktivizua në mesnatë sipas orës lokale në pjesën tjetër të botës. Dalja e saj u shoqërua me festa, postime nga udhëheqës botërorë dhe vendime të disa kompanive për t’u dhënë punonjësve një ditë pushim që të luanin.

“Është loja më e mirë që është bërë ndonjëherë dhe kemi vetëm 20 minuta që po luajmë”, tha 33-vjeçari Asif Mir. Ai nisi të luante dhe të transmetonte drejtpërdrejt pak pas mesnatës në Sidnei, një nga qytetet e para ku loja u bë e disponueshme.

Në Londër, fansat numëruan mbrapsht deri në daljen e lojës në festa të organizuara në të gjithë qytetin.

“Këtë ditë e kam pritur gjithë jetën”, tha 20-vjeçari Archie Whitby, krijues përmbajtjeje në rrjetet sociale. “Tani që po e përjetoj, më duket gati surreale. Nuk më duket e vërtetë.”

Miami, qyteti që frymëzoi Vice City-n imagjinar ku zhvillohet loja, ishte ndër të fundit ku GTA 6 u bë e disponueshme. Ekipi i qytetit në NBA, Miami Heat, e festoi daljen e lojës me një ndeshje kundër Milwaukee Bucks me temë Vice City. Parketi dhe arena u zbukuruan me ngjyrat e lojës, rozë dhe blu neon.

Miliona lojtarë e kishin shkarkuar tashmë lojën në konsolat e tyre. Shumë morën pushim nga puna ose njoftuan se ishin sëmurë për të luajtur pjesën më të re të serisë që debutoi në vitin 1997 dhe që prej atëherë është bërë një nga më të shiturat në historinë e videolojërave.

Në Britani, kompania BrightHR analizoi të dhënat e mbi 1,2 milion punonjësve dhe zbuloi se GTA u përmend shprehimisht në 4,63% të kërkesave për pushim më 19 nëntor. Një punonjës kishte rezervuar dy javë për ta përfunduar lojën. Në SHBA, platforma UKG raportoi se kërkesat për pushim atë të enjte ishin rreth 20% më të larta se zakonisht, bazuar në një kampion prej rreth 2 milionë punonjësish.

“Është ‘Star Wars’ i këtij brezi”, tha Joost van Dreunen, pedagog në Shkollën e Biznesit Stern të Universitetit të Nju Jorkut. “Është një ngjarje që njerëzit e përjetojnë së bashku, në të njëjtën kohë. Miliona prej tyre duan të jenë aty që në ditët dhe javët e para, për ta provuar lojën sapo del.”

Çfarë sjell GTA 6

Në GTA 6, lojtarët marrin rolin e dy protagonistëve, Lucia Caminos dhe Jason Duval, një çift që kryen grabitje së bashku. Kur një grabitje shkon keq, të dy përfshihen në një komplot kriminal. “Grand Theft Auto V”, i publikuar në vitin 2013, zhvillohej në Los Santos, një version imagjinar i Los Anxhelosit. Tani historia zhvillohet në Vice City, një version imagjinar i Miamit, dhe lojtarët mund të kalojnë nga njëri personazh te tjetri.

Përtej misioneve, lojtarët mund të shkojnë në klube nate, të zhyten nën ujë ose të vizitojnë një kopsht zoologjik. Një nga risitë është roli i Lucias si protagoniste, pas kritikave për mungesën e personazheve femra të luajtshme në pjesët e mëparshme. Sipas një sondazhi të Bain, 4 në 10 lojtarë të GTA 6 në SHBA pritet të jenë gra.

Mbi 17 milionë kopje dhe vlerësime të larta që në fillim

Kompania analitike Sensor Tower vlerëson se deri tani janë shitur mbi 17 milionë kopje, me një vlerë totale prej më shumë se 1,65 miliardë dollarësh. Interesi ishte i dukshëm shumë përpara daljes. Sipas Take-Two, traileri i dytë i lojës arriti mbi 475 milionë shikime në 24 orë në disa platforma.

Pritshmëritë kaq të larta shtojnë edhe rrezikun e zhgënjimit. Nëse loja perceptohet si tepër e lehtë apo tepër e vështirë, nëse historia nuk i bind lojtarët ose nëse në ditët e para shfaqen probleme të mëdha teknike, mund të preken reputacioni dhe shitjet e saj në vazhdim.

Për të përfunduar historinë kryesore vlerësohet se duhen rreth 50 orë, ndaj reagimet e plota nuk mund të vinin menjëherë. Megjithatë, vlerësimet e para të kritikëve të videolojërave ishin pothuajse njëzëri pozitive.

Në Indi, ku ka qindra milionë lojtarë, kryeministri Narendra Modi publikoi të enjten në rrjetet sociale përmbajtje të frymëzuar nga “Grand Theft Auto”.

Disa kompani u dhanë punonjësve ditën pushim.

“Në frymën e ekuilibrit mes punës dhe jetës, më 19 nëntor po ju ofrojmë mundësinë të merrni një ditë pushim, që të punoni fort për misionet tuaja, siç bëni gjithmonë”, shkroi në rrjetet sociale kompania e pajisjeve elektronike Boat, e cila ka rreth 500 punonjës.

Entuziazëm i ngjashëm pati edhe në Indonezi, tregu më i madh i videolojërave në Azinë Juglindore, me një vlerë prej rreth 1,7 miliardë dollarësh.

Nuzul Ramadhani Sumahna, një inxhinier softuerësh 25-vjeçar, qëndroi zgjuar duke luajtur për tetë orë.“Kur zemërohem ose acarohem, loja më lejon të shfryhem e të shaj”, tha ai. “Më çliron.”

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Goditet rrjeti i shqiptarëve, që trafikonin kokainë nga Belgjika drejt Britanisë,
Artikulli tjetër Trump, Xi dhe Putin zhvilluan takimin e parë trepalësh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.