KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hamasi emëron shef të ri politik, arkitektin e sulmit të 7 tetorit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Hamasi emëron shef të ri politik, arkitektin e sulmit të 7 tetorit
Bota

Hamasi emëron shef të ri politik, arkitektin e sulmit të 7 tetorit

Përditësimi i fundit: 7 Gusht, 2024 1:15 pm
111 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya Sinwar, si shef politik të tij, një lëvizje që konfirmon prirjen radikale që ka ndjekur grupi që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael. Sinwar pason Ismail Hanijenë, i cili u vra në Teheran javën e kaluar.

Sinwar, arkitekti i sulmit më shkatërrues ndaj Izraelit në dekada, ka qendruar i fshehur në Gazë, duke sfiduar përpjekjet izraelite për ta vrarë që nga fillimi i luftës.

“Lëvizja e Rezistencës Islamike, Hamasi shpall zgjedhjen e komandantit Jahja Sinwar si shef politik i lëvizjes, për të pasuar komandantin martir Ismail Hanijeh”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të lëvizjes.

Lajmi për emërimin u shoqërua nga një breshëri raketash nga militantët në Gaza që vazhdojnë të luftojnë kundër trupave izraelite në enklavën e rrethuar.

Sinwar, i cili ka kaluar shumë vite në burgjet izraelite, është udhëheqësi më i fuqishëm i Hamasit i mbetur gjallë pas vrasjes së Hanijesë, një ngjarje që ka rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal, pasi Irani u zotua se do të hakmerret me forcë pas vrasjes së tij.

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Hanijesë, por ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e udhëheqësve të tjerë të lartë, përfshirë nënkryetarin e Hamasit, Saleh al-Arouri, i cili u vra në Bejrut, dhe Mohammed Deif, komandanti ushtarak i lëvizjes.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari reagoi pas njoftimit.

“Yahya Sinwar është një terrorist që është përgjegjës për aktin më kriminal terrorist në histori – 7 tetorin. Ka vetëm një vend për Yahya Sinwarin: përkrah Mohammed Deifit dhe të gjithë terroristëve përgjegjës për 7 tetorin”.

I lindur në një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, Sinwar, 61 vjeç, u zgjodh si udhëheqës i Hamasit në Gazë në vitin 2017 pasi fitoi një reputacion si një figurë e pamëshirshme dhe një armik i vendosur i Izraelit.

Përpara se të burgosej ai ishte kreu i aparatit të sigurisë Al-Majd, i cili gjurmonte, vriste dhe ndëshkonte palestinezët e akuzuar për bashkëpunim me shërbimin sekret izraelit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%

Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Europa

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

5 pikat kryesore që do të gjykojnë armëpushimin në Iran

Agjentë të krijuar me IA mund të manipulojnë zgjedhjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin
Artikulli tjetër “Bloomberg”: Basti i dhëndrit të Trump me projektet në Shqipëri dhe Serbi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin
Analize Fokus Opinion Politike Uncategorized Zhvillim 10 Prill, 2026
Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike 10 Prill, 2026
Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 10 Prill, 2026
Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 10 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.