KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inteligjenca britanike: Rreth 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë, në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Inteligjenca britanike: Rreth 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë, në Ukrainë
AnalizeBotaFokusSocialeZhvillim

Inteligjenca britanike: Rreth 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë, në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2026 7:54 am
55 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Rreth 500.000 ushtarë rusë besohet se janë vrarë gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, që nisi më 2022, tha një zyrtare e lartë e inteligjencës britanike, në kohën kur luftimet kanë arritur pothuajse në ngërç.

Shifra u bë publike më 27 maj, gjatë një fjalimi të Anne Keast-Butler, drejtoreshës së GCHQ-së, agjencisë kryesore britanike për inteligjencën dhe sigurinë kibernetike. Ajo përputhet me vlerësime të tjera të bëra muajt e fundit nga qeveri perëndimore dhe organizata të pavarura mediatike.

Keast-Butler përsëriti paralajmërimet e tjera të Qeverisë britanike se Rusia po “shënjestron pareshtur infrastrukturën kritike, proceset demokratike, zinxhirët e furnizimit dhe besimin publik” në Britani dhe në mbarë Evropën.

GCHQ është njësia kryesore britanike për inteligjencë, e ngjashme me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara.

Keast-Butler tha se GCHQ po përqendrohet në mbrojtjen e kabllove dhe tubacioneve nënujore që lidhin Britaninë me pjesën tjetër të botës, si dhe në luftimin e “sabotazheve dhe përpjekjeve për atentate”.

Ajo shtoi se autoritetet po përpiqen të pengojnë përpjekjet ruse për të kontrabanduar teknologji perëndimore, duke anashkaluar sanksionet e vendosura nga Perëndimi si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Ndërsa mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Ukrainën, [presidenti rus, Vladimir] Putini po zmbrapset në fushëbetejë, me informacione të reja të inteligjencës që tregojnë se pothuajse gjysmë milioni ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit”, tha ajo.

Kjo shifër është e ngjashme me vlerësime të tjera publike, të cilat kanë nxjerrë në pah përmasat e dëmeve që ushtria ruse ka pësuar në Ukrainë që nga nisja e pushtimit.

Në raportin vjetor të publikuar muajin e kaluar, agjencia kryesore e inteligjencës ushtarake të Holandës vlerësoi se Rusia ka pësuar 1.2 milion humbje, përfshirë më shumë se 500.000 të vrarë.

Një bilanc i përbashkët i mediave ruse në ekzil, Mediazona dhe Meduza, i bazuar në dokumentet e çështjeve të trashëgimisë, vlerësoi se numri i ushtarëve rusë të vrarë që nga viti 2022 është të paktën 352.000.

Deri në fund të vitit të kaluar, Rusia po përparonte ende ngadalë, duke përdorur taktika të infiltrimit në shkallë të vogël për të thyer mbrojtjen ukrainase, por me humbje jashtëzakonisht të mëdha.

Megjithatë, kohët e fundit, forcat ukrainase, duke u mbështetur shumë në inovacionet me dronë dhe në taktika të reja të përdorimit të tyre, kanë arritur pothuajse ta ndalin përparimin rus.

Në disa zona, Ukraina ka arritur edhe të rimarrë pjesë të vogla territori.

Që nga shtatori i vitit 2022, kur presidenti Vladimir Putin tronditi shoqërinë ruse duke urdhëruar mobilizimin e 300.000 burrave, lufta e Moskës është mbështetur te rekrutët vullnetarë, të joshur nga paga dhe përfitime të jashtëzakonshme.

Ekspertët kanë thënë se ky zinxhir furnizimi me ushtarë mund të jetë ngadalësuar muajt e fundit, me shenja se Rusia po humb më shumë njerëz çdo muaj sesa arrin të rekrutojë.

“Që nga dhjetori, janë vrarë rreth 35.000 ushtarë rusë në muaj”, tha presidenti finlandez, Alexander Stubb, në një fjalim muajin e kaluar. “Rusia nuk është në gjendje të rekrutojë mjaftueshëm ushtarë për t’i zëvendësuar ata 35.000. Nëntëdhjetë e pesë për qind e tyre vriten nga dronët. Raporti i humbjeve aktualisht, dhe më falni për këtë formulim kaq morbid, është një me pesë: pra një ushtar ukrainas për pesë ushtarë rusë”.

Edhe pse Ukraina ka nxituar të përdorë teknologji të reja të dronëve, Kievi është përballur me vështirësi për të siguruar mjaftueshëm njerëz për vijën e frontit dhe për të plotësuar njësitë e lodhura dhe të pakësuara, shumë prej të cilave kanë luftuar për muaj të tërë pa pushim.

Ashtu si Rusia, as Ukraina nuk publikon shifra të hollësishme për humbjet njerëzore.

Vlerësimet perëndimore, përfshirë ato të agjencisë ushtarake holandeze, e vendosin numrin e humbjeve të përhershme të Ukrainës në rreth 500.000 në total. Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare e vlerëson këtë shifër në 600.000.

Instituti me seli në Uashington ka parashikuar gjithashtu se, deri këtë verë, humbjet e përbashkëta të të dyja palëve do të tejkalojnë 2 milionë.

Disa nga taktikat dhe politikat që autoritetet ukrainase kanë përdorur për të mobilizuar burrat në moshë për shërbim ushtarak kanë nxitur kritika brenda shoqërisë ukrainase, me ankesa se procesi është i përshkruar me korrupsion.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tragjedi në Kinë, minibusi përplaset me një kamion, 13 viktima
Artikulli tjetër Përplasje në Bosnje lidhur me zyrën ndërkombëtare që mbikëqyr zbatimin e paqes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.