KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Japonia kalon për herë të parë, shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Japonia kalon për herë të parë, shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare
AnalizeBotaSocialeTe TjeraZhvillim

Japonia kalon për herë të parë, shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 7:44 am
31 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Më shumë se 100 mijë persona mbi 100 vjeç jetojnë aktualisht në Japoni, duke shënuar një rekord të ri për vendin që prej dekadash përballet me plakjen e popullsisë dhe rënien e lindjeve.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, numri i njëqindvjeçarëve ka arritur në 107,677 persona, 88% e të cilëve janë gra. Shifrat e fundit tregojnë se Japonia ka kaluar për herë të parë pragun e 100 mijë personave të moshës 100 vjeç e lart.

Gruaja më e moshuar në vend është Kishimoto Fuyo, 114 vjeç, nga qyteti i Kiotos, ndërsa burri më i moshuar është Kato Hikaru, 112 vjeç, nga Kumamoto.

Ministri i Shëndetësisë, Kenichiro Ueno, e cilësoi rritjen e numrit të njëqindvjeçarëve si një zhvillim pozitiv, duke theksuar përparimin në mjekësi dhe teknologji që ka ndihmuar njerëzit të jetojnë më gjatë.

Megjithatë, ai paralajmëroi se plakja e popullsisë po krijon sfida të mëdha për qëndrueshmërinë e sistemit japonez të sigurimeve shoqërore.

Kur Japonia nisi të mbante statistikat zyrtare për personat mbi 100 vjeç në vitin 1963, në vend kishte vetëm 153 njëqindvjeçarë.

Numri kaloi 1,000 në vitin 1981 dhe arriti në 10,000 në vitin 1998. Sot, numri është rritur në 107,677.

Të dhënat publikohen në prag të festës kombëtare “Respekt për të Moshuarit”, gjatë së cilës qeveria nderon personat që mbushin 100 vjeç me një letër personale dhe një filxhan tradicional sake.

Ekspertët e lidhin jetëgjatësinë e lartë në Japoni me një kombinim faktorësh, mes tyre dieta dhe aktiviteti fizik.

Ushqimi tradicional japonez përfshin kryesisht peshk, perime dhe oriz dhe zakonisht përmban më pak yndyrna të ngopura krahasuar me shumë dieta perëndimore.

Një rol luan edhe mënyra aktive e jetesës. Shumë të moshuar ecin rregullisht, përdorin transportin publik, lëvizin me biçikletë dhe kryejnë ushtrime shtrirjeje.

Plakja e shpejtë e shoqërisë ka nxitur gjithashtu zhvillimin e produkteve dhe teknologjive të destinuara për të moshuarit, përfshirë ekzoskelete të fuqizuara që ndihmojnë lëvizjen dhe pajisje optike me fokus automatik.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Der Spiegel: A mund ta shkatërrojë AI njerëzimin?

Narrativat para vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Rama përballë drejtësisë që reformoi

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

A mund ta bëjë BE-ja Shqipërinë një vend më të aksesueshëm?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale
Artikulli tjetër Shqiptarët në Hagë dhe Kosovë, presin në sheshe verdiktin e Gjykatës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Merret sot në Hagë vendimi për ish-krerët e UÇK/ Kosova me masa të shtuara sigurie
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
SHBA u heq miliona dollarë ndihmë ushtarake Evropës e Lindjes së Mesme
Analize Bota Finance Fokus Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
UEFA revolucionarizon Ligën e Kombeve
Aktuale Analize Bota Sociale Sporti 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.