KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Meksikë: Operacion për zbulimin dhe mbylljen e tuneleve në kufi me Amerikën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Meksikë: Operacion për zbulimin dhe mbylljen e tuneleve në kufi me Amerikën
AktualeBotaFokus

Meksikë: Operacion për zbulimin dhe mbylljen e tuneleve në kufi me Amerikën

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 9:14 am
127 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas zbulimit të një tuneli të fshehtë që lidh qytetin amerikan El Paso me atë meksikan Juarez, autoritetet në Meksikë filluan një operacion për të zbuluar kalime të tjera të paligjshme nëntokësore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës César Contreras vizitoi tunelin dhe bisedoi me autoritetet meksikane që tani janë në kërkim të tuneleve të tjera përmes së cilave, sipas autoriteteve, bëhet kontrabandim i njerëzve dhe drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.

Tuneli nën lumin Rio Grande është pak më shumë se një metër i gjerë dhe gati dy metra i lartë. Ai është i pajisur me ndriçim dhe ajrosje.

“Është i veshur me trarë druri, siç mund ta shihni. Ka trarë, ka dru për të parandaluar shembjet”, thotë komandanti i Garnizonit Ushtarak të qytetit José Lemus Cisneros.

Autoritetet besojnë se kjo rrugë nëntokësore është përdorur për të kontrabanduar emigrantë dhe drogë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.

Agjentët e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara në El Paso e zbuluan tunelin më 9 janar, gjatë një inspektimi dhe filluan mbylljen e tij në anën veriore të kufirit pas një jave.

Autoritetet meksikane kanë filluar mbylljen e tunelit në anën e tyre dhe thonë se janë në kërkim të tuneleve të tjerë.

“Ne kemi shtuar aktivitetet për të zbuluar tunele të tjera, nëse ka. Prania jonë këtu do të vazhdojë përgjithmonë”, thotë komandanti Cisneros.

Qeveria meksikane ka shtuar patrullimet në pikat strategjike në qytetin Juárez për të parandaluar që migrantët të bllokohen në tunele ose të bëhen viktima të trafikantëve ndërsa përpiqen të kalojnë kufirin ilegalisht.

“Qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë emigrantët dhe të sigurojmë që të mos rrezikojnë jetën duke u përpjekur të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, pas zbulimit të këtij tuneli, ne jemi përqendruar edhe në kërkimin e tuneleve të tjera në zonë”, tha Drejtori i Sigurisë Publike në qytetin Chihuahua.

Hetimet janë duke vazhduar dhe autoritetet meksikane kanë përsëritur angazhimin e tyre për mbylljen e rrugëve të paligjshme përgjatë kufirit.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal

A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?

Belind Këlliçi i kërkon llogari Prokurorisë së Tiranës: “Dy javë dhunë ndaj të rinjve, asnjë polic i arrestuar”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkëpunonin me narkotrafikantë, arrestohen dy shefa policie, një i tretë në kërkim
Artikulli tjetër Izraeli bllokon hyrjen e ndihmave në Gazë, trysni Hamasit për armëpushim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.