KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkëpunonin me narkotrafikantë, arrestohen dy shefa policie, një i tretë në kërkim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bashkëpunonin me narkotrafikantë, arrestohen dy shefa policie, një i tretë në kërkim
AktualeAnalizeFokusSociale

Bashkëpunonin me narkotrafikantë, arrestohen dy shefa policie, një i tretë në kërkim

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 9:13 am
153 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Dy shefa policie janë arrestuar dhe një i tretë është në kërkim, ndërkohë që në pranga, ka përfunduar dhe një ish punonjës policie. Të gjithë dyshohen të kenë bashkëpunuar me dy organizata kriminale, të cilat merreshin me kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike në jug të vendit. Bëhet fjalë për Shkëlzen Ruskën, shef i Krimeve në Himarë, Ervis Alisinanaj, shef i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Elvis Dervishin, shef i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë dhe Erdit Hazizaj, ish punonjës i policisë, i cili ka qenë pjesë dhe e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit.

Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se janë lëshuar dhe 6 urdhëra arresti ndaj anëtarëve të dy organizatave, të cilët dyshohet se janë larguar prej kohësh nga vendi.

Njëri nga grupet vepronte në zonën e Sarandës ku realizonte kultivimin dhe trafikimin e marijuanës drejt Greqisë. Në krye të tij, dyshohet se qëndronte Kristi Qirici. Nga hetimet, e zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese franceze dhe greke “del në pah fakti se gjatë viteve 2019-2021, pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal, kanë pasur detyra të caktuara me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, cannabis sattiva në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, duke e mbjellë në zona të caktuara apo dhe duke e kultivuar në ambiente të mbyllura”, shpjegon njoftimi i Prokurorisë së Posaçme, duke shtuar se “në bashkëpunim mes tyre, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar bimën narkotike, ndërsa anëtarë të caktuar, personat kryenin transportin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë. Ajo që vihet re është se në rastet kur anëtarët e këtij grupi arrestoheshin nga agjencitë ligjzbatuese, anëtarët e tjerë interesoheshin për t’i garantuar ndihmë ekonomike personave të arrestuar si edhe sigurimin e mbrojtjes në proceset gjyqësore”.

Sipas Prokurorisë, ky grup është përfshrë në rastin e “trafikimit për në Greqi, në mars të vitit 2020, përmes pikës së kalimit kufitar, “Qafë Botë”, të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro, sasi kjo që u është sekuestruar dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi”.

Nga hetimi ka rezultuar se “punonjësit e policisë së shtetit Elvis Dervishi (në atë kohë shefi i Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë) dhe ish punononjësi i Policisë Erdit Hazizaj, duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm në polici, kanë ndihmuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me trafikimin e narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme”.

Ndërsa Ervis Alisinanaj, i cili në atë periudhë, ka qenë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Sarandë, rezulton të ketë ndihmuar një nga pjestarët e grupit, që t’i shpëtojë arrestimit pasi në makinën e tij i ishte gjetur një armë.

Sa i takon shefit të Krimeve në Himarë, Shkëlzen Ruska, ai dyshohet se në kohën që ka punuar pranë Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e policisë së Gjirokastrës, ka ndihmuar një tjetër grup kriminal që kultivonte dhe trafikonte marijuanën në zonën e Teplenës dhe Gjirokastrës. Këtij grupi i përkasin 1360 bimë narkotike, me një peshë prej 1280 kilogramë të gjetur brenda një furgoni në rrugën mes fshatit Dukaj dhe fshatit Salari, Tepelenë, në tetor të vitit 2020.

Policia e shtetit njoftoi sot se ndaj shefave të policisë të përfshirë, është marrë menjëherë masa e pezullimit nga detyra.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tarifat ndaj Kinës, Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA
Artikulli tjetër Meksikë: Operacion për zbulimin dhe mbylljen e tuneleve në kufi me Amerikën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.