KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tarifat ndaj Kinës, Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tarifat ndaj Kinës, Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA
AktualeBotaEkonomiHI-TechKoment

Tarifat ndaj Kinës, Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 9:11 am
208 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjigandi i teknologjisë, Apple njoftoi planet për investime në ekonominë amerikane që kapin shifrën e 500 miliardë dollarëve gjatë katër viteve të ardhshme. Investimi, që do të krijojë 20,000 vende të reja pune, sugjeron mbështetjen e kompanisë për politikat e qeverisë amerikane për punësimin dhe investimet në vend. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn nga qyteti Los Anxhelos, Presidenti Donald Trump ka thënë se do të dyfishojë tarifat e importeve nga Kina, vend ku prodhohen shumica e produkteve të kompanisë Apple.

Kompania Apple prodhon në Kinë shumicën e modeleve të Iphone-it dhe produkteve të tjera. Por gjatë viteve të fundit, kompania Apple i ka zgjeruar operacionet në vende si India dhe Vietnami. Por jo aq shumë në Shtetet e Bashkuara.

Prirja po ndryshon. Gjigandi Apple njoftoi se gjatë katër viteve të ardhshme do të investojë 500 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara. Planet përfshijnë ndërtimin e një qendre për prodhimin e pajisjeve për inteligjencën artificiale dhe angazhimin për krijimin e 20,000 vendeve pune.

Njoftimi vjen pas takimit të shefit të kompanisë Apple, Tim Cook me Presidentin Donald Trump. Apple është mes firmave amerikane që kanë njoftuar kohët e fundit investime në vend dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Ato (kompanitë) do të ndërtojnë këtu sepse nuk duan të paguajnë tarifa”, tha Presidenti Trump.

Në një postim në mediat sociale, Presidenti Trump njoftoi se dyfishimi i tarifës universale prej 10% për Kinën, do të futet në fuqi të martën.

Analistët thonë se njoftimi i kompanisë Apple është pjesë e prirjeve të saj për të patur një shtrirje më të gjerë të zinxhirëve të furnizimit dhe nuk ka lidhje me tarifat ndaj Kinës.

Zëri i Amerikës bisedoi me analistin Bill Reinsch të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Prej disa vitesh kanë qenë në procesin e largimit të prodhimit të pajisjeve në Kinë, gjithsesi para tarifës. Aktualisht në Kinë prodhohet një sasi e konsiderueshme pajisjesh. Por Apple ka një prirje të qartë dhe mendoj se kjo tendencë do të vazhdojë”.

Veprimi i fundit i firmës Apple sinjalizon mbështetjen ndaj politikave amerikane për investime dhe vende të reja pune, një përparësi e Presidentit Trump.

“Thjesht po e shfrytëzojnë njoftimin për një ekspozim më të gjerë publik për shumë shpenzime që aktualisht po ndodhin dhe që përputhen mjaft mirë me politikën amerikane”, thotë Ben Bajarin me firmën “Creative Strategies”.

Si pjesë e investimeve në Shtetet e Bashkuara, firma Apple tha se do të prodhonte disa pjesë të avancuara kompjuterike në fabrikën tajvaneze në Arizona, TSMC.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Starmer: Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për të mbrojtur veten
Artikulli tjetër Bashkëpunonin me narkotrafikantë, arrestohen dy shefa policie, një i tretë në kërkim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.