KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Starmer: Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për të mbrojtur veten
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Starmer: Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për të mbrojtur veten
AktualeAnalizeBotaKomentPolitike

Starmer: Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për të mbrojtur veten

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 9:09 am
183 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri britanik, Keir Starmer, thotë se Evropa duhet të marrë përgjegjësitë për të mbrojtur veten ndërsa udhëheqësit botërorë u takuan në Londër për të bashkërenduar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Britania organizoi takimin e nivelit të lartë të dielën për të shprehur mbështetjen për Presidentin Volodymyr Zelenskyy pas përplasjes në Zyrën Ovale me Presidentin Donald Trump. Shefi i qeverisë britanike, Keir Starmer tha se Anglia, Franca dhe Ukraina janë pajtuar të hartojnë një plan armëpushimi që do t’ia paraqesin Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri Starmer u zotua të shtojë furnizimin me armatime për Ukrainën ndërsa njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të financojë rreth 2 miliardë dollarë për të furnizuar Kievin me 5,000 raketa mbrojtëse.

Ai tha se thirrja ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e armatimeve për mbrojtjen e Evropës dhe Ukrainës nuk ishte shenjë mosbesimi ndaj Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thotë se kërkohen garanci të forta sigurie për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe për të siguruar që vendi i shkatërruar nga lufta të mos pushtohet përsëri.

Zoti Costa tha për shtypin në fund të takimit për sigurinë dhe mbrojtjen, që u mbajt në Londër, se aleatët duhet të mësojnë nga e kaluara dhe të shmangin përsëritjen e “përvojës së Minskut”.

Kancelari gjerman në largim, Olaf Scholz, tha se “nuk mund të pranohet perspektivat ruse” në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Rusia është përpjekur gjithmonë që të krijojë një qeveri në Ukrainë që zbaton urdhrat e saj. Kjo nuk mund të pranohet”, tha ai.

“Ukraina është një vend evropian që ka zgjedhur të kërkojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian – një komb demokratik dhe sovran. Dhe duhet të mbetet i tillë”, tha zoti Scholz pas takimit në Londër.

Ai tha gjithashtu se nuk është e pranueshme kërkesa e Rusisë që Ukraina të çmilitarizohet dhe se: “Ukraina duhet të forcohet për t’u siguruar që ajo të mos sulmohet kurrë”.

Në Gjermani, pavarësisht se ende nuk është formuar qeveria e re, partitë që janë në bisedime po diskutojnë për krijimin e shpejtë të dy fondeve speciale me vlerë qindra miliarda euro, një për mbrojtjen dhe një të dytë për infrastrukturën.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters ekonomistët që këshillojnë partitë që pritet të formojnë koalicionin qeveritar thanë se do të shpenzohen 400 miliardë euro për mbrojtjen dhe deri në 500 miliardë euro për infrastrukturën.

Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Perëndimi duhet të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Ajo e cilësoi takimin në Londër si një moment vendimtar.

“Unë mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme që ne të shmangim rrezikun që Perëndimi të përçahet. Për këtë, Britania e Madhe dhe Italia mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave”, deklaroi kryeminsitrja italiane e cila gjithashtu konfirmoi se kishte komunikuar në telefon me presidentin amerikan Donald Trump.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u takua gjithashtu me Mbretin Çarls pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë në Londër.

Lavrov kritika Evropës për mbështetjen ndaj Ukrainës

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vlerësoi të dielën qëllimin e Presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por akuzoi fuqitë europane se kërkojnë të zgjasin konfliktin.

Ministri Lavrov gjithashtu hodhi poshtë idetë e BE-së për dërgimin e një kontigjenti paqeruajtësish evropianë dhe tha se Rusia nuk kishte besim në Ukrainë pas rënies së marrëveshjeve të Minskut.

E ndërsa diskutohet për një paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, një sulm me dron rus të dielën në qytetin ukrainas Kherson vrau një person dhe plagosi gjashtë të tjerë. Në anën tjetër të lumit Dnieper, zyrtarë të emëruar nga Moska në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit Khersonit thanë të dielën se dy persona vdiqën nga bombardimet ukrainase.

Moska dërgoi 79 dronë sulmues në Ukrainë gjatë natës së të dielës, thanë zyrtarët ukrainas. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, 63 dronë u shkatërruan. 16 dronë të tjerë u bllokuan në mënyrë elektronike.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Waltz: Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe
Artikulli tjetër Tarifat ndaj Kinës, Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.