KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Waltz: Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Waltz: Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe
BotaKomentPolitike

Waltz: Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 9:06 am
202 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të arrijnë një paqe të përheshme mes Moskës dhe Kievit, që përfshin shkëmbim territoresh, në këmbim të garancive të sigurisë, të drejtuara nga Evropa. Ai shtoi se për këtë nevojitet një udhëheqës ukrainas që është i gatshëm për të arritur një paqe të qëndrueshme me Rusinë, por nuk është e qartë nëse zoti Zelenksiy është i përgatitur për një gjë të tillë.

I pyetur nëse zoti Trump dëshiron dorëheqjen e Pesidentit Zelenskiy, zoti Waltz tha për programin “State of the Union” të rrjetit CNN se “Ne kemi nevojë për një udhëheqës që mund të merret vesh me ne, mundësisht me Rusisë dhe t’i japë fund luftës”.

“Nëse bëhet e qartë se motivet persoanle ose politike të Presidentit Zelenskyy bien ndesh me dhënien fund të luftës në vendin e tij, atëherë mendoj se kemi përpara një problem real”, tha zoti Waltz.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, sugjeroi gjithashtu se Ukrainës mund t’i duhet një udhëheqës tjetër nëse Presidenti Zelenskiy nuk pajtohet me kërkesat e Shteteve të Bashkuara.

“Diçka duhet të ndryshojë. Ose ai duhet të vijë në vete dhe të kthehet në tryezë me mirënjohjeje, ose dikush tjetër duhet të udhëheqë vendin për ta bërë këtë”, tha zoti Johnson për programin “Meet the Press” të rrjetit televiziv NBC.

Takimi i së premtes në Zyrën Ovale shfaqi publikisht tensionet mes Presidentit Zelenskyy dhe zotit Trump. Si rrjedhojë, një marrëveshje mes dy vendeve për të shfrytëzuar së bashku mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, nuk u firmos.

“Nuk ishte e qartë për ne që Presidenti Zelenskiy ishte gati për të negociuar dhe në mirëbesim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha zoti Waltz.

Në programin “This Week” të rrjetit ABC, shefi i diplomacisë amerikane, Marco Rubio tha se nuk kishte folur që nga e premtja as me Presidentin Zelenskyy as me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha.

“Do të jemi gati të riangazhohemi kur ata të jenë gati për paqe”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Senatorja demokrate, Amy Klobuchar, tha për programin “This Week” se ishte “tronditur” nga përplasja në Zyrën Ovale dhe se ajo ishte takuar me Presidentin Zelenskiy të premten, përpara se ai të shkonte në Shtëpinë e Bardhë dhe se ai ishte entuziast për firmosjen e marrëveshjes për mineralet.

“Ka ende hapësirë” për një marrëveshje paqeje, tha ajo.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Goditje e rëndë për kriptovalutat, 800 miliardë dollarë u zhdukën brenda pak javësh
Artikulli tjetër Starmer: Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për të mbrojtur veten

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.