KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Milano po zëvendëson Dubain si shtëpi për super të pasurit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Milano po zëvendëson Dubain si shtëpi për super të pasurit
AnalizeBotaSocialeZhvillim

Milano po zëvendëson Dubain si shtëpi për super të pasurit

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2026 9:52 am
206 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Nga Lauren Almeida

 

Vetëm pak më shumë se një muaj më parë, Dubai konsiderohej destinacioni kryesor për britanikët e pasur në kërkim të një vendbanimi të ri. Pak qytete ofrojnë mundësinë për të fituar të ardhura të mëdha pa taksa dhe për t’i shpenzuar ato në një gamë të gjerë hotelesh luksoze, restorantesh dhe dyqanesh.

Megjithatë, teksa Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me sulme nga Irani, reputacioni i Dubait, i ndërtuar pjesërisht edhe nga influencues emigrantë si një strehë për elitën globale po zbehet. Sipas raportimeve, britanikët e pasur po kërkojnë të rikthehen në Europë, ndërsa Milano, qendra financiare e Italisë, po ngjitet në krye të listës së tyre.

“Italia ofron përfitimet më të mira: një taksë fikse dhe cilësi të lartë jetese”, thotë Armand Arton, konsulent për zhvendosjen e familjeve multimilionere dhe miliardere përmes skemave të shtetësisë me investim.

Sipas tij, personat që largohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe e shohin veten lehtësisht duke jetuar në qytete si Roma apo Milano, falë karakterit të tyre ndërkombëtar dhe metropolitan.

La dolce vita – me një çmim

Milano, tashmë shtëpi e bankierëve, juristëve dhe investitorëve më të pasur në Evropë, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse. Sipas regjimit italian të taksës fikse, rezidentët e huaj mund të paguajnë 300 mijë euro në vit për të ardhurat e tyre jashtë vendit, një shumë relativisht e vogël për më të pasurit në botë.

“Italia e ka këtë regjim që nga viti 2017, por interesi u rrit ndjeshëm pasi Britania hoqi statusin ‘non-dom’”, thotë Diletta Giorgolo, drejtuese e zyrës së pasurive të paluajtshme të Sotheby’s në Itali.

Ndërkohë, lufta në Gjirin Persik ka nxitur një valë largimi të shtetasve të pasur britanikë, jo të gjithë të gatshëm për t’u kthyer në vendin e tyre. Për shumë evropianë, Italia shihet si alternativa më strategjike, për shkak të rregullave më të favorshme fiskale.

Marc Acheson, nga kompania e planifikimit financiar Utmost Wealth Solutions, thekson se tërheqja e Italisë është rritur paralelisht me rënien e atraktivitetit të Mbretërisë së Bashkuar për super të pasurit. Në Milano, madje, ky regjim është pagëzuar me nofkën “svuota Londra” (“zbraz Londrën”).

Rritje e çmimeve dhe transformim urban

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, rritja e kërkesës nga të pasurit po ndikon drejtpërdrejt në tregun e pasurive të paluajtshme. Çmimet në Milano janë rritur me 38% gjatë pesë viteve të fundit.

Qyteti ka tejkaluar Venecian si më i shtrenjti në Itali, me një çmim mesatar prej 5,171 euro për metër katror në fund të vitit 2025. Zonat më të kërkuara përfshijnë Sant’Ambrogio, Brera dhe zona pranë Duomos.

Ndryshimi nuk kufizohet vetëm te çmimet. Blerësit ndërkombëtarë, që më parë kërkonin kryesisht shtëpi të dyta, tani synojnë të vendosen përfundimisht në Itali, duke kërkuar afërsi me shkolla ndërkombëtare dhe aeroporte kryesore.

Politika fiskale dhe konkurrenca ndërkombëtare

Rreth 5 mijë persona kanë përfituar deri më tani nga skema italiane e taksës fikse. Fillimisht, shumica ishin italianë të rikthyer nga Londra, por pas pandemisë dhe ndryshimeve fiskale në vende të tjera, interesi është zgjeruar ndjeshëm.

Një tjetër nxitje është programi “Rikthimi i trurit”, që u lejon profesionistëve të rinj ose të rikthyer të paguajnë taksa vetëm mbi 50% të të ardhurave për pesë vite.

Megjithatë, mbeten pikëpyetje mbi kufijtë e kësaj politike. Taksa fikse është rritur nga 100 mijë euro në vitin 2017 në 300 mijë euro në vitin 2026. Kritika nuk kanë munguar: ish-kryeministri francez François Bayrou e ka akuzuar Italinë për “dumping fiskal”, akuza që janë hedhur poshtë nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Milano dhe Roma në transformim

Ndikimi i të huajve të pasur po ndihet gjithnjë e më shumë në jetën urbane. Galeri arti, klube private dhe hotele luksoze po shtohen me ritme të shpejta. Ulja e TVSH-së për veprat e artit në 5% ka nxitur zgjerimin e galerive ndërkombëtare.

Në vitin 2024, rruga Via Monte Napoleone u rendit si një nga më të shtrenjtat në botë për blerje luksoze. Ndërkohë, marka dhe klube prestigjioze si Casa Cipriani dhe Soho House po hapin degë të reja në qytet.

Zhvillime të ngjashme po ndodhin edhe në Romë, ku pritet hapja e hoteleve luksoze si Rosewood dhe Four Seasons në vitet 2026 dhe 2027.

E ardhmja: Milano kundrejt Dubait

Megjithatë rritjen e shpejtë, mbetet e paqartë nëse Milano do të arrijë të zëvendësojë Dubain si qendër e elitës globale.

“Dubai pritet të rikuperohet”, thotë Arton. “Mund të mos jetë më zgjedhja e parë për të gjithë, por do të mbetet tërheqës për grupe të caktuara, pasi pak vende në botë ofrojnë të njëjtin kombinim mundësish dhe cilësie jetese.”

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO dënon me 11 vite Rezart Taçin
Artikulli tjetër Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.