KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në pritje të bisedimeve në Stamboll, Ukraina shkatërron më shumë se 40 avionë rus
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në pritje të bisedimeve në Stamboll, Ukraina shkatërron më shumë se 40 avionë rus
AktualeBotaFokus

Në pritje të bisedimeve në Stamboll, Ukraina shkatërron më shumë se 40 avionë rus

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2025 9:06 am
161 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Me një sulm befasues thellë tokën ruse, Ukraina duket se ka shkatërruar më shumë se 40 avionë rusë. Nga ana tjetër të hënën fillojnë bisedimet për armëpushim në Stamboll. Ishte një sulm befasues i suksesshëm i Ukrainës brenda tokës ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur sulmin e papritur të shërbimit të tij sekret SBU kundër disa aeroporteve ushtarake ruse si një “sukses absolutisht të shkëlqyer”. Zelensky tha se ky sulm do të hyjë “në librat e historisë”. Sulmi ishte operacioni më i gjerë i Ukrainës në luftë deri më tani.

Sipas shërbimit sekret ukrainas, SBU, rreth 34 përqind e bombarduesve strategjikë të aftë për të hedhur raketa lundrimi u shkatërruan ose u dëmtuan. Ushtria ruse i përdorte avionët e sulmuar “për të bombarduar qytetet ukrainase çdo natë”. Thuhet se janë goditur edhe avionë paralajmërues A-50, të krahasueshëm me avionët AWACS të NATO-s. Sulmet thuhet se u drejtuan, ndër të tjera, kundër bazës ushtarake ruse në Belaya në Siberinë Lindore, e cila ndodhet në rajonin e Irkutskut, rreth 4,200 kilometra nga kufiri ukrainas.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se disa avionë rusë u përfshinë nga flakët gjatë sulmeve me dronë ukrainas në rajonet Murmansk dhe Irkutsk. Dronët u qëlluan drejt avionëve nga zonat “shumë pranë” të fushave ajrore.

Nga ana tjetër Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll të hënën (02.06.) një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë. Bisedimet planifikohet të zhvillohen të hënën. Delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umyerov, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski. Deri tani Kievi e kishte lënë të hapur, nëse do të merrte pjesë në raundin e dytë të bisedimeve të propozuar nga Rusia.

Sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme turke bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll pritet të fillojë të hënën pasdite, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Pallatin Ciragan.

Ukraina qëndron tek kushtet e njohura për marrëveshjen e paqes.

Ukraina nuk e ka ndryshuar kornizën e saj të kushteve për një përfundim të mundshëm të luftës. Kjo merret vesh nga një dokument i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, i cili pritet të jetë baza për bisedimet e së hënës në Stamboll.

Sipas tij planifikohet një armëpushim prej të paktën 30 ditësh si dhe shkëmbimi i të gjithë të robërve të të luftës. Po ashtu fëmijët ukrainas që janë çuar në territorin rus duhet të rikthehen në atdheun e tyre. Më pas do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe atij rus Vladimir Putin.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nis vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri, paralajmërohet verë të thatë
Artikulli tjetër Ekzekutohet në oborrin e banesës një 57-vjeçar, në Tale të Lezhës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.