KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në SHBA nis gjyqi për pronësinë e ditarëve të Mao Ce Dun-it
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në SHBA nis gjyqi për pronësinë e ditarëve të Mao Ce Dun-it
AktualeBota

Në SHBA nis gjyqi për pronësinë e ditarëve të Mao Ce Dun-it

Përditësimi i fundit: 24 Gusht, 2024 7:47 am
113 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Në Oakland të Kalifornisë filloi këtë javë një gjyq për të përcaktuar pronësinë e ditarëve të shkruar nga Li Rui, ish-sekretar i themeluesit të Partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Dun. Zoti Li u bë më vonë një kritik i ashpër i Partisë Komuniste Kineze.

Gjyqi do të vendosë nëse Universiteti i Stanfordit mund të mbajë ditarët e dhuruar nga vajza e  Li, apo nëse ato duhet t’i jepen të vesë së tij, Zhang Yuzhen, gruaja e tij e dytë, e cila ka bërë padinë për të kërkuar kthimin e dokumenteve.

Ekipi ligjor i universitetit dhe studiuesit në SHBA të çështjeve kineze dyshojnë se padia e zonjës Zhang mund të jetë financuar nga autoritetet kineze, të cilat synojnë të kenë nën kontroll versionin publik historik për udhëheqësin Mao dhe Partinë Komuniste.

“Li Rui është një enciklopedi e gjallë e historisë 80-vjeçare të Partisë Komuniste Kineze”, thotë Cai Xia, ish-profesore në Shkollën Qendrore të Partisë në Pekin, e cila jeton tashmë në Shtetet e Bashkuara, në një përgjigje me email për shërbimin mandarin të Zërit të Amerikës. “Partia Komuniste Kineze e di se ditarët përmbajnë histori që nuk mund të dalin në dritën e diellit. Pekini do të luftojë [për t’i rikthyer] ditarët me çdo kusht”.

Zoti Li shkroi gjatë jetës së tij rreth 10 milionë fjalë në disa ditarë, letra dhe shënime, ndër to kritika ndaj udhëheqësit Mao, partisë dhe për Masakrën e Sheshit Tiananmen të vitit 1989.

Më 4 qershor 1989, kur udhëheqësi kinez Ten Hsiao Pin urdhëroi ushtrinë të largonte protestuesit pro-demokracisë nga sheshi Tiananmen, duke vrarë qindra, nëse jo mijëra persona, zoti Li shkruajti: “Jam i trazuar gjatë gjithë ditës dhe gjithnjë dua të qaj”.

Më 9 janar 2010, ai bëri këtë shënim në ditar: “Veprimet e Maos janë krejtësisht në kundërshtim me vlerat universale të lirisë, demokracisë, përparimit shkencor dhe shtetit ligjor”.

Zoti Li kritikon gjithashtu udhëheqësin aktual të Kinës, Presidentin Xi Jinping.

Në vitin 2018, kur Kina filloi të hiqte kufizimet për mandatin e zotit Xi, ai citoi në ditarin e tij një raport të mediave të huaja, “Demokracia është e vdekur”.

Në një intervistë në atë kohë me shërbimin mandarin të Zërit të Amerikës, ndërsa ishte i shtruar në spital, zoti Li shprehu zhgënjimin me atë që ai e quajti “arsimimin e ulët” të Presidentit Xi.

Vajza e zotit Li, shtetasja amerikane Li Nanyang, thotë se përpara se të vdiste në vitin 2019, ajo i dha Institutit Hoover të Universitetit Stanford rreth 40 kuti me dokumentet e tij, duke përmendur dëshirën e tij, që ato të ruheshin atje dhe ajo vetë u bë më pas bashkëpunëtore e jashtme.

Zonja Zhang, e veja e zotit Li, pretendon se Li Nanyang ka ushtruar “ndikim të panevojshëm” mbi babanë e saj dhe mohon se ekziston ndonjë plan për të fshehur informacionin që përmbajnë dokumentet, përveç informacionit “personal”. Ajo ka thënë gjithashtu se Universiteti Stanford mund të bëjë kopje të dokumenteve. Por studiuesit e Institutit Hoover argumentojnë se kopjeve do t’u mungonte autenticiteti i origjinaleve.

Zonja Zhang paditi Universitetin Stanford dhe zonjën Li Nanyang në vitin 2019 në Gjykatën e Qarkut Xicheng të Pekinit, e cila ia kaloi pronësinë e dokumenteve zonjës Zhang dhe urdhëroi universitetin t’i kthente ato brenda 30 ditëve. Li Nanyang nuk mori pjesë në atë gjyq.

Universiteti Stanford në të njëjtin vit paraqit një kërkesë në Shtetet e Bashkuara kundër zonjës Zhang, duke i kërkuar një gjykate federale që të ndërhynte dhe të afirmonte të drejtën e universitetit për arkivin e Li Ruit.

Zonja Zhang punësoi një avokat amerikan dhe ngriti një kundërpadi ndaj Universitetit Stanford dhe zonjës Li Nanyang në vitin 2020, duke thënë se Li Nanyang “vodhi” të dhëna personale dhe “pasuri kombëtare”. Ajo e akuzoi vajzën e Li Ruit dhe universitetin për “shkelje të së drejtës së autorit”, “bërje publike të fakteve private” dhe “shkaktim të qëllimshëm të vuajtjeve emocionale”.

Avokati i zonjës Zhang në vitin 2021 mohoi të ketë ndonjë përfshirje nga Partia Komuniste Kineze në mbështetje të zonjës Zhang, pavarësisht dyshimeve që ekzistonin.

“E besova këtë që në fillim”, tha Perry Link, një sinolog i mirënjohur dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, “Riverside”, duke biseduar me gazetarët përpara gjykatës të martën, një ditë përpara se të jepte dëshminë e tij. “Jam gjithashtu i përgatitur të paraqes në dëshminë time argumentin, [se] pas kësaj qëndron Partia Komuniste Kineze”.

Zoti Link shtoi se roli i partisë është “aq i qartë tani sa nuk mendoj se do të më duhej ta paraqisja fare këtë argument. Dua të them se ajo vetë [zonja Zhang] tha se nuk ka paratë apo vullnetin” për të ndjekur një padi gjyqësore.

Në ditën e dytë të gjyqit, Li Nanyang përsëriti se babai i saj i kishte dorëzuar ditarët në Universitetin e Stanfordit me vullnetin e tij të lirë.

Li Nanyang i shprehu dyshimet e saj fillimisht në një email për një grup miqsh, por komentet e saj u morën më pas në maj nga disa media kineze. Ajo tha se beson se partia komuniste dhe qeveria kineze janë të interesuara vetëm në “mbulimin e së vërtetës” në mënyrë që “të sigurohen që imazhi i Partisë Komuniste të jetë gjithmonë i madhërishëm, i lavdishëm dhe korrekt dhe se do të jetë gjithmonë në pushtet”.

Shërbimi mandarin i Zërit të Amerikës kontaktoi konsullatën kineze në San Françisko për një reagim, por nuk mori përgjigje deri në kohën e publikimit të këtij artikulli.

I lindur në vitin 1917, Li Rui u përfshi me entuziazëm në revolucionin e vitit 1949 që solli në pushtet Partinë Komuniste të Kinës. Në mesin e viteve 1950, ai shërbeu për një kohë të shkurtër si sekretar i Maos. Më pas pati një ftohje të marrëdhënies, që solli përjashtimin e tij nga partia dhe dënimin me deri në tetë vite burgim.

Kur Li Rui u lirua në vitin 1979, tre vjet pas vdekjes së Maos, ai u rehabilitua përsëri në parti dhe madje u emërua nëndrejtor ekzekutiv i Departamentit të Organizimit, të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze, përgjegjës për përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë të partisë.

Në vitet e tij të fundit, ai u bë një kritik i hapur i Partisë Komuniste, duke bërë thirrje për reforma politike dhe kushtetueshmëri demokratike, dhe u bë i njohur si një figurë liberale brenda partisë, pavarësisht kritikave të tij shpesh të ashpra. Gjyqi në Oakland do të vazhdojë deri në fund të muajit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prioritetet e gabuara të rrugëve
Artikulli tjetër Konstantinos Argiros elektrizon stadiumin “Selman Stermasi”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.