KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një aplikacion ndihmon konsumatorët dhe restorantet, të minimizojnë hedhjen e ushqimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Një aplikacion ndihmon konsumatorët dhe restorantet, të minimizojnë hedhjen e ushqimeve
BotaHI-TechSociale

Një aplikacion ndihmon konsumatorët dhe restorantet, të minimizojnë hedhjen e ushqimeve

Përditësimi i fundit: 14 Shtator, 2024 6:31 am
286 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sipas organizatës ‘Feeding America’, që shpërndan ushqime për të varfërit, amerikanët hedhin rreth 41 miliardë kilogramë ushqime në vit, apo rreth 145 miliardë vakte. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Valdya Baraputri, tani ekzistojnë disa mënyra të avancuara teknologjike për t’u siguruar që ky ushqim u shkon atyre që kanë nevojë për të.

Është kohë darke në Uashington dhe punonjësit e restoranit indian ‘Rasa’ po përgatisin ushqimet e porositura për shpërndarje. Por kësaj radhe, konsumatorët nuk e dinë se çfarë ushqimesh do t’u vijnë… ata kanë porositur ushqimin në bazë të çmimit dhe jo llojit të tij siç shënohet në menynë e restoraneve.

“Ne ofrojmë më shumë ushqimet e nxehta, sidomos disa nga llojet e proteinave që nuk janë shumë të freskëta kur ngrohen të nesërmen, prandaj konsumatorët marrin një shumëllojshmëri produktesh”, thotë bashkëpronari i restoranit ‘Rasa’, Rahul Vidon.

Ushqimi është porositur nga aplikacioni ‘Too Good to Go’, apo ‘Shumë i mirë për të shkuar dëm”, që lidh restoranet dhe dyqanet e mëdha të ushqimeve me përdoruesit që duan të blejnë ushqime – shpeshherë në prag të datës së skadimit – me çmime shumë më të ulëta.

Një pjatë ushqimi nga restorani ‘Rasa’ zakonisht kushton 10 deri në 13 dollarë. Përmes aplikacionit, ajo kushton 6.5 dollarë.

Zoti Vidon thotë se pronarët e restoraneve nuk kanë përfitime të mëdha nga këto porosi, por është më mirë se sa ta hedhin ushqimin. Kjo formë ka edhe një përfitim tjetër… ajo sjell tek restorantet klientë të rinj.

“Shumë klientë na vijnë për herë të parë pasi kanë hapur aplikacionin dhe kanë shikuar se çfarë restorante ka pranë tyre”, thotë ai.

Aplikacioni “Shumë i mirë për të shkuar dëm” fillimisht u përdor në Danimarkë në vitin 2015, por tani ai përdoret në Evropë dhe Amerikë. Sipas zëvendës-presidentit të kompanisë për Amerikën, Chris MacAulay, aplikacioni në Shtetet e Bashkuara ka tani rreth 8 milionë përdorues.

“Kemi një grup të madh përdoruesish të cilët po sigurojnë ushqimin për familjet e tyre. Po ashtu kemi përdorues që u pëlqen vetë natyra e kësaj sipërmarrjeje”, thotë ai.

Kur ka nevojë për të hedhur ushqime, ekziston një aplikacion tjetër edhe për këtë. Rreth 400 kosha mbeturinash për të krijuar pleh natyral, të lidhura me aplikacione, gjenden në Nju Jork. Ato po përdoren për të ricikluar ushqimet e vjetra dhe për të mos i hedhur në sheshet e plehrave.

Sipas Departamentit amerikan të Bujqësisë, në Shtetet e Bashkuara një e treta e artikujve ushqimorç nuk konsumohet dhe hidhet në mbeturina.

“Politikat si përgjigje e vetme nuk do të mjaftojnë. As ndryshimet që do të bëjnë bizneset. As konsumatorët që do të përpiqen të bëjnë diçka ndryshe. Duhet që të gjithë ne të bëjmë ndryshime njëkohësisht në të gjitha këto drejtime”, thotë zoti MacAulay.

Hedhja e ushqimit nuk është thjesht vetëm çështje e shpenzimit të kotë… ushqimi i prishur ndikon tek ndryshimet klimatike meqë çliron metan, njëri prej gazeve më rrezikshëm atmosferikë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë kenianë
Artikulli tjetër Greqia ofron mbështetje financiare dhe lehtësime taksash për prindërit e rinj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.