KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas regjimit Baa’thist në Siri, a është radha e regjimit teokratik të Iranit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pas regjimit Baa’thist në Siri, a është radha e regjimit teokratik të Iranit?
AnalizeBotaOpinion

Pas regjimit Baa’thist në Siri, a është radha e regjimit teokratik të Iranit?

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2024 1:31 pm
122 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga Dan Perry

 

Një ofensivë e rrufeshme nga rebelët sirianë, përfundoi mëngjesin e të dielës me kapitullimin të Damaskut, duke shënuar rënien e regjimit baa’thist të Bashar Al-Asad pas 13 vitesh lufte civile brutale. Një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kohëve të fundit të Lindjes së Mesme, u vu në lëvizje nga një zinxhir ngjarjesh që pakkush mund t’i kishte parashikuar.

Mbi të gjitha nga Hamasi dhe Izraeli, lufta e të cilëve luajti pa dashje një rol kryesor në këtë ngjarje historike. Por tani vjen edhe pjesa e vështirë, ku Lindja e Mesme ose do të përmirësohet, ose do të bëhet akoma më keq. Rënia e Assadit, është një kujtesë e hidhur se si historia merr formë nga pasojat e paqëllimshme.

Izraeli dhe Perëndimi ishin të paqartë mbi fatin e Assad. Ai është një kasap, ka përdorur armë kimike kundër popullit të tij, dhe ka shkaktuar vdekjen e qindra mijërave njerëzve. Megjithatë pushteti i tij mbi Sirinë ofronte parashikueshmëri, madje edhe një stabilitet të heshtur, në një rajon tejet të paqëndrueshëm.

Dhe le ta pranojmë se koalicioni i ngritur kundër tij, dukej i dominuar nga islamikët radikalë. Perëndimi e ka urryer Islamin politik, që kur mullahët e Iranit provokuan krizën e pengjeve me SHBA-në 45 vjet më parë. Tek fundit kjo është “Përplasja e qytetërimeve”, për të cilën ka folur i ndjeri Samuel Huntington.

Ajo është një dukuri e vërtetë. Aftësia e Assadit për të mbetur në pushtet për kaq shumë kohë, mbështetej shumë tek Hezbollahu, milicia e mbështetur nga Irani, që deri vonë ishte një nga ushtritë jo shtetërore më të fuqishme në botë. Por Hezbollahu u godit nga Izraeli në luftimet e fundit në Liban.

Dhe ndoshta nuk është rastësi që ofensiva vendimtare rebele, ndodhi menjëherë pas kësaj goditje. Pa shembja e regjimit në Siri, nisi që me sulmin katastrofik të 7 tetorit 2023 nga Hamasi ndaj Izraelit, në të cilin grupimi terrorist palestinez i mbështetur nga Irani, masakroi 1200 njerëz dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë.

Ai sulm shkaktoi një përgjigje të paprecedentë të Izraelit, që solli shkatërrimin e “Boshtit të Rezistencës” të udhëhequr nga Irani. Në Gaza, Izraeli e ka shpërbërë sistematikisht udhëheqjen e Hamasit (teksa i shkaktoi dëme të tmerrshme popullatës civile të Gazës). Në Liban, Hezbollahu vendosi të rigrupohej, duke kryer prej me shumë se një viti sulme të herëpashershme me raketa ndaj Izraelit, dhe duke pësuar edhe vetë humbje të rënda.

Ndërkohë në Siri, sulmet izraelite mbi bazat iraniane e dobësuan më tej pozitën e Assadit, i cili e kishte kthyer vendin e tij në një pikë tranziti të kalimit të armëve iraniane për Hezbollahun në Liban. Këto sulme synonin depot e armëve, bazat iraniane dhe rrugët kryesore logjistike, duke e degraduar shumë aftësinë e Teheranit për të mbështetur milicitë simpatizante ndaj tij.

Efekti i këtyre veprimeve e la Boshtin e Rezistencës të fragmentuar, të demoralizuar dhe të dobësuar. Për më tepër, Irani, arkitekti i kësaj aleance rajonale, është ekspozuar rëndë, dhe sulmet ajrore izraelite e kanë dobësuar mbrojtjen e tij ajrore. Micilitë pro-iraniane janë dëmtuar rëndë, teksa është zbehur shumë besueshmëria e saj si një ndërmjetës i pushtetit në rajon.

Përmbysja e Assadit e dobëson edhe ndikimin e Rusisë në Lindjen e Mesme, pasi Moska ka qenë një mbështetëse kryesore e regjimit të tij. Për Izraelin, kjo që ndodhi është një thikë me dy presa. Shpërbërja e Boshtit të Rezistencës përfaqëson një fitore strategjike, por rreziqet janë të rëndësishme.

Forcat rebele që kontrollojnë tani Sirinë, janë të dominuara nga grupime me lidhje me ideologjitë ekstremiste, përfshirë Hayat Tahrir Al-Sham, një grup me origjinë nga degët e Al-Kaedës. Kjo ngre rrezikun që Siria të shndërrohet në një shtet të dështuar, apo më keq akoma në një bastion të terroristëve.

Për më tepër, rënia e Assadit mund të ftojë fuqi të reja që të mbushin boshllëkun e krijuar aktualisht në Siri. Turqia, Rusia dhe të tjerët, mund të kenë ndikimin e tyre, duke e destabilizuar më tej rajonin. Për Izraelin, rreziqet janë jo të vogla. Sepse kaosi sirian, mund të përhapet në Libanin dhe Irakun fqinj, dhe asnjë forcë ushtarake nuk mund ta izolojë plotësisht Izraelin nga efektet e valëzuara të një Sirie të copëtuar.

Në mesin e kësaj çmendurie, duhet të kujtojmë diçka ironike. Në fillim, opozita e Assadit ishin rebelët liberalë që donin një Siri demokratike, Ushtrinë e Lirë Siriane. Ajo që vulosi fatin e Assadit ishte vendimi i tij i vitit 2011 për të liruar nga burgjet islamikë radikalë.

Ai shpresonte ta diskreditonte opozitën, duke e bërë atë të papëlqyeshme për Perëndimin. Por kjo manovër iu kthye kundër. Frika globale dhe urrejtja ndaj islamit radikal, po pengon një valë të vërtetë festimesh për rënien e një kasapi. Sepse shumë qeveri, po pyesin tani se cila janë qëllimet e Hayat Tahrin Al-Sham, pavarësisht se vitet e fundit është distancuar nga Al-Kaeda.

Kjo është dhe arsyeja pse Izraeli ka sulmuar depot e armëve kimike siriane, nga frika se mos ato bien në duart e islamikëve radikalë, në një kohë që ka pushtuar një pjesë strategjike të majës së malit Hermon. Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt ndjekjes së një qasjeje izolacioniste në raport me zhvillimet botërore.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, ka thënë se kjo nuk është “lufta jonë”. Në fakt, pak gjëra sot janë më të rëndësishme, sesa parandalimi që Siria të bëhet sërish një parajsë terroriste për xhihadin global. Rrëzimi i regjimit të Assadit është një moment historik, jo vetëm për Sirinë, por për të gjithë Lindjen e Mesme.

Ajo nënvizon përkohshmërinë edhe të autokracive më rrënjët më të thella. Diktatura baa’thiste e Assad, në dukje e pamposhtshme për dekada, është shembur tashmë. Shumë njerëz në rajon po pyesin: A mund të jetë e radha e teokracisë islame në Iran, e kundërshtuar nga populli i tij, dhe duke qenë si një kancer për botën?

 

Marrë nga Newsweek

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm zbardhet raporti i Venecias për Olta Xhaçkën
Artikulli tjetër Mbi 1 000 objekte historike u zhdukën pa gjurmë nga muzeumet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.