KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Probleme në bankat kryesore amerikane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Probleme në bankat kryesore amerikane
AktualeAnalizeBotaFinanceFokus

Probleme në bankat kryesore amerikane

Përditësimi i fundit: 17 Nëntor, 2026 9:44 am
107 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Klientët e disa prej bankave më të mëdha në SHBA raportuan të hënën vështirësi në aksesimin e llogarive të tyre bankare përmes internetit.

Sipas mediave amerikane, mijëra përdorues kanë raportuar vështirësi në platformën Downdetector, kryesisht për pamundësi për të hyrë në llogaritë e tyre përmes faqeve zyrtare dhe aplikacioneve në telefon, si dhe për probleme me transfertat e parave.

Sipas faqes Downdetector.com, përdoruesit raportuan ndërprerje ose probleme në shërbimet e Bank of America, Chase, U.S. Bank, Wells Fargo dhe Truist.

Një zëdhënës i Chase konfirmoi të hënën se shërbimet e bankës po përballeshin me një problem teknik, duke përjashtuar mundësinë e një sulmi kibernetik.

“Për shkak të një problemi teknik, disa transaksione po kërkojnë më shumë kohë se zakonisht për t’u përfunduar, por klientët vijojnë të kenë akses në llogaritë dhe fondet e tyre. Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhej në deklaratën e bankës.

Ndërkohë, një zëdhënës i U.S. Bank deklaroi se sistemet e saj nuk janë prekur drejtpërdrejt nga ndërprerja. Megjithatë, klientët që përpiqen të dërgojnë ose të marrin para përmes shërbimit Zelle nga institucione të tjera financiare mund të përballen me vonesa në kryerjen e transaksioneve.

Rrjeti i pagesave Zelle operohet nga kompania Early Warning Services, në pronësi të disa institucioneve financiare, mes tyre Bank of America, Capital One, JPMorgan Chase, PNC Bank, Truist, U.S. Bank dhe Wells Fargo.

Disa klientë të Chase kanë marrë një njoftim ku thuhej: “Disa shërbime nuk janë të disponueshme. Po punojmë për rikthimin e tyre. Ju lutemi, provoni përsëri më vonë”.

Problemet vijnë pas një ndërprerjeje të madhe të shërbimeve të Microsoft, e cila nisi të premten dhe zgjati disa orë, duke prekur platforma si Outlook, Teams dhe asistentin e inteligjencës artificiale Copilot.

Problemet pasojnë gjithashtu vështirësitë në sistemet e kontrollit të trafikut ajror, të cilat gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës shkaktuan kaos në fluturimet në aeroportet amerikane, përfshirë edhe ato me destinacion SHBA-në.

Deri më tani, mediat raportojnë se nuk ka asnjë të dhënë për një sulm të mundshëm kibernetik apo për ndonjë lidhje mes këtyre incidenteve dhe problemeve të fundit me Microsoft-in dhe sistemet e aviacionit.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pensionet sa 19% e nivelit të BE-së, sipas fuqisë blerëse
Artikulli tjetër BE: Azilkërkues të refuzuar mund të dëbohen drejt Ruandës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.