KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE: Azilkërkues të refuzuar mund të dëbohen drejt Ruandës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BE: Azilkërkues të refuzuar mund të dëbohen drejt Ruandës
AnalizeBotaFokusPolitikeZhvillim

BE: Azilkërkues të refuzuar mund të dëbohen drejt Ruandës

Përditësimi i fundit: 17 Nëntor, 2026 9:50 am
80 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Në përpjekjet për ashpërsimin e rregullave të migracionit, Gjermania dhe katër shtete të BE-së synojnë të lidhin një marrëveshje me Ruandën. Ato duan të dëbojnë drejt këtij vendi azilkërkuesit që janë të detyruar të largohen, edhe nëse nuk vijnë nga Ruanda. Plani pritet të nisë në vitin 2027.

Për momentin, e gjithë nisma është një projekt pilot për 100 persona, që mund të marrë formë diku gjatë verës së vitit të ardhshëm. Megjithatë, kritikat në Gjermani janë që tani të mëdha, sepse bëhet fjalë për qendrën e parë të dëbimit për azilkërkuesit që duhet të largohen nga vendi, në të cilën synon të marrë pjesë qeveria gjermane.

Në kuadër të një konference për migracionin në Vjenë (16.11.2026), ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt (CSU), së bashku me homologët e tij nga Greqia, Danimarka, Holanda, Austria dhe Ruanda, prezantoi planin për ngritjen e një qendre të përbashkët dëbimi në shtetin afrikan të Ruandës. Atje do të dërgohen personat, kërkesat e të cilëve për azil në BE janë refuzuar, që ligjërisht janë të detyruar të largohen dhe që vendet e tyre të origjinës refuzojnë t’i ripranojnë.

Kritika ndaj planit të dëbimit nga partnerja e koalicionit SPD

Deputetë të Partisë Socialdemokrate, e cila qeveris së bashku me konservatorët e CDU-së dhe CSU-së, kritikuan nismën e ministrit të Brendshëm. Deputetja Rasha Nasr tha për DW-në, se kjo nismë nuk ishte dakorduar në këtë formë brenda koalicionit. Ajo kundërshton dëbimet drejt “diktaturës” së Ruandës, duke argumentuar se atje nuk mund të garantohet respektimi i të drejtave të njeriut.

“Në fund të fundit, të drejtat e njeriut nuk janë të parëndësishme për ne. Ato nuk duhet të jenë të parëndësishme as për qeverinë gjermane. Prandaj presim të paktën nga Alexander Dobrindt që në negociatat e mëtejshme të këmbëngulë për respektimin e të drejtave të njeriut. Dhe pikërisht kjo vihet në pikëpyetje në Ruandë”, thotë politikania e SPD-së.

Qendra e dëbimit në Ruandë mbulohet nga e drejta e BE-së

Ministri federal i Brendshëm Alexander Dobrindt nuk sheh ndonjë problem brenda koalicionit. Në fund të fundit, sipas një zëdhënësi të ministrit, po zbatohet vetëm ajo që tashmë mundësohet nga legjislacioni evropian pasreformës së të drejtës së azilit të BE-së. Në të parashikohen shprehimisht “qendrat e kthimit” në vende të treta.

Reforma e së drejtës së azilit u mbështet nga e gjithë qeveria gjermane, pra edhe nga SPD-ja. Marrëveshja me Ruandën përbën një “hap të mëtejshëm në përgatitjen e zgjidhjeve novatore”, tha Dobrindt në konferencën e shtypit në Vjenë.

Zbatimi pritet të nisë vitin e ardhshëm. “Duam të tregojmë, se në BE mund ta zbatojmë në mënyrë efektive dhe në përputhje me shtetin ligjor detyrimin për t’u larguar. Ne hasim në kufizime kur vendet e origjinës nuk bashkëpunojnë mjaftueshëm. (…) Na duhet kjo mundësi për të zbatuar politikën e migracionit”, argumenton Dobrindt për angazhimin e tij në favor të qendrave të dëbimit jashtë BE-së.

Ministri i Brendshëm i Ruandës, Vincent Biruta, mori pjesë në konsultimet në Vjenë dhe dha garancitë përkatëse. “Ruanda dëshiron të ndihmojë në vënien nën kontroll të problemit global të migracionit”, tha Biruta.

Sipas tij, azilkërkuesit e dëbuar mund të qëndrojnë në Ruandë dhe të integrohen në shoqëri. Në këtë mënyrë mund të përfitojë edhe Ruanda, mendon ministri Biruta. Ai nuk dha informacione për oferta të mundshme financiare nga vendet partnere të BE-së.

Ruanda synon të ketë efekt frenues

Nuk bëhet fjalë për zhvendosjen e procedurave të azilit nga Evropa në Ruandë. Një gjë të tillë e kishte provuar qeveria britanike, por plani u ndalua në vitin 2023 nga gjykatat në Britaninë e Madhe dhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Ministri federal i Brendshëm Dobrindt thotë, se bëhet fjalë vetëm për personat, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Gjermani, që i kanë shteruar të gjitha mundësitë ligjore dhe që nuk kanë status mbrojtjeje.

“Nuk bëhet fjalë për kampe të stërmëdha e të mbyllura dëbimi në territorin e Ruandës”, thotë Dobrindt. Numri absolut i dëbimeve të mundshme do të ishte relativisht i vogël. Por ai shpreson në një “efekt frenues” ndaj migrantëve dhe rrjeteve të trafikantëve, nëse bëhet e qartë se ata mund të përfundojnë në Ruandë, në rast se nuk u lejohet të qëndrojnë në Evropë.

Organizatat humanitare në Gjermani, si Brot für die Welt dhe Caritas International, e kritikojnë bashkëpunimin me Ruandën. Oliver Müller, anëtar i Caritas-it katolik, shpreh shqetësime humanitare dhe për të drejtat e njeriut. Sipas Müller-it, ekzistojnë rreziqe serioze. Mbetet gjithashtu e paqartë përse dëbimet nga Ruanda do të funksiononin më mirë sesa nga Gjermania.

Në vitin 2025, në Gjermani kishte rreth 60.000 persona të detyruar të largoheshin menjëherë nga vendi, pa perspektivën e një lejeje të përkohshme qëndrimi. Sipas Bundestagut gjerman, rreth 22.000 persona u dëbuan. Disa mijëra të tjerë u larguan vullnetarisht. Në kuadër të politikës së tij për një “kthesë në migracion”, ministri i Brendshëm Dobrindt synon t’i rrisë këto shifra.

Padi gjyqësore të mundshme

Profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Konstanzës, Daniel Thym, pret që marrëveshjet e reja të shqyrtohen nga gjykatat gjermane dhe më pas edhe nga ato evropiane.

Meqenëse shumica e kërkesave për azil të shtetasve nga Ruanda refuzohen në Gjermani, gjykatat mund të arrijnë në përfundimin se vendi nuk është aq i pasigurt. Autoritetet gjermane duhet të shqyrtojnë me shumë kujdes se kë mund të dërgojnë ligjërisht në një qendër në Ruandë.

“Personat homoseksualë nuk duhet domosdoshmërisht të dëbohen, sepse ata përndiqen në Afrikën Qendrore”, përmendi si shembull eksperti i migracionit Daniel Thym në Deutschlandfunk.

Ruanda bashkëpunon prej kohësh me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët, UNHCR, e cila, ndër të tjera, kthen refugjatë nga Libia përmes Ruandës në vendet e tyre të origjinës. Në Ruandë kanë gjetur strehim rreth 120.000 persona, përfshirë refugjatë nga vendet fqinje.

Ministri federal i Brendshëm Alexander Dobrindt thekson, se ngritja e një qendre dëbimi synohet të bëhet në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare si UNHCR-ja. Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Barham Salih, ishte i pranishëm në konsultimet në Vjenë.

Një vend i BE-së, Italia, tashmë administron një qendër të vetën për dëbimin e migrantëve në Shqipëri. Atje dërgohen tani vetëm azilkërkuesit e refuzuar që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Itali.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Probleme në bankat kryesore amerikane
Artikulli tjetër Qeveria propozon gjoba deri në 2.5% të xhiros, për shkeljet e sigurisë kibernetike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.