KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria propozon gjoba deri në 2.5% të xhiros, për shkeljet e sigurisë kibernetike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria propozon gjoba deri në 2.5% të xhiros, për shkeljet e sigurisë kibernetike
AnalizeFokusHI-TechKryesoreSociale

Qeveria propozon gjoba deri në 2.5% të xhiros, për shkeljet e sigurisë kibernetike

Përditësimi i fundit: 17 Nëntor, 2026 10:22 am
86 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria propozon gjoba deri në 15 milionë lekë për shkeljen e kërkesave bazë të sigurisë kibernetike për pajisjet dhe softuerët, si dhe për mosrespektimin e detyrimeve të prodhuesve, përfshirë raportimin e incidenteve. Për shoqëritë tregtare, tavani i gjobës do të ishte 2,5% e xhiros së vitit financiar pararendës, nëse kjo shumë tejkalon 15 milionë lekë. Këto përcaktohen në projektligjin “Për kërkesat e sigurisë kibernetike për produktet me elementë digjitale dhe qëndrueshmërinë kibernetike” i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Rregullat do të zbatoheshin për pajisjet dhe softuerët e projektuar për t’u lidhur, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me një pajisje tjetër ose me një rrjet. Prodhuesit duhet të vlerësojnë rrezikun që në projektim dhe, kur kërkesa është e zbatueshme, t’i nxjerrin produktet në treg “pa vulnerabilitete të njohura të shfrytëzueshme”. Pajisjet mjekësore dhe automjetet që mbulohen nga legjislacioni sektorial përjashtohen.

“Periudha e mbështetjes është të paktën pesë vjet’, përcakton neni 13. Për produktet që pritet të përdoren për më pak se pesë vjet, afati përkon me kohën e pritshme të përdorimit. Gjatë kësaj periudhe, prodhuesit duhet të trajtojnë dobësitë e sigurisë të produktit, përfshirë ato të komponentëve të tij. Këshilli i Ministrave mund të caktojë afate minimale për kategori të veçanta nëse të dhënat e mbikëqyrjes së tregut tregojnë se mbështetja është e pamjaftueshme.

Prodhuesit duhet të paralajmërojnë ekipin kombëtar të përgjigjes ndaj incidenteve kibernetike(CSIRT-in Kombëtar) brenda 24 orëve nga marrja dijeni për një dobësi sigurie që po shfrytëzohet. Neni 14 parashikon një njoftim më të hollësishëm brenda 72 orëve, nëse informacioni nuk është dhënë tashmë. Detyrimet e raportimit do të zbatoheshin edhe për produktet e vendosura në treg para hyrjes në fuqi të ligjit.

Projektligji përcakton procedurat për verifikimin e përputhshmërisë dhe vendosjen e markimit CE. Për produktet kritike, Këshilli i Ministrave mund të kërkojë certifikim sipas një skeme kombëtare ose europiane, kur ajo është miratuar dhe është e disponueshme për prodhuesit. Importuesit dhe shpërndarësit duhet të verifikojnë përputhshmërinë e produkteve dhe të marrin masa korrigjuese kur konstatojnë shkelje. Autoritetet e mbikëqyrjes së tregut mund të ndalojnë tregtimin ose të kërkojnë kthimin e produkteve, sipas rastit.

Drafti mbështetet në Aktin e Bashkimit Europian për Qëndrueshmërinë Kibernetike dhe parashikon hyrjen në fuqi tre vjet pas botimit në Fletoren Zyrtare. Relacioni parashikon shpenzime shtesë për personelin e specializuar, sistemet teknologjike dhe trajnimin e strukturave të mbikëqyrjes. Sipas relacionit, edhe prodhuesit dhe importuesit mund të kenë nevojë për investime për të përshtatur proceset e testimit, dokumentimit dhe mirëmbajtjes.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE: Azilkërkues të refuzuar mund të dëbohen drejt Ruandës
Artikulli tjetër SPAK-u kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.