KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prova të reja në padinë ndaj Donald Trump për zgjedhjet. Gjykata akuzon avokatët e ish-presidentit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Prova të reja në padinë ndaj Donald Trump për zgjedhjet. Gjykata akuzon avokatët e ish-presidentit
BotaOpinion

Prova të reja në padinë ndaj Donald Trump për zgjedhjet. Gjykata akuzon avokatët e ish-presidentit

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2024 8:24 am
122 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një gjykatëse akuzoi të enjten avokatët e ish-Presidentit Donald Trump se po përpiqeshin të pengonin bërjen publike para 5 nëntorit të provave potencialisht të dëmshme lidhur me çështjen ndaj tij për përpjekje për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve të 2020, edhe pse ajo pranoi se gjyqi për këtë rast nuk do të fillojë para ditës së votimeve.

Gjykatësja Tanya Chutkan mbikqyr çështjen gjyqësore që bazohet tek akuzat se ish-Presidenti Trump komplotoi për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përpara sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.

Gjykatësja Chutkan vendosi t’u japë prokurorëve mundësinë që të paraqesin prova të reja mbi çështjen deri në 26 shtator.

Vendimi erdhi pas një seance dëgjimore, e para pas vendimit të Gjykatës së Lartë se ish-presidentët gëzojnë imunitet të gjerë nga akuzat penale.

Thomas Windom, një anëtar i ekipit të prokurorit të posaçëm Jack Smith tha se dosja pritet të përfshije prova të detajuara nga hetimi për këtë çështje ndaj zotit Trump.

Ish-Presidenti republikan Donald Trump do të përballet me Nën Presidenten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai nuk ishte i pranishëm në seancë dhe është deklaruar i pafajshëm për të 4 akuzat penale të ngritura ndaj tij në këtë rast.

Ekipi i prokurorit të posaçëm Jack Smith paraqiti një padi të re javën e kaluar, nga e cila ishin hequr disa nga akuzat që ishin ngritur më parë ndaj ish-Presidentit Trump, duke zbatuar kështu vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë në lidhje me imunitetin. Ekipi i prokurorëve ka thënë gjithashtu se janë të gatshëm të paraqesin një dokument me pikëpamjet e tyre ligjore se si mund të zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë tek çështja në fjalë.

Avokatët mbrojtës kanë thënë se do të paraqesin disa kërkesa për pushimin e çështjes, ndër to edhe një kërkesë që mbështetet tek vendimi i gjykatëses në Florida se emërimi i prokurorit Smith ishte antikushtetues.

Asnjë nga palët nuk pret që të arrihet deri në mbajtjen e gjyqit përpara zgjedhjeve të nëntorit, në veçanti për shkak të volumit të punës ligjore që duhet bërë. Gjykatëses Chutkan i duhet tashmë të vendosë se cilat prej neneve të akuzave mund të vazhdojnë të jenë pjesë e padisë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për imunitetin.

Gjykata e Lartë vendosi në korrik se ish-presidentët gëzojnë imunitet absolut për ushtrimin e funksioneve të tyre themelore kushtetuese dhe se konsiderohen me imunitet nga hetimet për veprimet zyrtare.

Ekipi i prokurorit Smith reagoi duke rishikuar padinë, nga e cila u hoqën referencat ndaj përpjekjeve të ish-Presidentit Trump për të përdorur kompetencat ligjzbatuese të Departamentit të Drejtësisë, për të qëndruar në pushtet – një aspekt për të cilin Gjykata e Lartë tha se ish-Presidenti Trump gëzon imunitet.

Kjo çështje gjyqësore bazohet tek një nga dy paditë federale që u ngritën ndaj ish-Presidentit Trump. Padia e dytë e akuzonte ish-presidentin për marrjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago, Florida. Kjo padi u rrëzua në muajin korrik nga gjykatësja Aileen Cannon, e cila u shpreh se emërimi i prokurorit të posaçëm Smith ishte i paligjshëm.

Ekipi i prokurorit Smith e ka apeluar këtë vendim. Avokatët e ish-Presidentit Trump thonë se do t’i kërkojnë gjykatëses të rrëzojë edhe padinë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, bazuar në të njëjtin arsyetim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Djali i Presidentit Biden pranon fajësinë mbi akuzat për evazion fiskal
Artikulli tjetër Shakira padit administratën tatimore spanjolle

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.