KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Djali i Presidentit Biden pranon fajësinë mbi akuzat për evazion fiskal
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Djali i Presidentit Biden pranon fajësinë mbi akuzat për evazion fiskal
Bota

Djali i Presidentit Biden pranon fajësinë mbi akuzat për evazion fiskal

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2024 8:23 am
119 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Hunter Biden pranoi fajësinë për akuzat për mospagim taksash, për të shmangur një tjetër gjyq, disa muaj pasi u shpall fajtor në një tjetër proces nën akuzat për shkelje të ligjit të armëmbajtjes.

Djali i Presidentit Biden pranoi fajësinë disa orë para se të niste zgjedhja e jurisë që supozohej të shqyrtonte rastin në ngarkim të tij mbi akuza federale për një skemë katërvjeçare për të shmangur pagimin e të paktën 1.4 milionë dollarëve në taksa.

Ky proces zhvillohet në Los Anxhelos. Hunter Biden përballet me akuza federale për një skemë katërvjeçare për të shmangur pagimin e të paktën 1.4 milionë dollarëve në taksa, ndërkohë që ai paguhej miliona dollarë nga biznese të huaja.
Ai ishte në sallën e gjyqit me bashkëshorten e tij, Melissa Cohen Biden dhe i rrethuar nga agjentë të Shërbimit Sekret.

Biden u shpreh “fajtor” kur gjykatësi lexoi të 9 akuzat. Masa e dënimit është caktuar të jepet në 16 dhjetor. Gjykatësi Mark Scarsi tha se ai rrezikon deri në 17 vjet burg dhe një gjobë deri në 450 mijë dollarë.

Hunter Biden tashmë po përballet me burgim të mundshëm pasi një juri në shtetin Delauer e shpalli fajtor nën akuzat se ai kishte gënjyer në një formular federal të vitit 2018 për blerjen e një arme, që ai e mbajti për 11 ditë.

Fillimisht, ai ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për evazion fiskal nga viti 2016 deri në 2019 dhe avokatët e tij kishin thënë se do të argumentonin se ai nuk ka vepruar “me dashje” ose me qëllim për të shkelur ligjin, pjesërisht për shkak të varësisë nga droga dhe alkooli.

Vitin e kaluar dështoi një marrëveshje paragjyqësore e Hunter Bidenit me prokurorët, sipas së cilës, ai binte dakord të pranonte fajësinë për shmangie të pagimit të taksave, dhe Departamenti i Drejtësisë, në shkëmbim, nuk do ngrinte akuzën për armëmbajtje pa leje. Marrëveshja nuk u pranua nga gjykatësi, që vuri në dyshim disa aspekte të pazakonta të saj.

Vendimi i tij për të ndryshuar deklarimin mbi çështjen e evazionit fiskal, erdhi pasi gjykatësi lëshoi disa vendime të pafavorshme paraprake për mbrojtjen, duke përfshirë refuzimin e dëshmisë nga një ekspert i mbrojtjes mbi varësinë nga droga dhe alkooli.

Gjykatësi Mark Scarsi, i cili u emërua nga ish-presidenti Donald Trump, vendosi disa kufizime mbi atë që anëtarët e jurisë do të lejoheshin të dëgjonin për ngjarjet traumatike që familja, miqtë dhe avokatët e Hunter Biden-it thonë se çuan në varësinë e tij nga droga.

Gjykatësi i ndaloi avokatët të lidhnin varësinë e tij nga drogat me vdekjen e vëllait të tij Beau Biden në vitin 2015 nga kanceri, ose me aksidentin me makinë që i mori jetën nënës dhe motrës së tij, kur ai ishte i vogël.

Aktakuza pretendonte se zoti Hunter Biden bënte jetë luksoze duke shkelur ligjin e taksave, duke shpenzuar paratë e tij për të qëndruar në hotele luksoze dhe gjëra të tjera, “me pak fjalë, për gjithçka tjetër veç pagimit të taksave”.

Avokatët e djalit të Presidentit Biden i kishin kërkuar gjyqtarit Scarsi që të mos lejonte prokurorët të nxjerrin në pah detaje të shpenzimeve të tij, duke përfshirë pagesat e bëra për faqe interneti me përmbajtje pornografike. Kjo sipas tyre do të shkatërronte imazhin e tij. Gjykatësi, përmes dokumenteve të gjykatës, njoftoi se ai do t’i nën mbajë “kontroll të rreptë” paraqitjen e provave potencialisht të dëmshme.

Nëse do të lejoheshin, prokurorët mund të kishin paraqitur më shumë detaje të marrëveshjeve të zotit Hunter Biden jashtë shtetit. Këto marrëveshje kanë qenë në qendër të hetimeve republikane për familjen Biden. Republikanët shpesh, pa ofruar dëshmi, bëjnë përpjekje t’i lidhin këto marrëveshje me presidentin, duke e akuzuar familjen Biden për një skemë të dyshuar të shitjes së ndikimit në politikën amerikane.

Ekipi i prokurorit të posaçëm ka thënë se dëshiron t’u tregojë anëtarëve të jurisë për punën e zotit Hunter Biden për një biznesmen rumun, i cili sipas tyre, u përpoq të “ndikonte në politikën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara” ndërsa babai i tij Joe Biden ishte nënpresident.

Mbrojtja thotë se prokurorët i publikuan detajet në lidhje me punën e Hunter Biden-it për rumunin para fillimit të gjyqit për të nxitur mbulimin mediatik dhe për të ndikuar tek anëtarët e jurisë.

Dhënia e dënimit në gjyqin tjetër ndaj Hunter Bidenit, ku ai u shpall fajtor, është caktuar për më 13 nëntor. Ai mund të dënohet deri në 25 vjet burg, por meqë ky është rasti i parë i shkeljes së ligjit, ka të ngjarë që ai të dënohet me shumë më pak vite burg, ose ta shmangë plotësisht burgun.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%

Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Europa

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

5 pikat kryesore që do të gjykojnë armëpushimin në Iran

Agjentë të krijuar me IA mund të manipulojnë zgjedhjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Forbes publikon sondazhin e fundit, Harris kryeson me dy pikë, ndaj Trump
Artikulli tjetër Prova të reja në padinë ndaj Donald Trump për zgjedhjet. Gjykata akuzon avokatët e ish-presidentit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin
Analize Fokus Opinion Politike Uncategorized Zhvillim 10 Prill, 2026
Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike 10 Prill, 2026
Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 10 Prill, 2026
Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 10 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.