KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Elon Musk është hedhur në sulm kundër liderve europianë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse Elon Musk është hedhur në sulm kundër liderve europianë?
AnalizeBotaZhvillim

Pse Elon Musk është hedhur në sulm kundër liderve europianë?

Përditësimi i fundit: 12 Janar, 2025 8:53 am
126 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i zgjedhur Donald Trump synon të ulë shpenzimet qeveritare kur të marrë detyrën më 20 janar. Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë do të udhëheqë përpjekjet në këtë drejtim. Objektivi i këtij komisioni këshillimor nuk është një koncept i ri. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar, udhëheqësit amerikanë janë përpjekur ta mbajnë të kufizuar rolin e qeverisë pothuajse që nga themelimi i vendit.

Miliarderi Elon Musk synon shkurtimin e 2 trilionë dollarëve në shpenzime federale. Ai do të jetë një nga drejtuesit e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, një organizëm i propozuar nga Donald Trump. Nuk është hera e parë që një administratë amerikane premton të shkurtojë shpenzimet e qeverisë.

“Presidentët kanë folur, në një mënyrë apo në një tjetër, për kufizimin e rolit të qeverisë që nga themelimi i republikës”, thotë Prof. Justin Vaughn i Universitetit ‘Coastal Carolina’.

Kjo filloi me presidentin e tretë të Amerikës, Thomas Jefferson, në fillim të viteve 1800. Ai eliminoi disa vende pune në ushtri dhe qeveri, duke ulur përkohësisht kostot.

Në vitet 1930, Franklin Delano Roosevelt zgjeroi fuqinë federale të punës për të përballuar Depresionin e Madh. Marrëveshja e Re e Roosevelt-it punësoi miliona njerëz, duke ofruar lehtësim për të varfërit dhe duke stimuluar ekonominë. Vendet e punës u eliminuan kur kriza mbaroi.

Në vitet 1980, Ronald Reagan formoi Komisionin Grace, duke i kërkuar grupit prej rreth 150 udhëheqësish biznesi të gjenin mënyra për të rritur efikasitetin.

“Presidenti Reagan i kërkoi Komisionit Grace që të gjejë mënyra që qeveria funksiononte më shumë si biznes”, thotë Tom Schatz, President i Organizatës ‘Qytetarët kundër Shpërdorimeve Qeveritare’.

Por në faqen e internetit të Bibliotekës Presidenciale ‘Ronald Reagan’ thuhet se “Shumica e rekomandimeve, veçanërisht ato që kërkojnë legjislacion nga Kongresi, nuk u zbatuan kurrë”.

Megjithatë, disa historianë thonë se Presidenti Reagan ia doli të bindte publikun në favor të një roli më të vogël të qeverisë federale në zgjidhjen e problemeve publike.

“Ishte një ndryshim thelbësor nga shekulli i mëparshëm, kur ishte zgjeruar roli i qeverisë në shoqëri”, thotë Prof. Vaughn.

Në vitet 1990, Bill Clinton punoi për të shkurtuar rreth 300,000 vende pune federale, kryesisht përmes nxjerrjes në pension dhe kontraktimit të shërbimeve.

“Sigurisht një nga administratat më të rëndësishme për sa i përket reduktimit të rolit të qeverisë në epokën moderne”, thotë Prof. Vaughn.

Gjatë mandatit të tij të parë, Donald Trump urdhëroi një ngrirje federale të punësimeve dhe shkurtime të tjera. Tani ai dëshiron që Departamenti i i Efikasitetit të Qeverisë ta përfundojë punën. Disa kanë dyshime se një qasje biznesi është rruga e duhur për funksionimin e qeverisë.

“Qeveria ka përgjegjësi për njerëzit dhe synimi nuk është nxjerrja e fitimeve, është të ofrosh shërbime dhe të mbrosh vendin. Në sektorin privat ka shumë mashtrime dhe shpërdorime, kështu që nuk jam aq i sigurt se biznesmenët janë domosdoshmërisht njerëzit më të përshtatshëm për të zbuluar mashtrime dhe shpërdorime”, thotë historiani James Grossman.

Presidenti i zgjedhur Trump dhe miliarderi Musk kanë një mjet në dispozicion që nuk ekzistonte më parë.

“Mund të ketë një reagim më të shpejtë dhe më të gjerë për shkak të mediave sociale. Falë tyre, anëtarët e Kongresit kanë prirjen të përgjigjen më shumë sesa ndaj letrave që merrnin në të kaluarën”, thotë zoti Schatz.

Në shumë raste, shkurtimet nuk mund të hyjnë në fuqi pa miratimin e Kongresit.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Futbollisti i Premier Leagues arrestohet në stërvitje
Artikulli tjetër Mbi një milion kërkesa më pak për azil, në Evropë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.