KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vuçiç për hyrjen e ushtrisë serbe në Bosnje: U respektuan procedurat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Vuçiç për hyrjen e ushtrisë serbe në Bosnje: U respektuan procedurat
Rajoni

Vuçiç për hyrjen e ushtrisë serbe në Bosnje: U respektuan procedurat

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2024 9:25 pm
154 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “i ka respektuar të gjitha procedurat” me rastin e nisjes së kadetëve të Akademisë Ushtarake të Beogradit në Bosnje e Hercegovinë. Kadetët dhe oficerët e lartë të Akademisë Ushtarake në Beograd marshuan fundjavën e kaluar në dy qytete të Bosnje e Hercegovinës, me ftesë të Qeverisë së entitetit të Republikës Sërpska.

Shkuarjen e tyre atje e dënuan dy anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq. Ata thanë se nuk kanë dhënë leje për hyrjen e tyre dhe kërkuan hetime nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës, si dhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar.

Duke reaguar ndaj kësaj, Vuçiç tha se nuk është hera e parë që kadetët e Akademisë Ushtarake në Beograd marrin pjesë në parada në Bosnje e Hercegovinë dhe se Serbia ka bërë “çdo gjë sipas ligjeve dhe procedurave, pikërisht ashtu siç duhet”.

“Ky është viti i tetë që shkojnë dhe nuk ka qenë kurrë problem, e tani është problem”, tha Vuçiq për Televizionin Pink të Serbisë.

Shkuarja e kadetëve, siç thanë për Radion Evropa e Lirë nga Policia Kufitare e Bosnje e Hercegovinës, u paralajmërua përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës. Përveç në Kozarë, ku u përkujtua përvjetori i një beteje të vitit 1942, kadetët parakaluan edhe në qytetin Prijedor.

Në këtë qytet, gjatë luftës së viteve ’90, u vranë më shumë se 3.100 njerëz të kombësive joserbe. Në paradë morën pjesë edhe ministri serb i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Nemanja Staroviq, dhe sekretari shtetëror në atë ministri, Zoran Antiq.

Opozita në Bosnje e Hercegovinë kërkoi mbajtjen e një seance të posaçme të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës për hyrjen e kadetëve të Ushtrisë së Serbisë në territorin e vendit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë

Gratë në krye të bizneseve/ Shqipëria dhe Serbia kryesojnë Rajonin

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e qershorit, koalicion me 3 parti të tjera

Kosova në zgjedhje të parakohshme, BE thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Euro 2024”/ De La Fuente: “Ekipi im është më i miri”
Artikulli tjetër Në kërkim për abuzimet me fondet e BE, arrestohet në Rinas biznesmeni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 8 Maj, 2026
Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 8 Maj, 2026
Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 8 Maj, 2026
Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.