Rusia ka ndaluar një shtetas të Uzbekistanit, për të cilin hetuesit besojnë se ka vendosur bombën që vrau gjeneralin rus Igor Kirillov me urdhra të shërbimit sekret ukrainas.
Burri u arrestua në qarkun e Moskës, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Brendshme, Irina Volk.
Kirillov ishte udhëheqës i njësitit për armë kimike, biologjike dhe radiologjike. Ai u vra nga një shpërthim afër një ndërtese në Moskë. Pos tij, nga shpërthimi u vra edhe asistenti i tij.