KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sa gjasa kanë rebelët për të marrë Damaskun?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sa gjasa kanë rebelët për të marrë Damaskun?
AnalizeBotaOpinion

Sa gjasa kanë rebelët për të marrë Damaskun?

Përditësimi i fundit: 7 Dhjetor, 2024 1:08 pm
113 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Përparimi i rebelëve në Siri është i pandalshëm. Të premten, karvanët e kamionëve dhe motoçikletave të Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe aleatëve të tij u raportuan se kishin marrë kontrollin e qytetit të Deraa dhe arritën në periferi të qytetit të Homsit, vetëm 160 kilometra nga Damasku, kryeqyteti i vendit.

Sipas Guardian, betejat për kapjen e Homsit pritet të rezultojnë vendimtare në përpjekjet e rebelëve për tu shtrirë drejt kryeqytetit.

Në pak më shumë se një javë, rebelët morën shpejt kontrollin e Aleppos, qytetin e dytë të Sirisë, si dhe kontrollin e plotë të Hama-s pas tërheqjes së shpejtë të forcave qeveritare siriane.

Është hera e parë që të dy qytetet janë nën kontrollin e plotë të opozitës që nga një kryengritje popullore kundër Asadit në vitin 2011 që u shndërrua në një luftë të përgjakshme civile.

Si lëvizën rebelët?

Përparimi jashtëzakonisht i shpejtë i koalicionit të grupeve rebele ka habitur jo vetëm vëzhguesit dhe fuqitë rajonale, por edhe, me sa duket, regjimin e Bashar al-Asad.

Forcat ushtarake të Asadit ofruan rezistencë të papërfillshme. Pak para se rebelët të mbërrinin jashtë Hama-s, ministria e mbrojtjes e Sirisë i përshkroi linjat e saj të mbrojtjes si “të padepërtueshme”.

Por, ushtria siriane më vonë tha se po tërhiqej “për të ruajtur jetën e civilëve”.

Çfarë thonë analistët për lëvizjet e ushtrisë siriane

Analistët e përshkruajnë ushtrinë e Asadit si të dobët për shkak të dezertimeve dhe korrupsionit.

Tërheqja e ushtrisë ka lënë në duart e rebelëve transportues të blinduar të personelit, tanke dhe madje edhe raketa-hedhës dhe avionë luftarakë të sofistikuar të furnizuar nga Rusia.

“Pyetja është nëse ata mund të vazhdojnë dhe të shkojnë në Damask. Ajo që po ndodh zbulon natyrën e brishtë të regjimit”, tha Sanam Vakil, drejtor i programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Chatham House të Londrës.

Porta për në Damask është provinca e Homsit

Provinca Homs është më e madhja në Siri dhe kufizohet me Libanin, Irakun dhe Jordaninë. Qyteti i Homsit, pjesë të të cilit kontrolloheshin nga rebelët deri në një rrethim të përgjakshëm në 2014, është një portë për në Damask, si dhe për në provincat bregdetare të Sirisë, Latakia dhe Tartus, bastione të besnikëve të regjimit.

Asadi po mbledh një ushtri në Damask

Nuk është e qartë nëse ata do të përdorin armët e rënda ose pajisjet e tjera që kanë kapur.

Assad tashmë po tërheq forcat nga Siria lindore për të përforcuar ato rreth Damaskut, duke ua lëshuar qytetet kryesore si Deir ez-Zor fraksioneve të opozitës kurde.

“Ka një nivel të qartë dëshpërimi dhe ata po përqendrojnë mbrojtjen rreth bastioneve. Pyetja e madhe tani është se çfarë do të bëjnë Irani dhe Rusia,” tha Broderick McDonald, një bashkëpunëtor në King’s College në Londër.

Si do të ndihmojnë Rusia, Irani dhe Hezbollahu

Moska, ka përqendruar pjesën më të madhe të forcave të saj në Ukrainë, por nuk ka gjasa të braktisë plotësisht investimin e saj në Siri.

Nga ana tjetër, Teherani, edhe pse i dobësuar nga konflikti me Izraelin, do të bëjë atë që mundet pas dekadash mbështetjeje ndaj regjimit Assad.

Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, luftoi për regjimin në luftën civile dhe mund të jetë ende në gjendje të ofrojë ndihmë pavarësisht humbjeve të fundit në luftën me Izraelin.

Qindra luftëtarë nga një milici e mbështetur nga Irani në Irak janë gati të kalojnë në Siri për të luftuar kryengritësit.

Këtë fundjavë dy konferenca vjetore në Bahrein dhe Katar do të bashkojnë shumë nga ministrat e Jashtëm të rajonit, duke lejuar diskutime jozyrtare dhe ndoshta formulimin e një plani për të ndaluar përparimin e rebelëve.

 

Marrë nga Vizionplus.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë, raportohet për 20 viktima
Artikulli tjetër Intelektualët shqiptarë letër të hapur Gjykatës Kushtetutese të Shkupit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.