KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Intelektualët shqiptarë letër të hapur Gjykatës Kushtetutese të Shkupit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Intelektualët shqiptarë letër të hapur Gjykatës Kushtetutese të Shkupit
AktualeKryesoreOpinionRajoni

Intelektualët shqiptarë letër të hapur Gjykatës Kushtetutese të Shkupit

Përditësimi i fundit: 7 Dhjetor, 2024 1:22 pm
97 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Mbi 250 intelektualë shqiptar, profesorë universitar hodhën firmat në një letër të hapur drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në Shkup, ku kërkohet që Gjykata të mos abrogojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Mes firmëtarëve janë Rektorët e tre universiteteve në gjuhën shqipe: Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti – UEJL, Prof. Dr. Jusuf Zejneli – UT, Prof. Dr. Izet Zeqiri – UNT. Poashtu, në mesin e të nënshkruarve dallohen profesorë të njohur e dekanë aktualë të shumë fakulteteve, në mesin e tyre po veçojmë gjuhëtarin e njohur Prof.dr Agim Vinca, pastaj profesorët: Agni Dika, Nuri Bexheti, Abdulla Aliu, Asllan Bilalli, Safet Emruli, Qebir Avziu, Jeton Shasivari, Fatmire Lumani, Mersim Maksuti, Arta Bilalli, Fadil Zendeli, Bashkim Ziberi, Muamet Shehabi, Kenan Ferati, Etem Iseni, Ruzhdi Matoshi, Fati Iseini.

Në vazhdim po ua përcjellim të plotë letrën e hapur të intelektualve shqiptar drejtuar Gjykatës Kushtetuese me firmat e tyre.

Ne, anëtarët e komunitetit akademik shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, po ndjekim me vëmendje punën dhe aktivitetet tuaja (siç janë deklaratat televizive, intervistat etj.) në lidhje me kërkesën e parashtruar pranë kësaj Gjykate për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të miratuar në Kuvendin Republikan dhe të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 7/2019.

Na lejoni të theksojmë fillimisht ndjeshmërinë tonë, si njerëzore ashtu edhe kombëtare, ndaj statusit të gjuhës sonë amtare – gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut si një çështje me rëndësi kapitale për ne dhe, besojmë, për të gjithë ata që ia duan të mirën këtij shteti.

Është krejtësisht e natyrshme që ne të angazhohemi për barazinë e plotë të gjuhës shqipe si gjuhë komunikimi jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë shtetëror. Akti juridik I vitit 2019 e sanksionon një status të tillë të gjuhës shqipe në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ky trajtim është garancë për barazinë, lojalitetin dhe respektin e ndërsjellë të qytetarëve ndaj RMV-së si shtet.

Nga sa kemi pasur rastin të dëgjojmë nga Ju, të nderuar Gjyqtarë, si dhe nga disa përfaqësues të lartë politikë (si, për shembull, deklaratat e Kryeministrit Mickovski, i cili pohon se do të abrogohen vetëm dy-tre nene të ligjit në fjalë), kemi arsye të dyshojmë se mund të bëheni pjesë e realizimit të një skenari me motive politike, që ka për qëllim pikërisht atë që po deklarohet haptas në nivelin më të lartë shtetëror.

Duke pasur parasysh pozitën dhe rolin kushtetues që keni Ju si përfaqësues të institucionit më të lartë juridik, i cili sipas Kushtetutës është i pavarur dhe pa ndikime politike, vazhdojmë të shpresojmë se nuk do të lejoni realizimin e skenarëve të tillë, të cilët cenojnë ndjenjat e çdo qytetari shqiptar. Një veprim i tillë do të fundoste besimin e qytetarëve, veçanërisht të atyre shqiptarë, në funksionimin e institucionit që ju përfaqësoni dhe që pritet të marrë vendime në mënyrë të pavarur, sipas bindjeve tuaja, bazuar në Kushtetutë dhe ligj, e jo sipas ndikimeve politike ngado që të vijnë ato.

Përkujtojmë opinionin e gjerë publik dhe Ju, të nderuar gjyqtarë, se e kaluara e punës së Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar tensione e pakënaqësi, kurdo që ka marrë vendime të njëanshme dhe arbitrare, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike dhe kanë cenuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi, të realizuara në rrugë institucionale.

Mjafton të kujtojmë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 1997, të cilat çuan në ndërhyrje të dhunshme shtetërore në komunat e udhëhequra nga kryetarë shqiptarë të zgjedhur në mënyrë legjitime. Kjo solli ngjarjet tragjike të Gostivarit, ku pati edhe viktima në njerëz.

Ndërgjegjja dhe profesionalizmi Juaj nuk duhet të lejojnë që vendimet tuaja të jenë nxitëse të pakënaqësisë apo të përsëritjes së pasojave dhe të aktgjykimeve me motive politike, si ato që përmendëm më lart. Nuk duhet harruar as aktgjykimi i vitit 2007, i cili çoi në dorëheqjen e Kryetarit dhe të njërit nga anëtarët shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë rast, shprehim edhe mospajtimin dhe indinjatën tonë lidhur me vendimin për eliminimin e deklarimit të përkatësisë etnike, me çka ne praktikisht kthehemi në kohën para nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, sepse eliminon mundësinë për të përcjellë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, që është kategori kushtetuese dhe që mundësoi përfshirjen e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në insititucione. Çdo tendencë me të cilën synohet, qoftë edhe në mënyrë të sofistikuar, të ndryshohet karakteri i shtetit dhe ta shndërrojë përfaqësimin e drejtë vetëm në fjalë në letër, nuk i ndihmon kohezionit ndëretnik dhe besimit të ndërsjellë në shtetin tonë multietnik.

Është bindje e përgjithshme se rastet e sipërpërmendura kanë lënë plagë të thella në kujtesën e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ju, si anëtarë të një institucioni që ka për detyrë mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të vlerave që promovon Kushtetuta, veçanërisht në aspektin e respektimit të ndërsjellë të të drejtave etnike në një shoqëri multietnike siç është Republika e Maqedonisë së Veriut, keni obligim ligjor t’i ruani këto vlera.

Ne duam të besojmë dhe shpresojmë se ndërgjegjja Juaj morale dhe profesionale nuk do lejojë cenimin e vlerave kushtetuese dhe do të dëshmojë ndjeshmëri të mjaftueshme ndaj statusit tashmë të fituar të gjuhës së bashkësisë së dytë etnike në vend, gjuhës shqipe.

 

Marre nga Ina-online.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sa gjasa kanë rebelët për të marrë Damaskun?
Artikulli tjetër Krisje në koalicionin qeveritar në Maqedoninë e Veriut?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.