KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Suedia synon të dërgojë kriminelët të vuajnë dënimin në burgje jashtë vendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Suedia synon të dërgojë kriminelët të vuajnë dënimin në burgje jashtë vendit
AktualeBotaFokusSociale

Suedia synon të dërgojë kriminelët të vuajnë dënimin në burgje jashtë vendit

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2025 2:48 pm
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Suedia mund të dërgojë kriminelë për të vuajtur dënimet e tyre në burgjet jashtë vendit, tha një komision i emëruar nga Qeveria më 29 janar. Ky shtet po përballet me vështirësi në menaxhimin e kapaciteteve në burgje, për shkak të rritjes së numrit të të burgosurve të rinj, rritje që lidhet me një valë të krimeve të bandave.

“Ka nevojë të punohet për gjetjen e zgjidhjeve të reja brenda Shërbimit të Burgjeve”, tha ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, gjatë një konference për media.

Strommer tha se Suedia veçse është në bisedime me shtetet e tjera për marrjen me qira të burgjeve të tyre, pa përmendur emrat e shteteve.

Nga shtetet evropiane, edhe Danimarka, duke dashur të lehtësojë situatën me mbipopullimin e burgjeve të saj, ka arritur marrëveshje me Kosovën për të marrë me qira 300 qeli në burgun në Gjilan. Megjithatë, kjo marrëveshje 10-vjeçare, nga e cila Kosova do të përfitojë rreth 200 milionë euro, ende nuk ka nisur së zbatuari.

Ndryshe, Suedia po përballet me rritje të krimeve të bandave, krime që janë rritur në dy dekadat e fundit. Ky shtet është në mesin e shteteve me numrin më të lartë për kokë banori të dhunës me armë në Evropë.

Me miratimin e ligjeve të reja dhe rritjen e personelit dhe buxhetit, policia suedeze ka korrur sukses në luftën kundër bandave dhe në dy vjetët e fundit ka pasur më pak të shtëna vdekjeprurëse e më shumë dënime.

Përderisa ky sukses është mirëpritur, sistemi i burgjeve të shtetit është mbingarkuar. Sipas të dhënave të fundit, që i përkasin vitit 2023, gjykatat suedeze kanë dënuar persona në një total prej pothuajse 200.000 muajsh burgim, që paraqet një rritje prej 25 për qind me vitin paraprak dhe dyfishim krahasuar me dënimet e shqiptuara më 2014.

Burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Suedi janë në kapacitete të plota dhe Shërbimi i Burgjeve ka thënë se i duhen rreth 27.000 shtretër të rinj deri më 2033. Mattias Wahlstedt, kreu i komisionit, tha se nuk ka pengesa ligjore që Suedia të marrë me qira qeli jashtë vendit, por propozimi për një gjë të tillë duhet fillimisht të miratohet nga Parlamenti.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Euro i afrohet 100 lekëve
Artikulli tjetër Uashington, aksident pranë aeroportit “Ronald Reagan”, avioni përplaset me helikopterin e ushtrisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.