KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Euro i afrohet 100 lekëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Euro i afrohet 100 lekëve
AktualeFinanceKryesoreOpinion

Euro i afrohet 100 lekëve

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2025 2:47 pm
191 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.71 lekë, në rritje me pothuajse 1 lek krahasuar me ditën e martë. Ky është niveli më i lartë i kursit euro-lek që prej fillimit të shtatorit të vitit të kaluar.

Sipas agjentëve të tregut valutor, rritja e kursit të këmbimit të euros ka ardhur për shkak të kërkesave të larta për blerje nga disa banka të veçanta të sektorit. Në përgjithësi, blerjet e valutës bëhen për të plotësuar nevojat e klientëve, por në raste të veçanta bankat mund të blejnë për llogari të tyre, si për të mbyllur pozicionet e hapura në valutë përtej niveleve të lejuara rregullatore, apo qoftë edhe në funksion të nevojave tyre të drejtpërdrejta.

Për shembull, në mars të vitit të kaluar shpërndarja e një dividendi në vlerë të madhe nga një bankë solli rritje të fortë dhe afatshkurtër të kursit të këmbimit euros me lekun.

Ashtu siç ka ndodhur në mënyrë periodike në vitet e fundit, shtimi i kërkesës për euro sjell menjëherë një rritje të fortë të kursit të këmbimit të monedhës europiane. Kjo mund të shpjegohet me përmasat e vogla të tregut valutor në vend, që në këto raste duket se përfshihet edhe nga një lloj paniku. Megjithatë, në të kaluarën këto rritje të kursit të euros kanë patur një trajektore afatshkurtër dhe tregu është qetësuar në një horizont kohor disa ditor.

Leku në vitet e fundit është forcuar vazhdimisht në kursin e këmbimit me euron. Ky mbiçmim, sipas Bankës së Shqipërisë, i detyrohet përmirësimit të bilancit të pagesave, në veçanti rritjes së prurjeve valutore nga turizmi dhe niveleve të larta të investimeve të huaja direkte, veçanërisht në pasuri të paluajtshme. Nga ana tjetër, forcimi i lekut ka marrë një mbështetje shtesë edhe nga politika fiskale shtrëngues e ndjekur nga qeveria shqiptare, me një balancë buxhetore që ka qenë në suficit për pjesën më të madhe të tre viteve të fundit.

Forcimi i lekut vlerësohet se ka ndihmuar në uljen e presioneve inflacioniste nga jashtë dhe ka qenë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në rënien e inflacionit në periudhën 2023-2024. Nga ana tjetër, forcimi historik i lekut ka ndikuar negativisht sektorët eksportues të ekonomisë, me dëme të mëdha veçanërisht në aktivitetet e fasonerisë.

Një rritje e shpejtë e kursit të Euros mund të shtrojë rreziqe të mëdha për ekonominë, siç nënvizon raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Forcimi i euros do të shtonte presionet inflacioniste dhe do të krijonte vështirësi për huamarrësit me kredi në monedhën europiane dhe me të ardhura në lekë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hyn sot në fuqi marrëveshja Kosovë-Itali për njohjen e patentës
Artikulli tjetër Suedia synon të dërgojë kriminelët të vuajnë dënimin në burgje jashtë vendit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.