KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump anullon 500 milionë dollarë fonde për zhvillimin e vaksinave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump anullon 500 milionë dollarë fonde për zhvillimin e vaksinave
AktualeBotaFokusKomentSociale

Trump anullon 500 milionë dollarë fonde për zhvillimin e vaksinave

Përditësimi i fundit: 6 Gusht, 2025 11:06 am
279 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) planifikon të anulojë 500 milionë dollarë fonde për vaksinat mRNA që po zhvillohen për të luftuar viruse si gripi dhe Covid-19.

Ky veprim do të ndikojë në 22 projekte që drejtohen nga kompani të mëdha farmaceutike, përfshirë Pfizer dhe Moderna, për vaksinat kundër gripit të shpendëve dhe viruseve të tjera, ka bërë të diturr HHS.

Sekretari i Shëndetësisë, Robert F Kennedy Jr, i njohur si një skeptik ndaj vaksinave, ka njoftuar se po tërheq fondet për shkak të pretendimeve se “teknologjia mRNA paraqet më shumë rreziqe sesa përfitime për këto viruse të frymëmarrjes”.

Mjekët dhe ekspertët e shëndetit kanë kritikuar vënien në pikëpyetje të Kennedyt për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave dhe pikëpamjet e tij mbi politikat shëndetësore.

Zhvillimi i vaksinave mRNA për të luftuar Covid-19 ishte kritik në ndihmën për ngadalësimin e pandemisë dhe shpëtimin e miliona jetëve, ka thënë Peter Lurie, një ish-zyrtar i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Ai i ka thënë BBC-së se ndryshimi në këtë drejtim nënkupton “kthim të shpinës nga SHBA-ja ndaj njërit prej mjeteve më premtuese për të luftuar pandeminë e ardhshme”.

E në një deklaratë, Kennedy ka thënë se ekipi i tij kishte “shqyrtuar shkencën, kishte dëgjuar ekspertët dhe kishte vepruar”.

“Të dhënat tregojnë se këto vaksina nuk arrijnë të mbrojnë në mënyrë efektive kundër infeksioneve të sipërme të frymëmarrjes si Covid dhe gripi”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se departamenti po e zhvendos financimin drejt “platformave më të sigurta dhe më të gjera të vaksinimit që mbeten efektive edhe kur viruset pësojnë mutacion”.

Kennedy gjithashtu pretendon se vaksinat me mRNA mund të ndihmojnë në “inkurajimin e mutacioneve të reja dhe në fakt mund të zgjasin pandemitë pasi virusi pëson vazhdimisht mutacion për t’i shpëtuar efekteve mbrojtëse të vaksinës”.

Mirëpo, ekspertët e shëndetit kanë thënë se viruset pësojnë mutacion pavarësisht nëse ekzistojnë vaksina për to.

Që nga marrja e detyrës, Kennedy ka ndërmarrë një numër hapash për të transformuar mënyrën se si departamenti i shëndetësisë i vendit zhvillon dhe rregullon vaksinat.

Në qershor, ai ka shkarkuar të gjithë 17 anëtarët e një komiteti që lëshon rekomandime zyrtare qeveritare për imunizimet, duke i zëvendësuar ata me disa njerëz që kanë kritikuar sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave.

Ai gjithashtu ka hequr vaksinën Covid-19 nga orari i rekomanduar i imunizimit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për fëmijë të shëndetshëm dhe gra shtatzëna.
Marrë nga CBS News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Karol Nawrocki betohet si president i Polonisë
Artikulli tjetër Në Shqipëri e lanë pa punë, Ardian Koçi merr çmimin “Njeriu i vitit 2025” në Gjermani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.