KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 36% e ndërmarrjeve kanë kredi për të paguar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 36% e ndërmarrjeve kanë kredi për të paguar
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

36% e ndërmarrjeve kanë kredi për të paguar

Përditësimi i fundit: 2 Maj, 2025 12:20 pm
274 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Performanca financiare e bizneseve ka qenë pozitive gjatë periudhës të gjashtëmujorit të dytë të 2024. Sipas vrojtimit “Mbi gjendjen financiare dhe ngarkesën me borxh të ndërmarrjeve”, rreth 93% e ndërmarrjeve të vrojtuara gjatë periudhës kanë operuar me fitim. Ecuria e shitjeve vlerësohet pozitive dhe në rritje krahasuar me periudhën e kaluar dhe me një vit më parë.

Sa iu përket sfidave të aktivitetit gjatë periudhës, ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme kanë cilësuar “konkurrencën” dhe “gjetjen e tregut”, ndërsa ndërmarrjet e mëdha kanë veçuar “kostot e financimit” dhe “disponueshmërinë e stafit”.

Pesha e ndërmarrjeve që kanë hua për të paguar nuk ka treguar ndryshim të rëndësishëm gjatë periudhës. Rreth 36% e ndërmarrjeve deklarojnë se kanë aktualisht hua për të paguar. Kjo peshë ka shënuar një rënie prej 1 p.p. krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por është rritur me 0.3 p.p. krahasuar me një vit më parë.

Rreth 84% e ndërmarrjeve e konsiderojnë të përshtatshëm nivelin e tyre të huamarrjes, por ndërmarrjet e vogla vijojnë të shfaqin kërkesë më të lartë për financim. Raporti “hua/kapital” ka shënuar rritje për totalin e ndërmarrjeve të vrojtuara krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.

Rreth 79% e ndërmarrjeve raportojnë se vlera totale e huasë rezulton afërsisht sa gjysma e kapitalit të ndërmarrjes, 14% deklarojnë se është pothuaj e njëjtë me vlerën e kapitalit dhe prej 7% deklarojnë që kjo vlerë e tejkalon atë të kapitalit, çka rezulton në një raport mesatar “hua/kapital” prej 88%.

Ky raport është rritur krahasuar me periudhën paraardhëse, veçanërisht në rastin e ndërmarrjeve të mesme, ku rreth 30% e tyre shprehen se huaja është e barabartë ose tejkalon vlerën e kapitalit.

Në nivel sektorial, ngarkesa me borxh ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e kaluar në rastin e sektorëve të industrisë dhe shërbimeve, dhe rënie në rastin e sektorëve të ndërtimit dhe tregtisë. Sektori i shërbimeve vijon të mbetet sektori me vlerën më të lartë të huas ndaj kapitalit, ku rreth 28% e ndërmarrjeve kanë deklaruar se kjo vlerë është e barabartë ose tejkalon vlerën e kapitalit.

Huaja me koston më të lartë në terma të të ardhurave vlerësohet tek ndërmarrjet e mëdha, 28% e të cilave deklarojnë se shërbimi i huasë tejkalon 20% të të ardhurave të tyre.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pritshmëritë ekonomike, industria “humbet optimizmin” prej eksporteve
Artikulli tjetër Turizmi kulturor me rënie

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.