KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pritshmëritë ekonomike, industria “humbet optimizmin” prej eksporteve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pritshmëritë ekonomike, industria “humbet optimizmin” prej eksporteve
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Pritshmëritë ekonomike, industria “humbet optimizmin” prej eksporteve

Përditësimi i fundit: 2 Maj, 2025 12:18 pm
231 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pas rritjes së shënuar në mars, treguesi i ndjesisë ekonomike, që mat perceptimet e bizneseve dhe qytetarëve për ecurinë e ekonomisë, ka shënuar një rënie me 0.8 pikë në prill. Rënia e këtij treguesi i ndikua më së shumti nga rënia e ndjeshme e sektorit të industrisë, si edhe nga treguesi i besimit konsumator. Të gjithë treguesit e tjerë të besimit, në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, shënuan rritje, por nuk arritën të kompensonin rënien e treguesve në dy sektorët e tjerë.

Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.7 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet e përkeqësuara për kontratat porositëse në vend dhe veçanërisht për ato nga eksportet. Ky tregues ka zbritur gjithashtu nën mesataren historike. Në terma të pritjeve për të ardhmen, bizneseve të këtij sektori presin punësim në rritje dhe çmime në rënie.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 1.3 pikë përqindje në muajin prill, për të dytin muaj me radhë. Ky tregues qëndron ndjeshëm mbi mesataren afatgjatë. Rritja e tij u ndikua kryesisht nga vlerësimet më të larta për nivelin e porosive aktuale, ndërkohë që prirjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me vetëm 0.5 pikë përqindje, në muajin prill. Gjithsesi, ai mbetet mbi mesataren afatgjatë të tij. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Edhe besimi në tregti u rrit, me rreth 0.8 pikë përqindje, ndikuar kryesisht nga vlerësimet optimiste për punësimin në të ardhmen.

Treguesi i besimit konsumator ra me 1.3 pikë përqindje. Përkeqësimi i këtij treguesi u ndikua nga rënia e pothuajse të gjithë balancave përbërëse të treguesit, përkatësisht: pritjeve për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbyllen aplikimet për panelet e ngrohjes së ujit, 2000 u shpallën fitues
Artikulli tjetër 36% e ndërmarrjeve kanë kredi për të paguar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.