KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: FMN: Rivlerësimi i Euros kthehet në rrezik të lartë për ekonominë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > FMN: Rivlerësimi i Euros kthehet në rrezik të lartë për ekonominë
AnalizeFinanceKryesoreOpinion

FMN: Rivlerësimi i Euros kthehet në rrezik të lartë për ekonominë

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2025 10:59 am
190 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022 atëherë kjo ngjarje do të ketë me ndikim të lartë dhe të menjëhershëm sidomos në sektorin financiar, familjet dhe bizneset, vëren Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në konsultimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërisë.

Fondi vëren se rreziku për rivlerësimin e euros është mesatar, por nëse ndodh, rreziku është i lartë. Në raportin e fundit Fondi i kushtoi më shumë vëmendje zhvillimeve të kursit të këmbimit dhe rëndësinë që ka mbajtja e regjimit fleksibël.

Në vitin 2022 euro u këmbye mesatarisht mbi 120 lekë, ndërsa në korrik të këtij viti euro u këmbye për herë të parë nën 100 lekë.

“Nëse kursi i këmbimit mund të marrë një kthese të papritur duke u rikthyer në nivelin e vitit 2022 do të ndikonte negativisht sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë” vë në dukje FMN.

Fondi analizoi se zhvlerësimi i euros u nxit nga prurjet në rritje të turizmit, emigrantëve dhe investimeve të huaja, por kishte disa momente kur nënçmimi i nxit nga faktorë jo themelore (spekulime).

Kursi real efektiv i këmbimit i Shqipërisë mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm në 10 muajt e parë të 2024 pasi regjistroi një vlerësim prej 11 për qind në 2023. Vlerësimi kumulativ në dekadën e kaluar është rreth 35 pike për qind.

Ndërsa Shqipëria mbetet konkurruese si destinacion turistik, presionet për ta pozicionuar Shqipërinë si konkurrente në afatgjatë do të shtohen nëse rritja e pagave vazhdon të tejkalojë rritjen e produktivitetit të punës”, vlerëson FMN.

Në vitin 2024, hyrjet financiare neto u nxitën kryesisht nga flukset hyrëse të IHD-ve, të cilat përbënin rreth 7 për qind e PBB-së. FMN analizon se investimet e huaja janë të përqendruara kryesisht në turizëm dhe sektorët e ndërtimit dhe tani mund të rriten me ritme më të ngadalta pasi flukset e turizmit stabilizohen.

Banka e Shqipërisë i shtoi ndërhyrjet në kursin e këmbimit gjatë vitit 2024. Injektimi total në vlerë vitin e kaluar ishte rreth 3 për qind e PBB-së. FMN rekomandon se Banka e Shqipërisë duhet të lejojë që kursi i këmbimit të përshtatet në mënyrë më fleksibël, ku ndërhyrja do të shërbejë vetëm si një mjet plotësues në adresimin e luhatjeve jothemelore.

Analiza e FMN konstaton ka pasur disa episode të kufizuara edhe vitin 2024, në të cilin presionet themelore të vlerësimit të lekut u nxiten nga forca jo-themelore. Në të tilla rrethana, ndërhyrjet ne kursin e këmbimit mund të shërbejnë si një mjet plotësues për të thyer vrullin spekulativ, por të tilla ndërhyrja duhet të jenë në shkallë të kufizuar analizon Fondi.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump zbulon origjinën e dronëve misteriozë që tronditën Amerikën
Artikulli tjetër Me çelësa në duar, të pastrehët nga tërmeti nuk futen dot në shtëpi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.