KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Me çelësa në duar, të pastrehët nga tërmeti nuk futen dot në shtëpi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Me çelësa në duar, të pastrehët nga tërmeti nuk futen dot në shtëpi
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Me çelësa në duar, të pastrehët nga tërmeti nuk futen dot në shtëpi

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2025 11:01 am
148 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Bashkia e Durrësit ka shpërndarë që prej korrikut çelësat e një kompleksi të ndërtuar për të pastrehët e tërmetit, por banorët nuk kanë hyrë ende nëpër shtëpitë e reja për shkak të punimeve të papërfunduara dhe mungesës së kolaudimit.

Dita e 23 korrikut 2024 ishte një ditë e lumtur për Ruzhdi Plakun, pensionistin nga Durrësi, i cili më në fund u bë me shtëpi të re, pas shembjes së pallatit të tij për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 20219.

“Bëmë takim në bashki dhe më dhanë çelësin për shtëpinë e re në pallatin e rindërtuar, nuk kishte më lumturi,” tha Plaku për BIRN.

Ai i mori çelësat bashkë me 134 familje të tjera nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirana Sako në banesat kolektive me numrat 1 dhe 3, në rrugën “Lura”, dhe numrat 15 dhe 23 në rrugën “Ahmet Dakli”, në lagjen me  17  të qytetit bregdetar. Por shtatë muaj më pas, këto familje ende nuk i kanë shijuar shtëpitë e reja.

“Çdo ditë shkoj dhe shikoj shtëpinë, por nuk po futem dot, sepse nuk ka përfunduar lidhja e ujit të pijshëm dhe sistemi i kanalizimeve,” tha Plaku i keqardhur.

Prej muajsh, ai dhe banorët e këtij kompleksi kanë ngritur shumë herë zërin që proceset e fundit që kanë të bëjnë me lidhjet e energjisë elektrike, vendosjen e sahatëve, ato të ujit të pijshëm dhe ujit komunal të përfundonin, por pa ndonjë rezultat.

“Që nga korriku deri në dhjetor kemi bërë protesa, kemi shkuar në bashki çdo ditë, tek elektrike, tek ujësjellësi, por vetëm premtime. Një herë thoshin do bëhen sot lidhjet, një herë do bëhen nesër, por asgjë nuk po përfundon akoma”, shtoi pensionisti.

Bashkia e Durrësit i tha BIRN se ky kompleks bashkë me 1 mijë banesa të tjera në zonën e Spitallës nuk ishin ende të banueshme, pasi ishin në pritje të kolaudimit. Bashkia nuk dha një afat për përfundimin e këtij procesi.

“Çelësat e banesave do të shpërndahen në momentin e dorëzimit të tyre nga  zhvilluesi, në përfundim të kolaudimit të punimeve të  ndërtimit”, tha bashkia në një përgjigje për BIRN.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë të Shqipëri. Pas tërmetit, qeveria hartoi “Programin e Rindërtimit” dhe pavarësisht kontradiktave dhe akuzave që kanë shoqëruar këtë të fundit, qindra apartamente u janë dorëzuar personave që mbetën të pastrehë. Por në mjaft raste, procedurat vijojnë të zvarriten dhe banorët edhe pasi kanë marrë çelësat, nuk mund të hynë në shtëpi.

Për shumë familje, situata është bërë prej kohësh e papërballueshme.

2500 familje të prekura nga tërmeti në Durrës u trajtuan për herë të fundit me bonus qiraje në mars të vitit 2023 dhe më pas nuk është bërë shpërndarje, pasi fondet nuk u vunë më në dispozicion nga qeveria.

Të lodhur nga pritja dhe në mungesë të marrjes së bonusit të qirasë,  banorët po bëhen gati për t’u futur në shtëpitë e reja, pavarësisht se ato nuk janë përfunduar.

“Kam dy vite që paguaj vetë bonusin, kemi arritur në pikën që nuk mund të mbajmë më, mjaft të flenë në shtëpinë tonë,” tha Ruzhdi Plaku.

Skënder Pasha, një tjetër banor i kësaj lagje është futur në shtëpi dhe pse nuk ka ujë të pijshëm. “Nuk mund të prisja më, që nga korriku që prit sot dhe prit nesër, shko sa në një zyrë, në tjetrën, nuk durohej më, kam ardhur në shtëpi prej disa ditësh dhe ujin e marr poshtë me bidona dhe ia hedh banjës”, tha burri për BIRN, ndërsa transporton një bidon ujë me biçikletë.

Një situatë e ngjashme është edhe për ata që presin të futen në shtëpi të reja në lagjen “Rilindja” në Spitallë. Në këtë lagje u ndërtuan me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed 996 apartamente, por edhe këto mbeten në pritje të kolaudimit.

Më 29 gusht të vitit 2024, Bashkia e Durrësit zhvilloi shorteun e parë me shpërndarjen e 196 apartamenteve të para në këtë lagje, por ndonëse kanë kaluar gjashtë muaj nga ky proces, banorët nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre.

“Vijmë e shohim që kompleksi ka përfunduar, shtëpia na është dhënë, por nuk po futemi dot brenda që nga gushti,” tha një banor në kushtet e anonimatit.

Në këtë lagje të rindërtuar e gjitha nga e para do të vendoden familjet, që deri para tërmetit banonin në pallatet apo banesat individuale, për të cilat Komisioni Shtetëror i Rindërtimit nuk dha aprovimin për t’u rindërtuar në  të njëjtin truall.

Shumë nga familjet që banonin në  disa pallate në lagjen 5, afër qendrës së Durrësit kanë zhvilluar disa protesta duke shprehur kundërshtinë e tyre për t’u vendosur në zonën e Spitallës.

Por pasi askush nuk i mori parasysh kërkesat e tyre, ata duket se i’u dorëzuan fatit dhe mbeten në pritje për t’u futur në shtëpitë e reja.  “Mirë që na degdisën deri në Spitallë, kur jetonim më parë në mes të Durrësit, por as në atë shtëpi atje nuk po futemi. Na rroftë shorteu që u bë që në verë,” tha banori.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FMN: Rivlerësimi i Euros kthehet në rrezik të lartë për ekonominë
Artikulli tjetër Kush është gjenerali libian për të cilin Giorgia Meloni është nën hetim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.