KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinion

Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2024 10:15 am
221 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria përballet me sfida të mëdha në rrugën e saj drejt rritjes ekonomike, ku korrupsioni mbetet një pengesë e vazhdueshme. Sipas studimeve të World Bank, Transparency International dhe Corruption Monitoring System të rrjetit të Seldit ne bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike, lufta kundër korrupsionit është e domosdoshme jo vetëm për të rritur konkurrueshmërinë e Shqipërisë, por edhe për të zhvilluar potencialin e saj për inovacion duke shfrytëzuar më mirë kapacitetet e saj të biznesit, përfshirë bizneset e vogla dhe të mëdha, të cilat janë të pozicionuara mirë për të nxitur rritjen ekonomike.

Praktikat transparente dhe të ndershme të biznesit do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, duke i mundësuar kompanive të zgjerojnë, të inovohet dhe të sjellin ide të reja në treg. Si mund të realizohet kjo?

Kur menaxhohen me integritet, partneritetet mes institucioneve publike dhe kompanive private mund të jenë forca të fuqishme për zhvillim. Duke ulur nivelin e korrupsionit, këto bashkëpunime mund të kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve thelbësore, duke mbështetur modernizimin ekonomik të Shqipërisë.

Korrupsioni ndikon veçanërisht te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të cilat përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare. Këto ndërmarrje janë më të ndjeshme ndaj kostove të korrupsionit, si ryshfeti dhe tarifat e fshehta për të përshpejtuar proceset burokratike. Korrupsioni ndikon negativisht edhe në inovacionin kombëtar ku Shqipëria renditet ndër vendet me investimet më të ulëta në kërkim dhe zhvillim (K&ZH) në rajon, sipas Indeksit Global të Inovacionit. Për më tepër, vetëm një pjesë e vogël e bizneseve që angazhohen në aktivitete inovative marrin mbështetje financiare publike, ndërsa pjesa më e madhe e fondeve të huaja drejtohen nga Bashkimi Evropian. Kjo mungesë mbështetjeje thekson nevojën për politika të forta . Për NVM-të, të cilat përbëjnë një pjesë të madhe të ekonomisë shqiptare, korrupsioni përbën një barrë të rëndë financiare dhe logjistike, duke e bërë të vështirë për to të fokusohen në zhvillimin e produkteve, shërbimeve apo proceseve të reja. Në vend që të investojnë në inovacion, shumë biznese janë të detyruara të ndajnë burimet e tyre për të përballuar pengesat burokratike, duke kufizuar aftësinë e tyre për të rritur konkurrencën.

Në një shoqëri të pazhvilluar, potenciali sipërmarrës mund të dekurajohet nga investimi dhe inovacionet për shkak të barrierave të hyrjes për të krijuar produkte ekzistuese apo produkte që janë në proces. Në këtë situatë, “ryshfeti mund t’i mundësojë një inovatori ekonomik prezantimin e risive të tija para se ai të ketë pasur kohë për të ngritur veten e tij politikisht.” Për shkak të burokratëve ekzistojnë interesat ekonomike, inovatoret mund të konsiderohen me indiferencë madje edhe me armiqësi. Në mjedis të korruptuar, ryshfeti mund t’u japë inovatoreve një mundësi për të marrë ‘licencat’ dhe lejet e qeverisë. Për më tepër, “pagesa e lehtësimit”( ryshfeti) mund t’i lejojë bizneset të anashkalojnë vonesat e panevojshme.

Masat për transparencë dhe anti-korrupsion janë të domosdoshme për të krijuar kushte të barabarta për bizneset shqiptare. Duke adoptuar parime të qeverisjes së mirë, Shqipëria mund të krijojë një mjedis më të shëndetshëm biznesi që nxit krijimtarinë dhe sipërmarrjen.

Në raportin më të fundit të rrjetit SELDI mbi korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet po ashtu se vijon një ngecje në reformat e antikorrupsionit. Shqipëria po mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të rryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Kosova dhe Mali i Zi me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind). Fakti që besimi në synimin dhe kapacitetin e qeverive për të reduktuar korrupsionin është rritur, tregon se efektiviteti i këtyre marrëveshjeve formale është ende i dobët.

Për një Shqipëri Transparente dhe Inovative

Për të përmbushur nevojat e saj për rritje ekonomike dhe për t’u bërë një pjesë e rëndësishme e tregut evropian, Shqipëria duhet të marrë veprime në luftën kundër korrupsionit. Disa nga veprimet mund të përfshijnë:

• Forcimin e kuadrit ligjislativ dhe institucional – Duke përmirësuar procedurat e prokurimit dhe duke siguruar pavarësinë e sistemit gjyqësor.

• Mbështetja e firmave të vogla e të mesme – Përmes fondeve publike dhe investimeve që inkurajojnë inovacionin.

• Përfshirja dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve– Duke krijuar një platformë për dialog të hapur midis qeverisë dhe qytetarëve..

Me këto reforma, Shqipëria mund të çlirojë potencialin e saj ekonomik dhe të bëhet një model suksesi për rajonin, një Shqipëri e aftë të zhvillohet, të inovohet dhe të konkurrojë me dinjitet në tregjet globale. Është koha që të veprojmë së bashku, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë shqiptarët.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kancelari gjerman Olaf Scholz humbet votëbesimin në parlament
Artikulli tjetër Një në katër të punësuar në Europë është emigrant

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.