KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një në katër të punësuar në Europë është emigrant
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një në katër të punësuar në Europë është emigrant
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Një në katër të punësuar në Europë është emigrant

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2024 10:17 am
122 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) migrantët luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun e punës në shtetet europiane. Për ekonominë dhe zhvillimin ata janë “të domosdoshëm”, konstatohet në raportin (16.12.2024) e ILO-së. Potuajse një në katër të punësuar në Europë është ndërkohë migrant. Veçanërisht në vendet me të ardhura të larta migrantët po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.

Në Europën veriore, jugore dhe perëndimore kuota e të punësuarve emigrantë në periudhën 2013 dhe 2022 nga 22,5 përqind është rritur në 23,3 përqind. Si emigrantë konsiderohen të gjithë njerëzit, që punojnë në një vend tjetër dhe jo në atdheun e tyre.”Migrantët e punës janë të domosdoshëm, për të përballuar mungesën e krahut të punës në mbarë botën dhe për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik”, tha drejtori i përgjithshëm i ILO-së Gilbert F. Houngbo.

ILO në këtë grup përfshin si njerëzit në marrëdhënie pune, ashtu edhe migrantët, që punojnë pa dokumentacion të rregullt në vendin ku kanë migruar. Në krahasimin global kuota e migrantëve në raport me popullsinë në marrëdhënie pune në Europë si dhe në Amerikën e Veriut dhe në shtetet arabe është mjaft e lartë.

Punësim i lartë në sektorin e shërbimeve

Këto rajone nga njëra anë janë tërheqës për migrantët për arsyen se kanë të ardhura dhe standarde të larta, nga ana tjetër në to kërkesa për punëtorë është mjaft e madhe.Faktori kryesor për mungesën e krahut të punës në këto vende është plakja e popullsisë. Migrantët zenë vendet e punës, kur të punësuarit dalin në pension dhe njëkohësisht me këtë rritet edhe nevoja për punonjës në sektorin e kujdesit për të moshuarit. Kjo pasqyrohet edhe në shifra: Tre të katërtat e njerëzve, që kanë qenë të punësuar si migrantë në Europë, kanë qenë të punësuar në sektorin e shërbimeve. Ndërsa kuota e popullsisë vendase në këtë sektor është pothuajse gjysma e të punësuarve.

Shkaqet për kuotën e lartë të papunësisë

Në mbarë botën kuota e migrantëve në raport me forcat e punës në vitin 2022 ka qenë 4,7 përqind. Numri i përgjithshëm i migrantëve në mbarë botën sipas ILO-së është rreth 284,5 milionë. Rreth 255,7 milionë prej tyre kanë qenë mbi 15 vjeç, pra në moshë pune. Në jetën e punës kanë qenë të angazhuar 167,7 milion persona – 30 milion më shumë se në vitin 2013. Kuota e papunësisë tek migrantët me 7,2 përqind është pak më e lartë se tek popullsia vendave (5,2 përqind). Arsyet sipas të dhënave të Organizatës së OKB-së ILO ndër të tjera janë vështirësitë gjuhësore, si edhe mosnjohja e diplomave apo edhe diskriminimi.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit
Artikulli tjetër Pse motori franko-gjerman, që e fuqizoi BE-në, është thuajse “i prishur”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.