KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rama i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”
AktualeAnalizeKorrupsionKryesore

Rama i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2025 1:12 pm
271 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Biznesmeni Gentian Sula, i konsideruar si një nga miqtë e ngushtë të Erion Veliajt, po përballet me kosto të rënda pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës në 10 shkurt të këtij viti për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në 27 Shkurt 2025, vetëm pak ditë pas kryeministri Edi Rama mori “de facto” drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e shefit të qeverisë, i refuzoi dy kërkesa për leje ndërtimi shoqërisë “S&D Invest” shpk në pronësi të Sulës.

Me vendimin nr. 44, dt. 27 Shkurt 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit refuzoi kërkesën e shoqërisë “S&D Invest” shpk për objektin “Godinë banimi dhe shërbimesh 4, 6, 8 dhe 10 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë në Bashkinë e Tiranës”. Vendimi I zbardhur së fundmi nuk jep arsyet e refuzimit.

Në të njëjtën ditë, pra në 27 Shkurt të këtij viti, Edi Rama nënshkruan vendimin nr. 52 të Këshillit Kombëtar të Territorit për refuzimin e lejes së ndërtimit për objektin “Kompleks banimi dhe hoteleri me struktura 1, 2, 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”.

Kjo leje ishte kërkuar sërish nga shoqëria “S&D” shpk, në pronësi të biznesmenit Gentian Sula.

Ligjërisht, KKT nuk është noter i kërkesave për leje ndërtimi dhe e ka hapësirën për t’i refuzuar ato nëse nuk janë në përputhje me kriteret ose planet vendore të qyteteve.

Megjithatë, refuzimi i njëkohëshëm i dy lejeve të kërkuara nga Gent Sula, në dy qytete të ndryshme dhe vetëm dy javë pas arrestimit të mikut të tij, Veliaj, krijojnë dyshimet se nuk është thjesht rastësi.

Gentian Sula në dosjen e Veliaj

Biznesmeni Gent Sula u vendos nën masë sigurie “detyrim për paraqitje” nga Gjykata e Posaçme në Shkurt të këtij viti, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”, në vijim të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Sipas dosjes hetimore, Sula dhe Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Gentjan Sulës si zv.ministre.

SPAK thotë se kompania “Agi Kons” e Gentjan Sulës ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera pranë Bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë çiftit Veliaj-Xoxa një vilë në “Marea Resort” në Qerret të Kavajës.

Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.

Një nga provat shkresore më të forta gjithsesi janë deklarimet e kompanisë së administrimit “S&D Invest” në pronësi të Gentian Sulës që nga vitet 2020 dhe 2021 ka deklaruar në Drejtorinë e Përgjithsme të Tatimeve emrin e Erjon Veliajt si blerës i dy vilave.

Të dhënat përbëjnë një panoramë më të plotë të akuzës, që prokurorët kanë ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës për fshehje pasurie. Thelbi i akuzës, nuk janë lodrat e fëmijëve të gjetura në shtëpinë në plazh, por është fakti se vila në Qerret rezulton të jetë ende sot pronë e kompanisë Agi Kons, ndërkohë që prej vitesh përdorej nga Erjon Veliaj, Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa, në mënyrë që të mos deklarohet në ILDKP.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si shpëtoi mandati i Vullnet Sinajt?
Artikulli tjetër Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.