KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si shpëtoi mandati i Vullnet Sinajt?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si shpëtoi mandati i Vullnet Sinajt?
AnalizeFokusKryesorePolitike

Si shpëtoi mandati i Vullnet Sinajt?

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2025 1:10 pm
218 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike e cila kërkoi që të shpallej i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i Kuvendit për mosdërgimin në këtë gjykatë të mocionit që lidhej me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Sipas Gjykatës Kushtetuese marrja e një vendimi mbi mandatin e Vullnet Sinajt nuk ka vlerë 6 muaj përpara mbarimit të mandatit.

Padia e firmosur nga 14 deputetë të PD-së u depozitua në Kushtetuese më 5 Mars, vetëm pak ditë para tejkalimit të afatit.

Ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese parashikon se “kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit…”.

Mandati i deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë përfundon në shtator, kur edhe pritet të betohen 140 deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Si rrjedhojë, mocioni i papajtueshmërisë së mandatit për deputetin Sinaj nuk mund të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese pas datës 10 mars.

Vullnet Sinaj më 30 Janar u mbrojt nga socialistët në Kuvend, të cilët votuan kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të kolegut të tyre. Në një sallë gjysëm të boshatisur, mazhoranca e rrëzoi me 61 vota kundër dhe 12 abstenim, ku në mesin e votave kundër ishte dhe ajo e deputetit të PD-së, Bujar Leskaj.

Provat e sjella në mocion ishin disa fatura blerjesh nga institucione publike pranë rrjetit të supermarketeve “Big Market” në pronësi të Sinajt, që kapin shifrën 3.6 milionë lekë të reja (36 milion lekë të vjetra).

Por ndërkohë, mocioni i papajtueshmërisë i firmosur nga deputetë të opozitës u shqyrtua në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores që në datën 20 nëntor të vitit të kaluar dhe prej rreth 2 muajsh, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nuk e thirri një mbledhje tjetër të këtij këshilli për të vijuar me procedurat.

Pra, Vullnet Sinaj i shpëtoi mandatit në radhë të parë nga zvarritja e Elisa Spiropalit deri në dërgimin në Kuvend për votim, por edhe nga vonesa e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e dërgoi padinë në Gjykatën Kushtetuese vetëm 5 ditë para përfundimit të afatit kushtetues, duke ngritur një rol të dyshimtë të tij.

Kjo është hera e dytë që tek Gazment Bardhi ngrihen dyshime për mënyrë “teknikalitete” i shpëton mandatet socialistëve. Hera e parë ishte me Olta Xhaçkën.

Më konkretisht, kur ishte pjesë e grupit “Alibeaj”, Bardhi dërgoi një padi në Kushtetuese vetëm me firmat e 14 deputetëve të opozitës (1/10 së Parlamentit), pjesë e grupit “Alibeaj”, për të rikthyer çështjen e mandatit të Xhaçkës në Parlament.

Kjo padi u pranua, por në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese i hoqi të drejtën vetes për të shqyrtuar një tjetër kërkesë, të hartuar nga 28 deputetëve opozitarë (1/5 e Parlamentit), të atashuar me Sali Berishën, që kërkonin shpalljen e pavlefshme të mandatit të Olta Xhaçkës, pa marrë “miratimin” e Kuvendit.

Për këtë kërkesë “të dytë”, Gjykata Kushtetuese vendosi pushimin e gjykimit, për shkak se “tashmë” çështja ishte rikthyer në Parlament, dhe historia vijoi më pas me ngritje kartonash të kuq nga deputetët socialistë me urdhër të Edi Ramës për të mbrojtur Olta Xhaçkën.

Por, edhe për rastin e Vullnet Sinajt, Boldnews.al ka raportuar më herët se në planin politik, e gjithë historia rezulton një betejë e kotë e opozitës që merrej me kacidhet e Vullnet Sinaj, ndërkohë që miliardat e menaxhuara nga super-ministria e Belinda Ballukut fluturojnë në erë, sa në projekte infrastrukore me kosto shumë herë më të larta se vendet më të lodhura të Bashkimit Europian, aq tek shpenzimet për energjinë, të cilat nuk shihen as ku përdoren dhe as ku fluturojnë.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Telenovela” në parlamentin e Kosovës, BE thirrje urgjente partive politike
Artikulli tjetër Rama i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.