KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandali me diplomat e WISDOM, dalin emra
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Skandali me diplomat e WISDOM, dalin emra
KorrupsionOpinion

Skandali me diplomat e WISDOM, dalin emra

Përditësimi i fundit: 17 Shtator, 2024 1:54 pm
194 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja e prokurorisë italiane lidhur me skandalin e shitjes së dplomave false nga Kolegji Universitar WISDOM në Itali. Në krye të skemës së mashtrimit janë dy administratorët e Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, çifti i bashkëshortëve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano. Bashkë me ta janë vënë në pranga edhe disa shtetas të tjerë italian.

Për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me një çantë me vlerë gati 1200 euro të markës Luis Vuitton. Në dosje emri i saj është shkruar si Aquila Telhaj, por që nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton të jetë Shqiponja Telhaj. ASCAL është një organ qeveritar, ndërsa Shqiponja Telhaj rezulton që të jetë zgjedhur me emërim direkt nga kryeministri Edi Rama. Telhaj ka pasur detyrën që të ndiqte të gjithë procedurën për akreditimin e Wisdom University.

Ndërkohë referuar sërish të dhënave nga dosja, Cianci dhe Catalano janë kujdesur që me rastin e Krishtlindjes (25 dhjetor) të përgatisin dhe të dorëzojnë dhurata edhe drejtuesit e Ministrisë së Arsimit asokohe, duke përmendur emrin e Evis Kushit. Dhe gjithashtu në listën e personave, ishin edhe shtetas italianë.

“Lucia Catalano dhe Savino Cianci bëjnë çmos për të përgatitur dhe për të dorëzuar dhuratat për festat e Krishtlindjeve për: Pietrangeli (ambasador), Lucia Cuçiarelli dhe Carlo Intaschini, Evis Kushi…”, thuhet ndër të tjera në dokumentet e publikuara nga mediat italiane.

Lidhur me këtë çështje Versus.al ka folur me deputeten socialiste Evis Kushi e cila asokohe drejtonte ministrinë e Arsimit. Kushi sqaroi se në asnjë moment emri i saj nuk përmendet në dosjen e prokurorisë italiane si person të cilit do t’i jepeshin dhurata në këmbim të ndonjë ndikimi prej saj në procedurën e akreditimit.

“Personi në hetim thoshte aty përpiqej që të blinte dhurata për Krishtlindje, dhurata të vogla dhe thotë emrin e shportave. Kjo është e vetmja herë ku përmendet emri im. Në paragraf thuhet thotë shporta për Krishtlindje, jo dhurata sepse dhurata për krishtlindje mund të jenë edhe çanta. Këtu është fjala për shporta të cilat u dhurohen institucioneve për Krishtlindje. Por unë nuk e mbaj mend dhe nuk di të them nëse kanë ardhur shporta të tilla në ministri asokohe”, theksoi Kushi.

Sa i takon akreditimit të kolegjit universitar WISDOM të përfshirë në skandalin e zbuluar nga prokuroria italiane, ish-ministrja nënvizoi se institucioni i ASCAL që merret me akreditimin nuk ishte nën përgjegjësinë e saj, duke ia faturuar Edi Ramës përgjegjësinë, kur ka thënë se ASCAL vepronte i pavarur nga ministria e Arsimit dhe anëtarë të bordit ishin në shumicë të huaj me qëllim që të mos kishte asnjë lloj premise për përfshirjen e tyre në korrupsion. Por ajo që dihet është se përgjegjësja e institucionit të akreditimit ishte emërim direkt i kryeministrit Edi Rama.

Në artikullin e mediave italiane thuhet se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare

Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës

Ilir Beqaj do gjykohet jashtë kafazit për aferën e sterilizimit

Qeveria betonizon Kanionin e Langaricës në emër të ‘turizmit’

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turistët nga Kosova ranë me 16%, në korrik
Artikulli tjetër Skandali me shitjen e diplomave false, në Itali, reagon Ministria e Arsimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë
Aktuale Analize Bota Ekonomi Koment 29 Prill, 2026
Kriza ajrore e karburantit godet Europën
Aktuale Analize Bota Ekonomi Sociale 29 Prill, 2026
Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 29 Prill, 2026
Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.