KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turistët nga Kosova ranë me 16%, në korrik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Turistët nga Kosova ranë me 16%, në korrik
EkonomiFokusRajoni

Turistët nga Kosova ranë me 16%, në korrik

Përditësimi i fundit: 17 Shtator, 2024 1:49 pm
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Hyrjet e shqiptarëve të Kosovës ranë me 16% në korrik 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave lidhur me vendet e origjinës nga kanë ardhur shtetasit që kanë hyrë në vendin tonë, konfirmojnë atë që më herët pohuan edhe tur-operatorë: në bregdetin shqiptar pushuan më pak shqiptarë të Kosovës.

Në muajin e 7-të të vitit hynë në total 710 mijë shtetas nga Kosova teksa një vit më parë ishin mbi 847 mijë. Kjo është hera e parë që nga pandemia që ky grup shënon rënie teksa ka mbajtur çdo vit peshën kryesore të turizmit duke mbetur në nivelet mbi 40 për qind të totalit të hyrjeve. Deri në qershor në fakt shifrat tregojnë për një ecuri pozitive të hyrjes së turistëve nga Kosova ku në qershor 2024 ishin 15 për qind më shumë se qershori i një viti më parë.

Rënia e numrit të vizitorëve nga Kosova u paralajmërua qëh në fillim të vitit si efekt i liberalizimit të vizave që nisi nga janari. Turoperatorët e Kosovës pohuan se kishte një numër në rritje të shtetasve që Kosovës që po preferonin destinacione të reja si Greqia apo Kroacia përmes rritjes së frekuencës së autobusëve që i çonin ata në destinacion, teksa edhe udhëtimet nga Tirana për destinacone me linja low cost panë rritje.

Shifrat e raportuara nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës treguan për një rritje të shtetasve nga Kosova që zgjodhën për të fluturuar nga ky aeroport. Liberalizimi i vizave pakësoi jo vetëm udhëtimet e fundjavave drejt Shqipërisë por mesa duket edhe pushimet e verës.

Tur-operatorët do të vlerësonin se tashmë jemi përpara faktit se epoka e turizmit patriotik ka përfunduar dhe tërheqja e turistëve nga Kosova do të duhet të bëhet në një raport të drejtë me shërbim dhe oferta konkurruese në raport me tregjet potencialë ku këta të fundit mund të shkojnë.

Një tjetër shkak që duket se ndikoi tek prania e më pak shqiptarëve të Kosovës në vend ishin edhe çmimet e rritura këtë vit. Nga Velipoja deri në Ksamil, vendi pati rritje të çmimeve nga vlerat minimale deri në gati 2-fishim dhe edhe pse Shqipëria ofroi sërish alternativa për të gjithë duket se paniku që u krijua në rrjete sociale sidomos në qershor dhe fillim korrik “trembën” turizmin patriotik.

Pushuesit nga Kosova u qëndruan kryesisht në Velipojë dhe Shëngjin ku çmimet ishin më ekonomike teksa në Golem kishte më pak pushues e po kështu edhe në Jug. Krahas rritjes direkte së çmimeve, rënia e Euros është një tjetër faktor që ka ndikuar negativisht në turizmin e Kosovës. Nëse disa vite më parë për 100 euro, turistët merrnin 120-125 lekë, tashmë ata marrin më pak sesa 100 lekë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritet papunësia në vitin 2024, në Shqipëri
Artikulli tjetër Skandali me diplomat e WISDOM, dalin emra

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.