KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aksi Thumanë – Kashar, i katërti më i shtrenjti në 59 autostradat me pagesë, në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Aksi Thumanë – Kashar, i katërti më i shtrenjti në 59 autostradat me pagesë, në Europë
EkonomiKorrupsionSociale

Aksi Thumanë – Kashar, i katërti më i shtrenjti në 59 autostradat me pagesë, në Europë

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2024 6:54 am
261 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Autostrada Thumanë – Kashar, e cila u hap për trafikun këtë muaj do të jetë një nga katër autostradat më të shtrenjta në Europë sa i përket tarifës, ndërsa e krahasuar me fuqinë blerëse ajo është më e shtrenjta në Europë.

“Monitor” ka përpunuar tarifat për kilometër të rreth 59 akseve me pagesë në të gjithë Europën me të dhëna të marra nga portali i tarifave të pagesave sipas shteteve https://www.tolls.eu/european-countries. Këto të dhëna u verifikuan me tarifat zyrtare të secilës nga shtetet.

Në krahasim janë përfshirë vetëm autostradat me pagesë, një pjesë e të cilave kanë edhe tunele (duke përjashtuar tarifat për veprat e rralla inxhinierike të tilla si Kanali La Manshit, tunelet dhe urat në Belgjikë dhe Holandë etj, pasi nuk janë të krahasueshme me rrugën Thumanë -Kashar).

Autostrada Thumanë – Kashar në Shqipëri ka një gjatësi 21 kilometër, me një tarifë 2.1 euro pa TVSH ose 2.53 euro me TVSH ose 0.12 euro për kilometër. Me këtë çmim për kilometër Thumanë – Kashar është e katërta më e shtrenjta në mesin e 59 autostradave me pagesë në Europë. (shiko Grafikun e mëposhtëm).

Autostrada “Cannock – Kingsbury” në Britaninë e Madhe renditet e para me 0.2 euro për kilometër. Aksi është 35 kilometër i gjatë dhe kushton 8.2 euro (7 paund).

Autostrada e dytë më e shtrenjtë në Europë është “Navan North – Kells” në Irlandë me 0.136 euro për kilometër. Aksi është 11 kilometër dhe kushton 1,5 euro.

Aksi i tretë më i shtrenjtë është gjithashtu në Irlandë “Springhill – Slieverue” me 0,125 euro për kilometër. Kjo autostradë është 16 kilometra dhe kushton 2 euro.

Të dhënat nga tarifat në autostradat me pagesë janë më të lartat në Britani, Francë dhe Itali, ndërsa më të lirat janë në Turqi, në Europën Lindore përgjithësisht në Rajonin e Ballkanit.

Për me tepër vendet e Europës që kanë çmime të larta të rrugëve me pagesë kanë më shumë se një alternativë të lirë për lëvizjen e njerëzve.

P.sh. vendet e Europës Perëndimore kanë një rrjet shumë efikas hekurudhor, dhe gjithashtu rrugë të brendshme të tjera si alternativa. Rrugët me pagesë në BE dhe Europë sigurojnë shpejtësi të lartë dhe kursim të madh në kohë. Ndërsa autostrada Thumanë – Kashar, ndër më të shtrenjtat nga tarifat, nuk u dha zgjidhje as në kostove (karburant+trafik).

Në Europë, 11 vende nuk aplikojnë tarifa për automjetet që lëvizin në rrugë, ndërsa në vendet e Europës Lindore aplikohen tarifa në formën e aboneve ditore, mujore dhe vjetore.

Dy ditë më parë u krijuan radhë të mëdha në rrugën e re Thumanë-Kashar, e cila filloi testimin e pagesave për të kaluar në 21 kilometrat e ndërtuara përmes koncesionit. Pagesa u hoq pas amullisë së krijuar me trafikun.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) sqaroi dje se kompania ka kryer në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit.

Publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës, tha Ministria.

Aksi Thumanë-Kashar 21 km është autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km në orë. Për ndërtimin e saj u përdor forma e koncesionit me financim privat për 35 vjet. Të ardhurat e për të gjithë periudhë e koncesionit me gjithë TVSH llogariten 1,6 miliardë euro.

Vlera e investimit është 271 milion euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, Ky segment është pjesë Korridorit Adriatiko -Jonian.

Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar është aksi i dytë në vend pas asaj të Rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogorasë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Starmer anulloi marrëveshjen e dëbimit të azilkërkuesve, Ruanda nuk pranon t’i kthejë fondet
Artikulli tjetër Mickovski paralajmëron luftë të ashpër kundër korrupsionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.