KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mickovski paralajmëron luftë të ashpër kundër korrupsionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Mickovski paralajmëron luftë të ashpër kundër korrupsionit
KorrupsionRajoni

Mickovski paralajmëron luftë të ashpër kundër korrupsionit

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2024 10:37 am
241 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, i cili drejton delegacionin e Maqedonisë së Veriut që po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington, shfrytëzoi rastin të prezantojë disa tema të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut me interes për rajonin e gjerë. Në ligjëratën e mbajtur në universitetin Johns Hopkins, kryeministri Mickovski ka paralajmëruar një luftë të pakompromis ndaj korrupsionit. Nëse duam të ketë drejtësi duhet shkatërruar koalicioni mes disa politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe elitës së biznesit, tha Mickovski.

“Ne duhet të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin nëse duam të zhvillojmë shtetin tonë për brezin e ardhshëm. Ka një koalicion të madh ndërmjet elitave të caktuara politike, gjykatësve, prokurorëve dhe elitave të biznesit dhe ne duhet ta shkatërrojmë atë koalicion, nëse duam ta zhvillojmë shtetin tonë dhe nëse duam të sjellim drejtësi siç duhet të jetë. Në të kundërtën, do të dështojmë si të gjithë paraardhësit tanë dhe do të humbasim”, tha Hristijan Mickoski.

Përplasje për reformat në gjyqësor

Mickoski nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen më të nxehtë për reforma në gjyqësor, respektivisht për shpërndarjen e Këshillit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Për këtë nismë të kryeministrit, ai u përplas me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend, të cilët deklaruan se me këtë, pushteti ekzekutiv përzihet në punët e pushtetit gjyqësor.

“Shpërndarja e organeve të pavarura gjyqësore ishte premtim parazgjedhor i VMRO-DPME-së, dhe e njëjta është bërë pjesë e programit qeveritar. Reformat në gjyqësor, qeveria do t’i bëjë edhe nëpërmjet miratimit të ligjeve të reja për Procedurë Penale, Prokurori, por edhe miratimit të Kodit të ri Penal. Nëpërmjet tyre, parashikohet të parandalohet ndikimi dhe nepotizmi në procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, është shprehur kryeministri Mickovski.

Raportet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë

Kryeministri Hristijan Mickoski u prononcua edhe për fillimin e negociatave për anëtarësimin e RMV-së në BE. Ai me këtë rast ka theksuar se nuk ka garanci për një kërkesë përfundimtare në bisedimet me Bullgarinë.

“Ne nuk do të jemi të gatshëm të fillojmë negociatat, nëse nuk përfshijmë në Kushtetutë disa qindra qytetarë tanët, që do të thotë se ata janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantojë se kjo është kërkesa e fundit e Bullgarisë.

Në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg kemi 14 vendime që thonë se janë shkelur të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari. Dhe këtu shtrohet një pyetje logjike se kujt i shkelen të drejtat”, tha Mickoski. Duke folur për veton e Bullgarisë, ai theksoi se duhet të diskutohet për marrëdhënie reale të mira fqinjësore, por ato të jenë të dyanshme.

“Ne do të mbrojmë interesat tona, jemi të gatshëm të diskutojmë argumentet, t’i paraqesim ato, të shohim se argumentet e kujt do të mbizotërojnë. Qytetarët e Maqedonisë kanë kontribuar për perspektivën evropiane si askush më parë”, deklaron kryeministri Mickoski.

Që nga ardhja e qeverisë së Mickoskit në pushtet ka pasur përplasje verbale edhe me fqinjin jugor, Greqinë, sa i përket përdorimit të emrit të ri të shtetit dhe respektimin e marrëveshjes së Prespës. Në samitin e NATO-s në Uashington pritet të ketë një takim të drejtëpërdrejtë midis kryeministrave Micotakis dhe Mickovski.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit pa transformim digjital

Skandalime koncertin e Kanye West/ Gazeta gjermane: Imagjinoni çfarë do ndodhte sikur Merz të bënte diçka të tillë

Kosovë/ Nisin takimet mes liderëve politikë, për formimin e institucioneve

SHBA-të hyjnë në sektorin energjetik të Serbisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aksi Thumanë – Kashar, i katërti më i shtrenjti në 59 autostradat me pagesë, në Europë
Artikulli tjetër Zjarret masive në jug, Greqia na vjen në ndihmë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Korrik, 2026
Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament
Analize Fokus Koment Kryesore Kulture Zhvillim 10 Korrik, 2026
Biletat e Kanye West mbeten stok
Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.