KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bum turistik, por rritje mediokre ekonomike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bum turistik, por rritje mediokre ekonomike
AnalizeEkonomiKryesoreOpinion

Bum turistik, por rritje mediokre ekonomike

Përditësimi i fundit: 24 Dhjetor, 2024 1:08 pm
136 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia shqiptare u rrit vetëm me 4.1 për qind në kulmin e sezonit turistik, një ecuri kjo larg shifrave pompoze të bumit të propaganduar turistik

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri u rrit me me 4.09 për qind në terma realë, në tremujorin e tretë të vitit, ndërsa propaganda e qeverisë për bum turistik nuk përputhet me rritjen e ekonomisë. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Stattistikave tregojnë se për periudhën korrik-shtator që përbën dhe pikun e sezonit turistik, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim Ushqimor”, u rrit me 6.2 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Ky është grupi që përmban brenda vetes pjesën më të madhe të degës së turizmit dhe rritja me 6.2 për qind nuk tregon për bum impresionues, aq më tepër nëse krahasohet me statistikat për rritjen e numrit të turistëve që raporton qeveria dhe institucionet e saj.

Grupi tjetër, që përmban po ashtu aktivitete të lirdhura me turizmin ai i e “Arte, argëtim, çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi u rrit me vetëm 3.88 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në terma të peshës, aktiviteti i turizmit kontriboi 1.3 për qind në rritjen e PBB-së në tremujorin e tretë, ndërkohë që grupi i dytë me kontributin më të madh ishte ai i aministratës publike, arsimit dhe shëndetësisë, i cili kontriboi me 0.91 pikë përqindje në rritjen ekonomike prej 4.09 për qindësh.

Për 9 muajt e parë të vitit, ekonomia shqiptare është rritur me rreth 4 për qind krahasuar me 9 mujorin e vitit të kaluar. Rritja prej 4 për qind është më e lartë se sa pritshmëritë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili kishte parashikuar se gjatë këtij viti ekonomia shqiptare do të zgjerohet me 3.3 për qind.

Por pavarësisht kësaj, shifra 4 për qind mbetet relativisht e ngadaltë dhe mbi të gjitha ajo nuk sinjalizon asnjë bum turistik ashtu sicc propagandon qeveria. Prej disa vitesh tashmë, ekonomia shqiptare është kapur në kurthin e një paradoksi, ku nga njëra anë Shqipëria raportohet si “hot spot”-i europian i turizmit, ndërsa nga anë tjetër ky bum nuk përkthehet në të njëjtën masë në rritje ekonomike dhe mirëqënie për qytetarët.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Meloni nuk tërhiqet nga Shqipëria: Kampi i Gjadrit nis funksionimin normal në janar
Artikulli tjetër Bumi i voltaikëve, energjia diellore arrin 6.75% të totalit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.