KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Meloni nuk tërhiqet nga Shqipëria: Kampi i Gjadrit nis funksionimin normal në janar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Meloni nuk tërhiqet nga Shqipëria: Kampi i Gjadrit nis funksionimin normal në janar
KryesoreOpinionPolitikeSociale

Meloni nuk tërhiqet nga Shqipëria: Kampi i Gjadrit nis funksionimin normal në janar

Përditësimi i fundit: 24 Dhjetor, 2024 12:24 pm
127 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“Evropa është me ne për emigrantët”. Kështu deklaroi Giorgia Meloni, e më pas e përsëriti Antonio Tajani. Qeveria jo vetëm që nuk do të bëjë një hap prapa për kampet në Shqipëri, por po përgatitet të rifillojë transfertat përtej Adriatikut ndoshta në mesin e janarit.

Ky vendim është përforcuar nga dy risi: vendimi i Gjykatës së Kasacionit i 19 dhjetorit, i cili njeh të drejtën e qeverisë për të krijuar listën e vendeve të sigurta në bazë të të cilave jepet azili, dhe transferimi, nga 11 janari, i juridiksionit mbi vlefshmërinë e paraburgimet nga gjyqtarët e seksioneve, të cilët deri tani i kanë refuzuar, në Gjykatat e Apelit.

Por nga ana tjetër, opozita ka vijuar me kundërshtimin e planit duke e quajtur atë projekt çnjerëzor dhe joefektiv.

“Mjaft me këtë projekt çnjerëzor, joefektiv, shpërdorues, mjaft me këtë propagandë të paguar nga italianët. Meloni stop”, deklaroi Elly Schlein, sekretare e Partisë Demokratike.

Cila është strategjia

Menaxhimi i fluksit mbetet në qendër të aktivitetit të qeverisë. Ajo u diskutua në samitin e thirrur nga kryeministrja me ministrat e Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, të Brendshëm, Matteo Piantedosi, të Mbrojtjes, Guido Crosetto, të Çështjeve Evropiane, Tommaso Foti dhe nënsekretarin e presidencës Alfredo Mantovano.

“Gjithashtu në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës së Kasacionit samiti përsëriti synimin e tij të vendosur për të vazhduar punën, së bashku me partnerët e BE-së dhe në përputhje me konkluzionet e Këshillit Evropian të 19 dhjetorin e kaluar, mbi të ashtuquajturat “zgjidhje novatore” për fenomenin e migracionit”, shkruhej në reagimin e qeverisë pas mbledhje.

Nga ana tjetër, Tajani është edhe më i drejtpërdrejtë, duke theksuar se do të vijojnë të ecin përpara me këtë nismë.

“Ne do të ecim përpara për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore, për të respektuar rregullat e komunitetit. Zgjidhjet inovative janë vlerësuar dhe vlerësohen nga vende të tjera”, shprehet ai.

Çfarë thotë Opozita?

Qendrat aktualisht të zbrazëta të Shëngjinit dhe Gjadrit do të funksionojnë plotësisht, siç e kishte premtuar Meloni me pasion gjatë festës së Atreju. Samiti shërben për të regjistruar strategjinë për të mos e modifikuar në thelb atë.

“Nëse dikush vazhdon të mbajë samite për të demonstruar dobinë e diçkaje, do të thotë se kjo gjë nuk funksionon”, provokon Matteo Mauri, kreu i Sigurimit të Partisë Demokratike. Avs dhe M5s ftojnë gjithashtu qeverinë që të “marrë parasysh dështimin“.

Carlo Calenda, drejtuesi i Action, bën llogaritë e veprimeve të Melonit : “Problemi me operacionin Albania është se nuk funksionon. Edhe pa ndërhyrjen e gjyqtarëve, sot në ato qendra do të strehonin 18 emigrantë”.

 

Marrë nga Corriere dela Sera

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shteti shet lirë e blen shtrenjtë. Miliona për qira te privatët, 1 euro për pronat publike
Artikulli tjetër Bum turistik, por rritje mediokre ekonomike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.