KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera
AnalizeEkonomiKorrupsionKryesoreSociale

Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 10:37 am
227 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Prej gati 10 vjetësh, shpronësimi i pronarëve mbahet peng nga mungesa e një vendimi nga Këshilli i Ministrave, një ngërç që nuk e ka zgjidhur as gjykata.

Ndërtimi i sheshit publik në hyrje të portit detar në Durrës thuajse ka përfunduar, por familjet që janë shpronësuar për të mundësuar ngritjen e tij ende nuk janë kompensuar financiarisht.

Projekti i shumëpërfolur i sheshit, i njohur më së shumti me emrin Veliera, ka nisur të realizohet në vitin 2016 dhe vetëm në 5 vitet e para, shuma e shpenzuar për të arriti në 9 milionë euro, ose afro dy herë më shumë sesa vlera e parashikuar.

Ndërkaq, dy grupe me 8 familje trashëgimtarësh gjithsej nuk kanë përfituar ende shumën që u takon.

Mungesa prej afro 10 vitesh e një vendimi të qeverisë (VKM) e ka bërë të pamundur lëvrimin e shumës së përcaktuar për kompensimin e tyre, me vlerë të përgjithshme prej 13,5 milionë lekësh.

Megjithëse vlera e realizimit të projektit “Veliera” është shumë herë më e madhe sesa ajo që pushteti lokal ka përcaktuar për familjet, këto të fundit vazhdojnë të enden nëpër zyra në pritje të kompensimit.

Stefan Herczegh, një nga pjesëtarët e familjeve në pritje të shumës, tha për BIRN se, megjithëse zona kadastrale ku shtrihej prona e tyre ka një çmim më të lartë të truallit, familjarët e tij kanë pranuar të shpërblehen me shumën e përcaktuar nga Bashkia e Durrësit 9 vjet më parë.

“Interesimi ynë i vazhdueshëm ka marrë gjithmonë përgjigje burokratike,” tregon Stefani, duke sjellë në vëmendje korrespondencën disavjeçare me Bashkinë.

Këshilli Bashkiak ka vendosur 9 vjet më parë vlerat financiare që u takojnë familjeve pronare të sipërfaqeve që u shpronësuan për projektin.

“Dy vjet më parë, Bashkia na u përgjigj se ende nuk është publikuar VKM-ja për shpronësim, ndërsa më parë kjo mangësi u justifikua me dëmet e shkaktuara nga tërmeti,” tha z. Herczegh.

“Një herë tjetër, Bashkia shkroi se vlera e kompensimit do të alokohet brenda vitit 2022,” shtoi ai.

Pas kërkesës së BIRN, Bashkia e Durrësit vuri në dispozicion një mori shkresash që ajo ka prodhuar për problematikën e shpronësimeve në zonën e projektit, të gjitha të vitit 2016, kur ende nuk kishin filluar punimet për realizimin e Velierës.

Bashkë me to, BIRN disponon edhe një sërë skicash të vendndodhjeve të pronave të shpronësuara, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 387 metrash katrorë, pranë Torrës Veneciane, një nga objektet e pakta që vazhdon të jetë një pikë referimi e përhershme në qendër të qytetit bregdetar.

Fatmir Karagjozi ka pasur një dyqan funksional pranë Torrës, deri kur u shpronësua për t’i hapur vend projektit për rivitalizimin e sheshit në hyrje të portit detar.

“Sipërfaqja e përgjithshme e pronës sime, truall dhe dyqan së bashku, arrinte në 99 metra katrorë,” tha Fatmiri për BIRN.

Pesë vjet më parë, ai hoqi dorë nga ecejaket në Bashki dhe iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës.

“Por rezultati vazhdon të jetë i njëjtë,” shprehet i pezmatuar Fatmiri.

Një numër i pafund seancash janë zhvilluar që nga viti 2019, ndërsa çështjen e kanë marrë në dorë tre gjyqtarë të ndryshëm për shkak të procesit të vetingut në drejtësi.

Fatmir Karagjozi i ndjek rregullisht seancat gjyqësore, por ka bindjen se për kompensimin real do të duhet jo pak kohë.

Edhe Stefan Herczegh i shkruan vazhdimisht zyrave përkatëse në Bashkinë e Durrësit, por përgjigjet nuk ndryshojnë.

“Para disa vitesh, unë, në emër të trashëgimtarëve, iu drejtova Gjykatës, por më kërkuan disa dokumente që Bashkia nuk i vuri në dispozicion,” thotë Herczegh.

Ndërsa punimet për finalizimin e projektit të Velierës vijojnë, familjet e përfshira në procesin e kompensimit vazhdojnë pa sukses ecejaket në institucione.

“Në Bashki apo në gjykatë qoftë, unë kam shumë pak besim se do t’i marrim shumat e parave që na takojnë,” përfundoi Stefani.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si e vendosi Kumbaro, Gjirin e Llamanit nën kthetrat e betonit
Artikulli tjetër Shqiptarët po shpenzojnë më shumë se një orë çdo ditë të ngecur në trafik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.