KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si e vendosi Kumbaro, Gjirin e Llamanit nën kthetrat e betonit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si e vendosi Kumbaro, Gjirin e Llamanit nën kthetrat e betonit
AnalizeEkonomiKorrupsionKryesoreSociale

Si e vendosi Kumbaro, Gjirin e Llamanit nën kthetrat e betonit

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 10:35 am
259 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në vitin 2015, tre ekspertë të Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, hartuan Planin e Menaxhimit për Parkun Natyror Gjiri i Porto Palermos-Llamani.

Në dokumentin e gjatë, Zamir Dedej, Genti Kromidha dhe Nihat Dragoti përcaktuan kufijtë e asaj që sipas tyre duhet të ishte zona e mbrojtur e këtij Parku. Kjo në foto është harta me kufijtë e Zonës së Mbrojtur.

“Pikat më të spikatura për Zonën e Mbrojtur që kërkojne vëmendje të veçantë dhe paprekëshmëri janë: Kepi i Alpunit, plazhi i Llamanit, Kepi i Kavadarit, Gjiri i Armeridhës, tuneli i ushtrisë, shpella, Gadishulli dhe Kalaja e Aliut, amforat, formacioni me Euphorbia, Kisha e Shën Nikollës, Gjiri i Shën Nikollës, Kepi i Panormisë, Gjiri i Gravës dhe Kepi i Spinarasit, etj,” thuhet në Planin e Menaxhimit.

Plani i Menaxhimit ishte kontraktuar nga vetë ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Pas përfundimit të tij, ministria e Mjedisit përgatiti projektvendimin “Për shpalljen e Ekosistemit Natyror Detar-Bregdetar të Gjirit të Porto Palermos-Llamani “Park Natyror”. Por edhe pse u hodh zyrtarisht për konsultim publik, projektvendimi nuk e pa kurrë dritën e miratimit në Këshillin e Ministrave.

Për shumë vite me radhë Plani i Menaxhimit të për Parkun Gjiri i Porto Romanos-Llamani u mbajt në sirtarët e ministrisë së Mjedisit. Deri në vitin 2022.

Në qershor të vitit 2022, ministria e Mjedisit i dërgoi Bashkisë së Himarës nismën për shpalljen e zonës së mbrojtur Gjiri i Porto Palermos-Llamani me statusin e Parkut Natyror duke i kërkuar bashkisë që të realizonte dëgjesat me komunitetin.

Nisma e ministrisë së Mjedisit u shndërra në vendim qeverie vetëm një muaj më pas. Në mbledhjen e datës 29 korrik 2022 përmes vendimit numër 557, qeveria miratoi shpalljen e ekosistemit natyror bregdetar të Gjirit të Porto-Palermos “Park Natyror”. Por kufijtë e zonës nuk ishin ata të përcaktuar në Planin e Menaxhimit të vitit 2015.

Kjo është harta e zonës së mbrojtur që miratoi qeveria. Sic duket qartë kufiri verior i saj ishte spostuar më në Jug, aq sa për të lënë jashtë Gjirin e Llamanit, për të cilët ekspertët në planin e menaxhimit theksonin se duhet të kishte paprekshmëri.

Kufijtë e zonës së mbrojtur nuk u ndryshuan rastësisht. Vendimarrja e Kumbaros nuk po diktohej nga interesi publik, por nga interesat e ngushta ekonomike. Dhe krismat e aferës u ndjenë tre vjet më vonë.

Një muaj më parë, Këshilli Kombëtar i territorit dhe Ujit miratoi lejen e ndërtimit për një hotel me 63 dhoma mbi plazhin e Llamanit. Hoteli i projektuar nga studioja portugeze Ooda do të ndërtohet nga kompania Bega-07.

Kompania pretendon se ajo e ka blerë tokën nga privatët dhe nuk e ka përfituar atë nga shteti. Por origjina e pronësisë së tokave bregdetare në Jug është e dyshimtë për shkak të manipulimeve dhe falsifikimeve që kanë ndodhur në vite. Aq më tepër për zonat e rerës.

Megjithatë, çështja e pronësisë është një temë më e gjerë. Ajo që ka ndodhur me Llamanin është se Kumbaro e dorëzoi atë tek interesat ekonomikë, ndërsa ekspertët që duhet ta mbronin nuk u ndjenë më se rrugës u mpleksën me qeverinë. Kush me poste dhe kush me projekte.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gent Gazheli fsheh skandalin e 600 ton mish Brazili që u importua nga Kosova
Artikulli tjetër Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.