KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gent Gazheli fsheh skandalin e 600 ton mish Brazili që u importua nga Kosova
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gent Gazheli fsheh skandalin e 600 ton mish Brazili që u importua nga Kosova
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Gent Gazheli fsheh skandalin e 600 ton mish Brazili që u importua nga Kosova

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 10:33 am
272 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka kryer asnjë verifikim për një skemë të dyshuar kontrabandimi të qindra mijëra kilogramë mish të Brazilit në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të vendit të origjinës në Kosovë.

Disa muaj më parë, një emision investigativ shqiptar, ngriti dyshime të forta se shoqëria “Apetit Group” në Kosovë importonte mish nga vendi i Amerikës Latine dhe më tej e eksportonte në Shqipëri, pasi më parë i ndryshonte etiketën dhe e shënonte si produkt kosovar.

Skema e dyshuar, përveçse është shumë shqetësuese për shëndetin, përbën edhe një rast të shmangies së detyrimeve doganore.

Shqipëria dhe Kosova nuk kanë taksë doganore për produktet që importojnë tek njëri-tjetri. Por, taksa doganore aplikohet në rastet, kur, fjala vjen, Shqipëria importon mallra e produkte nga një vend i tretë dhe më tej i eksporton në Kosovë dhe anasjelltas.

Në emisionin investigativ “Stop” u sollën raste konkrete, se si një sasi prej të paktën 1 mijë kilogramë mish Brazili u soll në Shqipëri nga “Apetit Group” si produkt i Kosovës. Në pamjet e emisionit u shfaqën copat e filetos të paketuara në qese plastmasi dhe, të gjitha të prera në një pozicion të caktuar, ku dyshohet se më parë ka qenë etiketa e vendit të origjinës, Brazilit.

Megjithatë, administrata doganore shqiptare, nën drejtimin e Gent Gazhelit, në rastin më të mirë, duket se ka qëndruar tërësisht indiferente për të verifikuar këtë skandal të dyshuar dhe përmasat e tij.

“Boldnews.al” e pyeti Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave nëse ka nisur ndonjë verifikim për këtë situatë dhe cilat janë rezultatet e mundshme.

Përfaqësuesi e drejtorit Gent Gazheli iu përgjigjën redaksisë, duke e orientuar që informacionin për zhdoganimet e produkteve të kafshëve të gjalla ta kërkonin pranë institucioneve të përgjegjësisë ushqimore, më konkretisht pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

“Bazuar në legjislacionin kombëtar: Import/eksport” është hyrja dhe/ose dalja fizike e ngarkesave, që i nënshtrohen kontrollit veterinar në territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes pikave të miratuara të inspektimit kufitar. Importi, eksporti dhe transiti i dërgesave me kafshë të gjalla, produkteve mjekësore veterinare, produkteve embrionale të kafshëve, produkteve me origjinë shtazore,etj lejohen vetëm në pikat e inspektimit kufitar (PIK) dhe i nënshtrohen kontrollit veterinar nga inspektorët veterinarë të kufirit”, deklaron Drejtoria e Doganave për “Boldnews.al”

Në përgjigjen e saj, Drejtoria e Doganave ka devijuar tërësisht nga pyetja. Interesi mediatik kundrejt këtij institucioni lidhej me taksën doganore, e dyshuar si e shmangur.

Kjo shmangie nga përgjegjësia krijon dyshimet se Dogana e drejtuar nga Gent Gazheli po tenton të fshehë dhe të mbulojë skandalin e dyshuar me produktit ushqimor.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u fsheh nën parimin e konfidencialitetit, për t’iu përgjigjur interesit të “Boldnews.al” se cilat janë kompanitë shqiptare që kanë importuar mish nga subjekti “Apetit Group” në Kosovë.

“Çdo informacion i marrë nga autoritetet doganore gjatë kryerjes së detyrave të tyre, i cili është i një natyre konfidenciale ose që është marrë në mënyrë konfidenciale, mbulohet nga kushti i sekretit profesional. Me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikën 2, të nenit 48, ky informacion nuk jepet nga autoritetet kompetente doganore, pa lejen e shprehur të personit ose autoritetit që e ka dhënë atë”, thotë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Megjithatë, “Boldnews.al” ka siguruar listën e subjekteve shqiptare që kanë importuar mish për vitin 2023 nga “Apetit Group” në Kosovë.

Lista përbëhet nga 12 subjekte, kur përfshihen edhe kompani të rëndësishme në tregun shqiptar. Sasia e mishit të importuar për vitin 2023 nga “Apetit Group” është saktësisht 598.702 kilogramë mish (afërsisht 600 ton).

Gjithashtu, të dhënat e siguruara nga redaksia, dëshmojnë se aktiviteti i importit të mishit “kosovar”, por i dyshuar si nga Brazili, prej “Apetit Group” drejt kompanive shqiptare, ka vijuar pa ndalim edhe gjatë vitit 2024. Këto të dhëna po përpunohen nga redaksia.

Kompania “Apetit Group”, e cila operon prej vitesh në Kosovë, mohoi gjetjet e emisionit investigativ, në një deklaratë të lëshuar disa muaj më parë. Shoqëria private deklaroi se produkti i importuar në Shqipëri është mish nga gjedhët e Kosovës.

Këto qëndrime deklarative të kompanisë nuk janë konfirmuar nga Doganat Shqiptare pasi, siç u pranua për “Boldnews.al”, nuk duket se kanë kryer ndonjë verifikim për origjinën e vërtetë të mishit të importuar në vendin tonë nga “Apetit Group”.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Anija Butrinti shpëton gomonen me 36 emigrantë gjatë patrullimit në Detin Egje
Artikulli tjetër Si e vendosi Kumbaro, Gjirin e Llamanit nën kthetrat e betonit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.